Seyfert
Valoris scriptorum
Profesori i Sorbones: Ja pse nuk do te shuhet kurre Shqiperia -
Francezi Zhak Burkar, profesor i Katedres se Gjeografise Fizike dhe Gjeologjise Dinamike te Sorbones, i kushtoi pjesen me te madhe te jetes se tij Shqiperise. Dhe ka qene e tille perpjekja e tij sa gjate pak viteve qe ndenji ne Shqiperi, ne cerekun e pare te shekullit te shkuar, pothuaj e hulumtoi vendin pellembe per pellembe. "Sido qe te ndodhe, atdheu i Skenderbeut nuk do te zhduket kurre, sepse ai ka njohur dite me te erreta dhe me te veshtira, sepse e ardhmja eshte me ata qe nuk deshperohen, qe nuk e humbin shpresen kurre", thote ai, ne fund te nje libri kushtuar Shqiperise.
Perveç specialisteve te fushes se tij, duhet te jene te pakte shqiptaret, qe e kane njohur Zhak Burkarin. Gjeologu, duket se e ka njohur si pakkush tjeter Shqiperine. Gjate viteve qe ishte ne Shqiperi ka udhetuar ne cdo cep te Shqiperise, ndersa profesori Asti Papa i atribuon atij dhe qenien e themeluesit te gjeologjise alpine te Shqiperise dhe njeriut qe hodhi bazat e Gjeografise Fizike te Shqiptareve. E gjitha kjo veprimtari e tij u krye kur ai ishte vetem 25 vjec, dhe do te vazhdonte deri ne fund te jetes. Dashuria e tij do te vazhdonte gjate ne Shqiperi dhe nga dora e tij do te dilnin nje sere punimesh deri me vitin 1926. Jane rreth 40 kumtesa pervec shume e shume artikujve dhe librave te botes shqiptare. Ne te gjithe kete vezhgim, ai do te mbetet teper i vemendshem, per sa i perket edhe jetes materiale dhe shpirterore te shqiptareve. E gjithe kjo pune e tij, ishte bere ne te njejten kohe, kur ai plotesonte detyren e tij kryesore per te cilen ishte ne ushtrine franceze ne Korce. Ajo ishte thjesht ngritja e shtyllave per linjat telefonike te cilat lidhnin trevat shqiptare te pushtuara nga ushtria franceze. Hulumtimet e Zhak Burkarit luajten nje rol mjaft te madh, sepse jo vetem qe ishin nje thesar njohurish teper interesante, vecanerisht per natyren e Shqiperise, qe perfundonin ne nje sinteze shkencore per kohen, por nxitnin dhe studimet e metejshme per kete treve, thote Prof. Papa. Dhe dashuria e tij per shqiptaret duket e gjithanshme dhe ne te gjithe vepren e tij. "Tanime mund te duket si diçka fare e rendomte, por te gjithe udhetaret qe shtegtojne ne Lindje jane te nje mendjeje, kur eshte rasti per te lavderuar virtytet morale te shqiptareve, si ndershmerine e tyre te jashtezakonshme, besnikerine e tyre, karakterin e çilter dhe gazmor, te hedhur e te gjalle dhe sidomos nderimin 'fetar' qe kane per fjalen e dhene, per besen", veren diku ai.
Te gjitha studimet e tij te kujdesshme perfunduan ne perpilimin e se pares harte gjeologjike te treves jugore shqiptare, si edhe punimin e tij tanime klasik mbi gjeologjine dhe gjeografine e Shqiperise se Mesme dhe Jugore. Madje, ai ka dhene dhe nje ndihmese dhe per tektoniken e Shqiperise. Por, kushdo qe e ka lexuar vepren e tij do te bashkohet ne nje mendje per sa i perket adhurimit te tij per shqiptaret. Kete e tregoi se pasi punonte ne Katedren e Gjeografise Fizike dhe Gjeologjise Dinamike te Sorbones, ai shkroi vazhdimisht per probleme themelore te gjeologjise shqiptare. Ai i dha tema diplome disa nxenesve te tij per Shqiprine ne menyre qe puna e madhe studimore mos te mbetej ne mes. Çuditerisht, nje nga nxenesit e tij arriti si pakkush qe ne vitin 1964 te realizonte nje ekspedite me koleget shqipetare ne kohen kur ai mbyllte syte ne France.
