Zhduket kallëzuesi i gjyqtarit pa imunitet
Personi që denoncoi në prokurori Qani Hasën disa muaj më parë, nuk gjendet nga prokuroria për t’i marrë deklarim

Veç Hasës, organi i akuzës ka nisur hetim edhe për familjarët e të dënuarit për veprën penale të korrupsionit

TIRANË- Njësia e Task-Forcës në prokurorinë së kryeqytetit, menjëherë pas njohjes me vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për heqjen e imunitetit të gjyqtarit Qani Hasa, nisi veprimet hetimore ndaj tij.

Në këtë mënyrë është regjistruar procedimi penal në emër të gjyqtarit, “sekserit” të tij dhe pjesëtarëve të familjes së të dënuarit Geront Toska, që kanë dhënë ryshfetin prej 300 mijë lekësh të reja. Lajmi konfirmohet nga burime të prokurorisë, që shtuan se po kërkohet edhe I.H, nga Elbasani, personi që denoncoi këtë rast “korrupsioni”. Ky i fundit prej disa ditësh nuk ndodhet në adresën e lënë në prokurori.

Sipas akuzës, kallëzuesi I.H, ka denoncuar “sekserin” e gjyqtarit Hasa, i cili në emër të tij i kishte kërkuar familjarëve të të dënuarit tashmë Geront Toska, 3 milionë lekë të vjetra, për dhënien e dënimit minimal që e parashikonte dispozita ligjore. “I.H, pasi ka denoncuar faktin e këtij korrupsioni Hasës, “sekserit” të tij është larguar për në qytetin e Elbasanit, duke lënë edhe një adresë dhe një numër kontakti.

Por, këto dy javët e fundit, kur është tentuar të kontaktohet me të për t’i rimarrë dëshminë, ai nuk gjendet në adresën e dhënë. Madje ka mbyllur edhe numrin e kontaktit”,-thanë burimet. Sipas tyre, arsye e thirrjes dhe kërkimit të kallëzuesit është për t’i marrë dëshminë e tij me cilësinë e personit që ka dijeni mbi faktet.

Ndërkaq, dosja shumë shpejt mund të dërgohet për gjykim, pasi një sërë provash të rëndësishme tashmë janë siguruar gjatë hetimit të “sekserit” dhe familjarëve të të dënuarit Toska. “Gjatë kryerjes së hetimeve paraprake, është provuar se në këtë aferë korrupitve janë përfshirë, përveç gjyqtarit, edhe një person tjetër në rolin e sekserit. Emri i tij nuk bëhet publik për arsye hetimore, ndërsa po hetohet edhe një i afërm i Geront Toskës.

Këta të fundit, hetohen për veprën penale të “korrupsionit aktiv”, duke i ofruar një shumë të konsiderueshme parash kundrejt dhënies së vendimit të dënimit minimal, parashikuar për veprën penale për të cilën akuzohej Toska,- thuhet nga prokuroria.

Sipas burimeve, vetë gjyqtari Qani Hasa, pas marrjes së shumës prej rreth 3 milionë lekë të vjetra në vendimin e tij të dhënë pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, ka vendosur që të pandehurin Toska ta dënojë me 5 vjet burg për kryerje e veprave penale të “prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “falsifikimit të dokumenteve”. Prokurori i çështjes në leximin e konkluzioneve kishte kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit për akuzat e dënimin e tij me 10 vite e 6 muaj burg.

Mbi gjyqtarin Hasa rëndon akuza e “korrupsionit pasiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Për të provuar akuzat e ngritura, sipas burimeve nga prokuroria, mësohet se kjo e fundit ka siguruar biseda të përgjuara, foto të takimeve të ndryshme dhe një video me pamjet filmike ku “sekseri” iu merr familjarëve paratë e më pas ia jep gjyqtarit. Pas heqjes së imunitetit, KLD-ja vendosi edhe pezullimin e tij nga detyra në Gjykatën e Elbasanit.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25487. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25487