Zhurmat, vendi ynë më problematiku në Evropë

Zhurmat, vendi ynë më problematiku në Evropë

Specialisti në ISHP, Cicolli, shpjegon se monitorimi i fundit na rendit ndër parët në Evropë për zhurmat. Ja zonat më të zhurmshme dhe shkaktarët.
Monitorimi

Ndotja akustike urbane (zhurmat) e rendit vendin tonë ndër më problematikët në Evropë, ndërsa Tirana është qyteti me parametrat më të lartë të zhurmave.

Ky është përfundimi i monitorimit të fundit, që Instituti i Shëndetit Publik ka bërë në 8 qytetet kryesore në vend. Monitorim, nga i cili ka rezultuar se, në vitin 2008, në disa zona, ka ardhur në rritje. Sipas specialistit të ndotjes akustike pranë Seksionit të Fizikës Sanitare, Arti Cicolli, gjendja po bëhet problematike, sidomos në orët e natës. Gazeta “Shekulli” publikon zonat më të ndotura nga zhurmat dhe faktorët që ndikojnë në stimulimin e ndotjes akustike.

Monitorimi

Sipas monitorimit, ndotja akustike, në shumë pika të qyteteve rezulton mbi normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Kështu, në Tiranë, pikat më të nxehta janë te rruga e “Elbasanit”, Laprakë, Stacioni i Trenit, Kryqëzimi “Vasil Shanto”, zona e Bllokut, sidomos gjatë natës dhe sheshi “Skënderbej”, ku vlerat ditën janë mbi 70 dBA dhe natën janë mbi 60 dBA ( të shprehura në Laeq – niveli ekuivalent).

“Këto norma janë të larta krahasuar me normat e lejuara të BE-së, të cilat janë 55 dBA ditën dhe 45 dBA natën. Ato shihet qartë që janë kaluar në pikat e monitorimit, çka e bën vendin tonë shumë problematik për ndotjen akustike”,- pohojnë specialistët e ISHP-së.

Ndërkohë, Arti Cicollis shpjegon se problematike po bëhet edhe periudha e natës, ku vihet re e njëjta situatë në Tiranë dhe ku jeta e natës po vazhdon të konsolidohet në vlera mjaft të larta, 58-60 dB (A), me një ndjekje të largët nga Durrësi dhe Fieri, në kufijtë e 50 dB (A), duke vazhduar qetësisht në qytetet e tjera. “Popullsia e 8 qyteteve të përzgjedhura për monitorim përbën mbi 30 % të popullsisë së Shqipërisë, prej 3.401.198 banorësh (referuar INSTAT-it).

Po këto qytete, që janë Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Vlora, Saranda, Korça dhe Elbasani, sipas të njëjtit burim të dhënash, kanë mbi 60% të automjeteve në qarkullim.

Shkaqet

Niveli i zhurmave jo vetëm që nuk po gjen përmirësim nga viti në vit, por ato po bëhen gjithnjë më problematike dhe shkaktarë për këtë situata janë disa faktorë. Kështu, Arti Cicolli, pohon se ky është kontribut i një fluksi më të madh të automjetesh, që është vënë re gjatë monitorimit.

Ky fluks është rrjedhojë edhe e ngarkesës së krijuar në kryqëzime të rrugëve nga numri i madh i automjeteve dhe nga mosfunksionimi i sinjalistikës, në shumicën e tyre.

Faktor tjetër me një peshë shumë të konsiderueshme është lëvizja e mjeteve të rënda mbi 10 ton, prania e tyre në nyje të tilla problematike vështirëson shpejtësinë e lëvizjes, manovrimin dhe rrit në rreth 30 % nivelet e zhurmave.

Përdorimi pa kriter i automjeteve janë një tjetër faktor që ndikon drejtpërdrejt në kontributin e zhurmave urbane, qofshin këto edhe për nevojën e gjetjes së parkimit të automjetit. “Mungesa e theksuar e vendparkimeve të përkohshme apo të përhershme, është një tjetër faktor, i cili ndikon në rritjen e niveleve të ndotjes nga zhurmat.

Këtij faktori i shtohet edhe mungesa e rrugëve dytësore apo tretësore, të cilat do të ulnin ndjeshëm përqendrimin në akset kryesore, gjë që sjell edhe mbingarkesën në këto akse dhe rrjedhimisht rrit nivelin”,- pohon specialisti Arti Cicolli, duke shtuar se gjendja motorike e automjeteve në qarkullim lë shumë për të dëshiruar, mosha e vjetër e tyre sjell uljen e parametrave optimale të certifikatës teknike të automjetit, lidhur me emetimin e zhurmës apo dhe mospërdorimi i marmitave jo silencioze.