Duke iu kthyer librit, ai eshte i ndare ne tre pjese dhe permban ne pjesen e pare nje vezhgim mbi gjeografine dhe etnografine e shqiptareve ku pershkruhet me shume kujdes gjeografia e Shqiperise qe nga kufijte dhe duke vazhduar me racen shqiptare. Pjesa e dyte i takon formimit te Races shqiptare, ku autori thellohet qe nga ardhja e barbareve dhe vazhdon me trevat e administruara nga Franca, ndersa pjesa e fundit i takon jetes shqiptare te kohes se tij. Botimi i fundit i librit te tij nga "Dituria", tregon se dashuria e shqiptareve, per ata qe respektuan vlerat e tij, eshte e ngulitur thelle ne shpirtin e tyre. Sepse, nje pjese te lartesimit te vlerave te saj, e beri dhe profesori i gjeografise Burkar.
Ndermjet studiuesve qe i kane kushtuar nje pjese te vepres se tyre njohjes se Shqiperise dhe te shqiptareve dhe te cilet me te drejte i quajme "albanaloge", zene nje vend mjaft te rendesishem edhe studiuesit franceze. Ndryshe nga shumica e albanologeve, te cilet per nga formimi ishin historiane, gjuhetare, arkeologe, etj., si Hani, Majeri, Tunmani, Pederseni, Paci, Preshnikeri, Jireceku, Jorga, Jokli etj., albanaloget franceze qe kane shkruar mbi Shqiperine dhe shqiptaret ne shek. XIX dhe ne fillim te shekullit XX ishin kryesisht natyraliste, eksploratore, gjeologe e gjeografe, siç ishte edhe nje albanalog tjeter nga me te shquarit, baroni hungarez Franc Nopça.
Dhe, prandaj gjate shtegtimeve te tyre neper Shqiperi, ata kane treguar vemendje te vecante per te njohur dhe me pas per te bere te ditur natyren e saj, gjeografine dhe gjeologjine e viseve shqiptare. Por, per asnje cast, ata nuk kane menuar te nxjerrin ne pah edhe anen thjesht "albanalogjike" te jetes shqiptare.
I pari francez, qe ka folur per Shqiperine dhe shqiptaret, ne shek. XIX, eshte Pukevili (Pouqueville), konsulli francez prane Ali Pashe Tepelenes (1806-1817), i cili gjate qendrimit te tij ne Janine udhetoi dhe eksploroi pjesen me te madhe te Shqiperise, sidomos viset qe benin pjese ne Pashallekun e Janines. Por, ai udhetoi edhe me tej, deri ne Shkoder. Pas njoftimeve te F.Pukevilit, ne vendburimin e Selenices beri disa vrojtime dhe nje pershkrim deri diku te hollesishem te kesaj treve T.Virleti (Virlet T.,1834) dhe permendi per here te pare shtresat terciare ne Shqiperi.
Pershkrimet e para te natyres shqiptare qe mund t'i quajme me te vertete shkencore, sidomos vrojtimet e para gjeologjike krahinore per Shqiperine ishin ato te Ami Buese. Me keto vrojtime lindi gjeologjia e Shqiperise, madje shume heret ne krahasim me gjealogjine e mjaft vendeve te tjera. Per nje perkim fatlum, kjo gjeologji pati si at-themelues me 1838 Ami Buene, nje nga mendjet me te ndritura te shkencave per token ne gjysmen e pare te shek. XIX, anetarin e Akademise Mbreterore e Perandorake te Vienes, themeluesin e presidentin e pare (1830) te Shoqates Gjeologjike te Frances, pra te njeres prej shoqatave dijetare me te vjetra dhe me te njohura ne Evrope, si edhe anetarin e mjaft shoqatave te tjera shkencore franceze, austriake, zviceriane etj.
