Zgjerohet zbatimi i IBM-së

KUFIRI--MBULIM_4.jpg
Fillon zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit edhe në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Muçibabë dhe Mutivotë.

Ministria kosovare e Punëve të Brendshme njofton se këtë të enjte nga ora 8 e mengjesit ka filluar zbatimi i marrëveshjes edhe ne këto dy pika.

“Tani të gjitha pikat kufitare po funksionojnë normalisht, sipas marrëveshjes së IBM-së. Fillimi i zbatimit të saj në të gjitha pikat kufitare do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme.

Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit u arrit në dhjetor të vitit të kaluar në raundin e tretë të bisedimeve mes kryeministrit të Kosoëvs, Hashim Thaçi dhe atij te Serbisë, Ivica Daçiç.

Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, MIK funksionon në atë kuptim që institucionet policore dhe doganore të të dyja shteteve janë afruar fizikisht mes tyre. Në të gjitha pikat kufitare që lidhin këto dy shtete nuk ka simbole shtetërore.

Autoritetet identifikohen nëpërmjet uniformave. Pritet që së shpejti të ndërtohen objektet e përbashkëta të cilat do të mundësojnë funksionimin e autoriteteve kosovare e serbe nën të njëjtit kulm. Ky proçes do të menaxhohet nga Bashkimi Europian.
 
Top