Zgjedhjet për 5 njësi vendore, fitojnë kandidatët e PD
UPDATE- Rezultatet e para të dhëna nga KZAZ-të konfirmojnë fitoren e kandidatëve demokratë në krye të 5 njësive vendore.

Në Tiranë zgjedhjet u zhvilluan në njësinë numër 10 dhe KZAZ ka përfunduar në orët e para të mëngjesit procesin e numërimit të kutive të votimit. Nga 4251 vota që kanë rezultuar të vlefshme, 3385 kanë qenë në favor të kandidatit të PD-së Blendi Fuga, 886 vota kanë shkuar për kandidatin e LSI-së Gjergji Thomai.

Në Fierzë, fitues është Gjelosh Pepkolaj i PD-së me 94% të votave. Ai ka marrë 903 vota nga 958 të vlefshme, ndërsa është votuar në 8 qendra votimi. Mehmet Ponari i LSI-së arriti të marrë vetëm 54 vota.

Në bashkinë e Fushë Arrëzit, në krye ka dalë kandidati demokrat Alfred Qafa me 969 vota, kundrejt Dedë Gjergjit të LSI-së i cili mori 445 vota.

Në komunën Otllak të Beratit, 2450 vota ka marrë kandidati i PD-së, Muharrem Hoxha.

Në bashkinë e Klosit fitues është kandidati i PD-së, Ramazan Mjeshtri me 2535 vota, ndërsa kandidati i LSI-së, Xhevdet Reci ka marrë 990 vota.

Për rezultatet ende nuk është shprehur KQZ-ja e cila do të presë tabelat e më pas të bëjë edhe certifikimin e rezultatit.

Zgjedhjet e pjesshme, mbyllet votimi për 5 njësitë vendore

UPDATE- Pas përfundimit të procesit të votimit në 5 njësitë vendore, në komunën Otllak, në Fierzë, Fushë Arrëz në bashkinë Klos dhe në njësinë numër 10 në Tiranë ka nisur transportimi i kutive e më pas, edhe numërimi i votave për të nxjerrë fituesit.

Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 18:00 konform orarit zyrtar. Vetëm në njësinë 10 në Tiranë procesi është mbyllur disa minuta më vonë për shkak se në disa qendra ka pasur votues në radhë.

Sipas të dhënave paraprake rezulton se pjesëmarrja më e lartë ka qenë në Klos ku kanë votuar rreth 50% e zgjedhësve, ndërsa në Fierzë e Fushë Arrëz kanë hedhur votën 40% e votuesve.

Në komunën Otllak të Beratit, pjesemarrja nuk ka kaluar më shumë se 30%, dhe në njësinë 10 kanë votuar 20% e zgjedhësve të thirrur në votim.

Zgjedhjet për 5 njësitë vendore, votimi i qetë, pjesëmarrje e ulët

TIRANË- Proces normal, por pjesëmarrje e ulët në votimet e pjesshme në Shqipëri. Kjo është ajo çfarë raportohet deri tani nga qendrat e votimit për zgjedhjet në 5 njësitë vendore, në minibashkinë numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, komunën Otllak në Berat, bashkinë Fushë Arrëz dhe komunën Fierzë.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Olli qendrat e votimit për zgjedhjet e pjesshme janë hapur në orën 07:00 dhe deri tani nuk është shënuar asnjë incident. “Nuk ka pasur shqetësim deri tani për shkak se njësitë vendore kanë qenë të pakta. Edhe për shkak të përgatitjes së KQZ-së”,- tha ai.

Sipas tij, janë shpërndarë të gjithë punonjësit si dhe specialistë të KQZ-së që po ndjekim hap pas hapi këtë proces zgjedhor. Lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje, ai pranoi se është ende herët për të folur për pjesëmarrje të ulët apo të lartë, pasi janë vetëm orët e para të mëngjesit. “Presim që ora 10:00-13:00 të jetë koha kur do jetë fluksi në votime. Pasdite mund të kemi një numër të përafërt të pjesëmarrjes”, tha ai.

Në këto zgjedhje do të përballen në një garë pothuajse formale kandidatët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti të cilat bashkëqeverisin vendin falë krijimit të koalicionit qeveritar paszgjedhor. Ndërsa partia më e madhe opozitare në vend, Partia Socialiste, nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, duke i bojkotuar ato me justifikimin se ato janë thjesht vazhdim i zgjedhjeve të 28 Qershorit, për të cilat ajo vazhdon të protestojë dhe bojkotojë Kuvendin duke kërkuar hapjen e kutive për të bërë transparencën.

Partia tjetër opozitare, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve por vetëm me anëtarë komisionesh por pa kandidatura për kryetar komunash dhe bashkish.

Në garë
Në Tiranë, në minibashkinë numër 10 në garë për vendin bosh të lënë nga Gerti Bogdani, janë Blendi Fuga I PD-së, dhe Gjergj Thomai I LSI-së.

Në Bashkinë e Klosit dhe në Burrel në garë janë kandidati I PD-së Ramazan Mjeshtri dhe Xhevdet Reci I LSI-së.

Në Fushë Arrëz janë hapur 6 qendra votimi. Kandidatët në garë janë Alfred Cafaj I PD-së dhe Dedë Gjergji i LSI-së.

Në Berat votohet në komunën Otllak. Kandidatët janë Muhamet Hoxha I PD-së ,Nasif Naso i LSI-së dhe një kandidat nga Partia e Punës së Riorganizuar.
Në komunën e Fierzës, kandidatë janë Gjelosh Pepkolaj, i PD-së dhe Mehmet Ponari i LSI-së. (shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26892. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26892