Njohja e natyres se Shqiperise beri nje hap tjeter perpara me vrojtimet e nje dijetari tjeter te njohur francez, bashkeudhetarit te A. Buese, Ogyst Vikesnel, qe u botuan me 1846 bashke me nje harte gjeografike dhe te paren harte gjeologjike per viset shqiptare. Me 1868, nje tjeter natyralist francez, Hanri Kokan studioi e dha nje pershkrim te hollesishem te zones se Selenices e te vendburimit te njohur te bitumit. Per njohjen e Shqiperise veriore dha nje ndihmese te veçante Hiasent Hekar, per disa vjet konsull i Frances ne Shkoder dhe anetar i Shoqates Franceze te Gjeografise. Ne vepren e tij me te shquar (Hecquard H., 1859), ai dha nje pershkrim gjeografik e historik te Shqiperise veriore ose te Gegerise. Hekari pershkroi kufinjte natyrore te kesaj treve, malet e fushat, lumenjte e liqenet, sidomos Liqenin e Shkodres. Ai pershkroi edhe mjaft qytete e qendra te banuara te Shqiperise, te cilat ai i vizitoi ne vitet 1856-1857, si Shkodren, Lezhe, Krujen, Tiranen, Durresin, Kavajen, Elbasanin etj. Hekari dha nje perfytyrim te plote te jetes Shqiptare ne viset e Gegerise ne gjysmen e pare te shek. XIX, duke folur per doket e zakonet, si edhe per organizimin politik e shoqeror te shqiptareve, sidomos te malesoreve. Ai permendi gjithashtu vecorite e gjuhes shqipe dhe dha nje veshtrim per besimet fetare te popullit shqiptar. Ne te njejten kohe, Hekari, beri nje permbledhje te historise se Shqiperise.
Te njejten rruge te ketyre natyralisteve franceze, qe duke studiuar Shqiperine ne shek XIX, u shtrine edhe ne lemin e albanalogjise ne kuptimin e ngushte te fjales, ndoqi edhe Zhak Burkari.
Zhak Burkar (Jacques Bourcart 1891-1965), oficer i Legjionit te Nderit, pergjegjes i Katedres se Gjeologjise ne Universitetin e Parisit (Sorbone), ku dha mesim mbi 35 vjet, anetar i Akademise se Shkencave (1962), president i Shoqates Gjeologjike te Frances (1943), keshilltar shkencor i Marines Luftarake Franceze (1954) eshte nje shkencetar i permendur francez. Si gjeolog e gjeograf, ai u be i njohur fillimisht per punimet e tij mbi Shqiperine dhe Marokun, para se t'i kushtohej nje fushe te re kerkimesh e studimesh, asaj te gjeologjise se thellesive detare.
Gjate tere veprimtarise se tij shkencore, pesedhjetevjecare Zhak Burkari botoi mbi 300 punime, si kumtesa, artikuj, tekste mesimore dhe libra te ndryshem. Ne vepren e tij "rinore" Zhak Burkari, shfaqet si natyralist dhe ne rradhe te pare si nje nga themeluesit e gjeologjise alpine te Shqiperise Juglindore. Nje ane e vepres se Zhak Brukarit, me pak e njohur deri me sot, eshte albanalogjia. Njohja e natyres se Shqiperise dhe e njerezve te saj qe "dashuria e pare" e Zhak Brukarit. Dhe kesaj njohje, ai iu kushtua me tere pasionin e tij prej natyralisti dhe me tere afshin e moshes, duke filluar nga viti 1917, kur ai ishte vetem 25 vjec. Duke filluar nga botimi i tij i pare (1918) e deri me 1926 Zhak Brukari botoi rreth 40 kumtesa, artikuj e letra per probleme te ndryshme te botes shqiptare, duke e treguar veten jo vetem si nje gjeolog te dores se pare dhe nje gjeograf te vemendshem, por edhe si nje njohes te mire te jetes materiale dhe shpirterore te shqiptareve.