Mjekët: Zhurmat, ja pasojat mbi shëndetin

Nervozizëm deri në shurdhim për zhurma shumë të forta. Këto janë pasojat ekstreme që shkaktojnë zhurmat. “Zhurmat, padyshim kanë efekte negative mbi shëndetin”, – pohojnë mjekët specialistë.

Sipas tyre, zhurmat e theksuara dhe të vazhdueshme ndikojnë mbi shëndetin mendor dhe shkaktojnë efekte psikofiziologjike. Ndërkohë, zhurmat gjatë natës, sipas mjekëve tashmë të shtuara, ndikojnë në prishjen e gjumit, duke shkaktuar probleme për njerëzit.

“Zhurmat, në shumë raste shkaktojnë edhe efekte mbi sjelljet me fqinjët dhe reagime patologjie”, – theksojnë mjekët. Por, ajo që është më e dukshme, është se për shkak të zhurmave tej normave të lejuara, mund të shkaktohet edhe shurdhim.

Pikat më të nxehta në Tiranë

Rruga e “Elbasanit”
Laprakë
Stacioni i Trenit
Kryqëzimi “Vasil Shanto”
Zona e Bllokut (natën)
Sheshi “Skenderbej”
(Vlerat ditën janë mbi 70 dBA dhe natën janë mbi 60 dBA, ndërsa normat e BE- së, ditën janë 55 dBA dhe natën 45 dBA)

Të rinjtë nuk marrin informacionin e duhur as në shkolla, as në komunitet. UNICEF-i, edukatë brezave të rinj për mbetjet

Ndotja nga mbetjet, ndjeshmëri e ulët për rrezikshmërinë

Vend me problematikë të theksuar nga ndotjet, por edhe ndjeshmëri e ulët në komunitet për të mbajtur një mjedis të pastër. Të paktën, bëhet fjalë për mbetjet plastike apo mbetje të tjera, që të gjithë kemi mundësi që t’i hedhim në vendin e duhur, duke shmangur ndotjen e mjedisit nga to.

Në një vëzhgim që bëmë nëpër shkollat 9-vjeçare, nxënësit pohojnë se nuk marrin informacion të mjaftueshëm as në mësim dhe as nga familjarët për rrezikshmërinë e mbetjeve plastike dhe mbetjeve të tjera dhe sa të kujdesshëm duhet të jenë ata ndaj tyre.

Por, nga ana tjetër, edhe vetë mësuesit pranojnë se duhet më shumë kushtim për të edukuar brezat, për të mbajtur një mjedis sa më të pastër, por sipas tyre, kjo nuk ka të bëjë vetëm me edukatën që merret në shkollë, por edhe me edukatën që merret në shtëpi dhe komunitet.

Pikërisht për problemin e ndotjes së mjedisit nga mbeturinat plastike, kohët e fundit u promovua projekti, “Shqipëria ime e pastër dhe e bukur”, mundësuar nga UNICEF-i, dhe mbështetur nga Ambasada Holandeze. Për problematikën e ndotjes nga materialet plastike, janë përfshirë në projekt nxënës dhe mësues të shkollave nga Tirana, Shkodra, Korça, Durrësi e Lezha.

Së pari, projekti synon aktivitete promovuese për ndryshimin e sjelljes ndaj mjedisit. Gjithashtu, synohet organizimin nëpër shkolla dhe komunitete për të grumbulluar çdo të hënë mbeturinat plastike në një kosh të veçantë, që u është shpërndarë shollave.

Ndërkohë, mësuesit e shkollave ku po realizohet ky projekt pohojnë se qëllimi kryesor është pikërisht aktivizimi i përbashkët i fëmijëve, prindërve, mësuesve e gjithë komunitetit në shkolla dhe më tej, edhe në ndryshimin e sjelljes ndaj mjedisit.

Me anë të ndërgjegjësimit, specialistët e mjedisit theksojnë se të gjithë duhet të kuptojnë procesin, përmes të cilit grumbullimi dhe riciklimi i materialeve plastike, do të kontribuojë për një mjedis më të mirë.(Shekulli)

b7LPV-edA0M

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22776. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22776

Top