Zgjedhjet, PD-ja nuk mbledh kongresin
PD-ja shtyn në një datë të pacaktuar zhvillimin e Kongresit. Analiza e zgjedhjeve përqendrohet vetëm në bazë. Nuk ndryshon lidershipi i partisë.

TIRANË – Partia Demokratike hesht për zgjedhjet brenda saj, me justifikimin se,
gjithçka është e përqendruar tek Qeveria, e formuar muajin e shkuar.

Megjithëse, Qeveria e re ka hyrë në rrjedhën normale të funksionimit të saj, eksponentë të Partisë Demokratike theksojnë se, nuk është vendosur asgjë për mbajtjen e Kongresit të kësaj partie.

I pyetur për këtë çështje, Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Flamur Noka, vë në dukje se nuk është vendosur asgjë në lidhje me zgjedhjet e brendshme në PD.

Sipas tij, e gjithë vëmendja është e përqendruar te qeveria e re, dhe si rrjedhojë nuk ka as një datë të saktë për mbajtjen e Kongresit. Në bazë të statutit, Kongresi i Partisë Demokratike duhet të zhvillohej që në muajin Prill të këtij viti. Por, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare shtynë në kohë mbajtjen e tij, me argumentin se gjithçka do të varej nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare.

Megjithëse, në Partinë Demokratike, ka nisur analiza e brendshme në të gjitha degët e saj, burime pranë kësaj partie shprehen për gazetën se nuk priten ndryshime në lidershipin e partisë.

Degët

Në njësitë më të vogla organizative, në seksione, mbledhjet tashmë kanë përfunduar, duke ua lënë radhën grup-seksioneve, nëndegëve, dhe në fund aktivit të degës së PD-së. Aty do të votohen edhe delegatët për Kongresin Zgjedhor të kësaj partie.

Përgatitja e të gjitha këtyre procedurave, për të arritur deri te mbajtja e Kongresit dhe zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së apo rikonfirmimi i atij aktual, duket se do të zgjasë jo pak në kohë, për sa kohë që ende nuk ka përfunduar puna në grupseksione.

Edhe zgjedhja e delegatëve të rinj, duhet të bëhet minimalisht, sipas statutit, dy muaj para mbajtjes së kongresit. Kjo ngadalësi, nga eksponentët e Partisë Demokratike, justifikohet me faktin, se e gjithë vëmendja dhe përkushtimi i drejtuesve të partisë, është e drejtuar tek qeveria e re, e cila edhe pse ka hyrë në zhvillimin normal të saj, vazhdon të mbetet si një pretekst për të heshtur mbi zgjedhjet e brendshme në PD.

Kongresi

Ky Kongres ka kompetencën, që me votë të fshehtë të zgjedhë kryetarin e ri të Partisë Demokratike, përbërjen e re të Këshillit Kombëtar dhe të miratojë ndryshimet ne statut. Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, PD-ja nuk arriti dot të marrë fitoren e pretenduar.

Madje, PD-ja nuk mund të cilësohet edhe si fituesja e këtyre zgjedhjeve, rezultati i së cilave, imponoi një koalicion me partinë e Ilir Metës, me qellim formimin e kuorumit të nevojshëm për qeverinë e re. Në këto zgjedhje, u vu re një rezultat i dobët i lidershipit të partisë, duke filluar nga Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila nuk mori rezultatin e pretenduar në Qarkun e Shkodrës, e deri te kryetari i sapozgjedhur i grupit parlamentar, Astrit Patozi, që si kryetar i grupit të punës në Qarkun e Vlorës, mori (SHekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23348. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23348