Gjate Luftes se Pare Boterore, regjimenti i Zhak Burkarit, perfshire ne Armaten e Lindjes te ushtrise franceze, u vendos ne Shqiperi ne vitin 1917. Pas mbarimit te luftes, qendroi si i ngarkuar me detyra te vecanta ne administraten ushtarake franceze te Shqiperise Juglindore. Ja si shkruan Burkari ne nje tjeter liber (Les Confins Albanais administres par la France):"Ne qershor 1916, nje grup i vogel i Kaloresise se Afrikes hyri per here te pare ne Shqiperi. Ne tetor te te njejtit vit gjenerali Saraj ngarkoi kolonelin Dekua qe te pushtonte qytetin e Korces. Ky veprim kishte si qellim qe ta veconte Greqine e Mbretit Konstandin nga austriaket dhe gjermanet, si dhe te vendoste lidhjet midis frontit italian ne Shqiperi dhe frontit francez ne Maqedoni. Me 10 dhjetor 1916 ne Korce u krijua administrata vendore shqiptare dhe u ngrit flamuri i Skenderbeut, ne heshten e te cilit u lidh nje kravate me tringjyreshin francez. Kesisoj, ne kete krahine, e cila, qysh ne fillimi i luftrave per pavaresi ne Gadishullin Ballkanik, kishte vuajtur nga trazira te panderprera, u ngrit per here te pare dhe me pelqimin e te gjitheve nje administrate e rregullt.
Veprimet e metejshme luftarake e rriten se tepermi treven, qe i ishte besuar administrates franko-shqiptare, qe u shtri ne teresine e kazave te meparshme turke te Korces dhe te Staroves, si edhe ne nje pjese te kazave te Beratit, Skraparit, Manastirit e te Elbasanit, duke krijuar ate treve, qe u quajt me emrin "kufinjte Ushtarake Shqiptare. Dhe, ky reagim vazhdoi deri me 21 qershor 1920. Veprimtaria e saj ne kufinjte ushtarake shqiptare...i dhane mundesi Qeverise se re shqiptare, te sapokrijuar, te merrte punet ne dore dhe i siguruan asaj burimet e para financiare, si edhe kuadrot e pare, per te cilat kishte aq shume nevoje. Dhe, kjo veper franceze, qe nuk njihej nga metropoli, do te mbetet e gjalle edhe per nje kohe te gjate ne Shqiperi".
Por, gjate te gjithe qendrimit ne Shqiperi, ai nuk mundi te shkeputej nga vokacioni i tij prej gjeologu dhe natyralisti, si edhe nga shpirti i tij kureshtar per te njohur njerezit dhe natyren e ketij vendi, ku e kishin perplasur te papriturat e luftes. Dhe, keshtu ai pati mundesi te grumbulloje te dhena e vrojtime dhe te shkruaje veprat e tij te njohura mbi natyren e Shqiperise dhe mbi shqiptaret.
Sic u kishte treguar shpesh nxenesve te tij, ai i kishte kryer keto vrojtime si nje pune plotesuese, thjesht vetiake, ne te njejten kohe me plotesimin e detyres se tij kryesore: ngritja e shtyllave per linjat telefonike, te cilat lidhnin trevat shqiptare te pushtuara nga ushtria franceze. Hulumtimet e Zhak Burkarit luajten nje rol mjaft te madh, sepse jo vetem qe ishin nje thesar njohurish teper interesante, vecanerisht per natyren e Shqiperise, qe perfundonin ne nje sinteze shkencore per kohen, por nxitnin edhe studimet e metejshme per kete treve. Ne veprat e Burkarit bie ne sy menjehere, se ate e kishin bere per vete Shqiperia dhe shqiptaret. Ai ishte joshur nga visaret e mrekullueshme shqiptare, nga pyjet e medha, ku me zor depertonte drita e diellit, si edhe nga kodrinat e fushat e viseve perendimore, ku ndihej flladi dhe dielli i Adriatikut.
