Zhduket varka, 15 kosovarë dyshohen të mbytur në lumin Tisa
Një varkë me shtetas kosovar, në të cilën udhëtonin të paktën 15 persona, është mbytur në ujërat e lumit Tisa, afër brezit kufitar Serbi- Hungari. Ky lajm tragjik është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, zyrtarë të së cilës pritet të udhëtojnë drejtë Hungarisë.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur një javë më parë, ende nuk dihet saktësisht numrin i viktimave. Media hungareze deri më tani raportojnë se nga kjo tragjedi kanë mbijetuar vetëm tre persona. Siç mëson agjencia e lajmeve INA të mbijetuarit janë, Blerim Ramaj, bashkë me dy fëmijët e tij Erilden, tre vjeçe dhe djalin Rendi, afër dy vjeç. Ramaj ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur natën e 16 tetorit, rreth orës 23:00. Ai i tronditur nuk ka mundur të jap më shumë detaje rreth rastit, duke treguar se nuk di akoma asgjë as për fatin e bashkëshortes së tij, Elvira Jaha, 23 vjeçe.
Deri më tani akoma nuk bëhet të ditura detajet. Dyshohet se viktimat e kësaj tragjedie po tentonin për të emigruar në vendet të Bashkimit Evropian. Ministria e Jashtme e Kosovës ka vendosur kontaktet me organet hungareze dhe në koordinim thuhet se janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit. (INA)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24536. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24536