Zgjidh e Merr

Zgjidh e Merr

F.S Noli
Berlin 1926

Zgjidh e Merr

A të duhen luftëtarë
Do arratinë armiku të marrë
A do botës ti vesh zjarrë
Merr nja dhjetë kosovarë

A do urtë njerëzit të rrinë
Me komandë të kesh ushtrinë
Në bidat të vesh njerëzinë
Merr të gjithë labërinë

A do trima dhe sejmenë
Kapardisur kudo venë
Gjumi po i zë të flenë
Për tre mirditorë bëj benë

A do për punë një korçar
I ke bujq dhe ustallarë
Me gra bashkë e hapnë varrë
Krahë dhe kokë su ka të sharë

Do dembelë për Stamboll
Mos u lodh dhe mos hiq hollë
Të rreshtosh nja tre taborë
Vetëm të zgjedhësh një dorë (tiranas)

A të duhen gënjeshtarë
Matrapazë dhe kokë tharë
Rërën ta shesin për farë
Merr krutanë dhe je i larë

Po qejflinj a të duhen
Që me jevga dinë të kruhen
Zonja që pjellin për vit
Vetëm Elbasani rrit

Me dybkëmbë do hajvanë
Budallenj me din pa hanë
Ku ti flasësh ti të venë
Dil shëtit tërë Myzeqenë

A do të ruash florinë
Katandinë dhe shtëpinë
Me dy qofte mbush sininë
Ec e merr gjrokastrinë

Do ministra kolonjarë
Se mbahen burra me mend
Duan kudo të jenë të parë
Në mexhlis dhe në kuvend

Do të hash dhe të bësh qejf
Sofrën shtruar si për mbret
Pastërtorë dhe për hyzmet
Të tillë gjen veç në Përmet

Hall i madh për skraparllinë
Ka rrezik të hash dhe dru
Dy ministra le të rrinë
Se na duhen dhe pa tru

O i gjorë mos harro Vlorën
Se ky faj lahet me gjak
Veç nishanet dhe shiritat
Kësaj pune i vënë kapak



Kjo poezi eshte shkruar qe ne 1926 nga Noli. I pershkruan shqiptaret sipas krahinave, dhe me duket se pikes i ka rene.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Zgjidh e Merr

ajo puna e misitrave skraparllinje me kujtoi Ilir Meten /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top