Zgjedhjet në PS, Rama: Demokratizimi i partive, proces i pashmangshëm

Zgjedhjet në PS, Rama: Demokratizimi i partive, proces i pashmangshëm

TIRANË – Ka nisur në orën 08:00 votimi për kryetarin e ri të Partisë Socialiste, post për të cilin garojnë kryetari në detyre Edi Rama dhe Maqo Lakrori. Deri tani në mesditë, votimi po zhvillohet i qete në të gjitha qendrat. Procesi i votimit do te mbyllet ne orën 16:00. Zgjedhja e kryetarit, për të cilin do të votojnë gjithsej 82 mijë anëtarë të PS, po behet sipas parimit “një anëtar një votë”.

Në orën 11:00 në Njësinë Bashkiake ka votuar kryetari ne detyre i PS-se, Edi Rama, i cili pasi hodhi voten iu pergjigj mediave me fjalet: “Kjo është një ngjarje e bukur, iu jep mundësi socialistëve të vendosin me votën e tyre kryetarin tyre përmes një procesi demokratik. Është një proces që duhet ta adaptojnë edhe partitë e tjera, pasi demokratizimi i partive është i pashmangshëm”.

Me tej shtoi, “ky proces ka vështirësitë e veta, sepse është një proces real, të cilin disa kanë bërë çmos ta zhvlerësojnë, por PS ka treguar se është forca më e madhe politike në Shqipëri dhe është një pengesë e pakapërcyeshme për Berishën, Metën dhe Nanon për ta kthyer pushtetin e popullit në pushtet interesash”.

25 shtator

Gara në PS, Klosi fton socialistët të votojnë

TIRANË- Një ditë para votimeve për zgjedhjen e kreut të Partisë Socialiste, deputeti Blendi Klosi i është drejtuar me një apel anëtarësisë socialiste që të shprehin me votë vullnetin dhe dëshirën e tyre për rrugën në të cilën duhet të ecë partia. Në një konferencë për shtyp, duke garantuar për një proces transparent, Klosi ka kërkuar nga 82 mijë zgjedhësit të hedhin votën për liderin që duhet t’i udhëheqë ata drejt fitores së sigurt me pushtetin e korruptuar të çiftit Berisha-Meta, të cilët me votat e grabitura të 28 qershorit, po e zhytin Shqipërinë në një krizë të thellë politike e ekonomike.

“Zgjedhjet e së shtunës, 26 shtator, janë një moment që e dallon qartësisht Partinë Socialiste nga të gjitha forcat e tjera politike në vend dhe që përbën një shprehje të padiskutueshme të demokracisë së saj të brendshme, si një realitet i prekshëm nga të gjithë”- tha Klosi.

Sipas tij, nesër të gjithë socialistët duhet të votojnë për cilindo nga kandidatët në garë, duke garantuar një proces të lirë e të ndershëm, dhe duke i dhënë një shtysë të fortë përpara Partisë Socialiste në këtë moment kur politika po rrokulliset mbrapa, duke u dhënë shqiptarëve përditë shembuj të këqij të imoralitetit e të moskokëçarjes së plotë për hallet e për shpresat e tyre.

“Për një parti të fortë dhe fituese, për një opozitë të fortë dhe besnike ndaj njerëzve të thjeshtë, për një forcë politike që lufton për parime e vlera, që politika në Shqipëri po i harron e shkel dita-ditës, socialistët në 26 shtator do të tregojnë me këto zgjedhje të përgjithshme brenda partisë, se janë në lartësinë e sfidave të mëdha të kohës së vështirë që kalon sot vendi”- theksoi ai.

Klosi garantoi se procesi do të jetë transparent dhe votimi do të kryhet pranë çdo bashki dhe komune. Bëhet fjalë për 400 qendra votimi në gjithë Shqipërinë. Ftohen në votime rreth 82 mijë socialist, të cilët do të votojnë me parimin “1 anëtarë 1 votë” për kryetarin e ri. Orari i votimeve do të jetë 08.00-16.00. Ndërkohë që rezultati do të dalë nga Komisioni i Zgjedhjeve në parti.(Shekulli)

bowX6XP2o38

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22995. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22995

Top