Nder ceshtjet e gjeologjise krahinore te Shqiperise, per studimin e te cilave Zhak Brukari dhe ndihmesen kryesore, jane ato te stratigrafise. Te tere studimet qe kreu Zhak Brukari ne Shqiperine juglindore paten si perfundim perpilimin e se pares harte gjeologjike te kesaj treve, si edhe punimin e tij tanime klasik mbi gjeologjine dhe gjeografine e Shqiperise se Mesme dhe Jugore (Bourcart J., 1922). Zhak Burkari dha nje ndihmese te madhe edhe ne studimin e tektonikes se Shqiperise. Ne nje punim te tij mjaft te njohur (Bourcart J., 1925), ai perpiloi te paren skeme te plote tektonike, te vlefshme edhe sot e kesaj dite qe perfshin tere territorin e sotem shqiptar duke shquar aty pese zona tektonike kryesore.
Pasi u kthye nga Shqiperia, Zhak Burkari punoi ne Katedren e Gjeografise Fizike dhe Gjeologjise Dinamike te Sorbones. Ngjarjet e Luftes se II Boterore dhe pushtimi i vendit e lidhen Burkarin me levizjen e qendreses franceze kunder nazismit. Ai vuri ne sherbim te saj njohjen, qe kishte per plazhet dhe grykederdhjet e lumenjve, si pika te mundshme, zbarkimi te aleateve.
Shume vite me vone (Bourcart J.,1949), ai shkroi per disa nga problemet themelore te gjeologjise se Shqiperise, duke deshmuar keshtu se nuk e kishte harruar "dashurine e pare". Nga vitet '30, ai i dha nje teme diplome njerit prej pasuesve te tij me te njohur, Zhan Brynit me qellim qe ai te kryente studime gjeologjike ne vijimin e gropes se Korces pertej kufinjve ne Pindin Verior dhe te plotesonte studimet qe kishte kryer ai vete ne Shqiperi...
Autori i ketij libri te vogel pati rastin te qendroje per tre vjet ne Shqiperi, ku e kishin cuar rastesite dhe te papriturat e luftes. Duke qene se ishte i detyruar te kalonte me kembe tere vendin, duke shtegtuar neper vise malore tejet te veshtira, per te kryer studimin gjeografik qe kishte ndermarre dhe qe shoqeronte tere veprimtarine e administratoreve franceze, te cilet nga viti 1916 deri ne 1920, qeverisen ne pjesen me te madhe te Shqiperise Lindore, autori mundi te studioje me hollesi kete treve aq kurreshtndjellese, arriti te ndaje jetesen me banoret e ketyre aneve dhe ndoqi nga afer perpjekjet e tyre te dhimbshme per te fituar pavaresine aq te deshiruar.
Shqiperia, e cila ndodhet aq afer nesh, ndoshta eshte me pak e njohur sesa mjaft vise afrikane. Dhe, prandaj nje udhetar francez keto vitet e fundit e emertoi librin qe shkroi "L'Albanie inconnue" (Shqiperia e Panjohur). Pushtimi i gjate turk e kishte degdisur ate ne terr. Megjithate disa ngjarje te tanivonshme, si mbreterimi i shkurter i Princ Vidit, terheqja e veshtire e serbeve ne 1915, kryengritja e Vlores kunder italianeve me 1920, si edhe vrasja e Esat Pashes terhoqen vemendjen e publikut francez ndaj Shqiperise.