Zgjedhjet në PD, shtyhen ndryshimet në Kryesi dhe sekretariat

Zgjedhjet në PD, shtyhen ndryshimet në Kryesi dhe sekretariat

Partia Demokratike ndan ristrukturimin e organikës së selisë blu nga zgjedhjet për lidershipin e partisë. Pas 12 dhjetorit, demokratët do të bëjnë zgjedhje të reja për të riformatuar sekretarët e rinj të PD-së dhe emrat e 24 anëtarëve të rinj të Kryesisë. Më 12 dhjetor do të votohet vetëm për emrin e kryetarit të ri të PD-së, Këshillin Kombëtar dhe për statutin e partisë. Postet në sekretariate dhe në Kryesinë e demokratëve do të vendosen në një afat të dytë. Burime pranë selisë blu, të cilat merren me organizimin e 12 dhjetorit, konfirmojnë se më shumë sesa ditë zgjedhjesh, Pallati i Kongreseve në Tiranë do të përfshihet më shumë nga festa për 19-vjetorin e partisë. Kjo manovër do të shmangë edhe debatet brenda grupit të PD-së për ndarjen e posteve. Ndonëse ka më shumë sesa një javë që gara për kreun e PD-së është hapur në mënyrë zyrtare, mungon ende rivali i Sali Berishës. Debati ku është përqendruar selia e demokratëve është ndarja e posteve partiake nga ato qeveritare. Edhe pse modalitetet e garës janë duke u ndërtuar për ditën e madhe të 12 dhjetorit, asnjë nga ministrat aktualë që zotërojnë një post në sekretariatin e partisë nuk kanë deklaruar se janë dakord me këtë parim të ri të vendosur në gjirin e PD-së. Me zbatimin e këtij parimi, një shans të humbur për tu rizgjedhur në postin e sekretarit të përgjithshëm e ka njeriu që kontrollon financat e qeverisë, Ridvan Bode, por edhe ish-drejtori i kabinetit të Kryeministrit, aktualisht ministër i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili ka shfaqur hapur ambicien për të zëvendësuar Ridvan Boden. Sekretari i marrëdhënieve me publikun, Ferdinand Xhaferri, pritet të jetë një tjetër ministër që duhet të dorëzojë postin partiak tashmë që drejton Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.</p>


Votimi për kreun e PD-së do të jetë i fshehtë. Një javë më parë, Kryesia e Partisë Demokratike në plotësim të detyrimeve statutore vendosi të ngrejë Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë nën drejtimin e nënkryetarit të PD-së, Astrit Patozi, si dhe të Komisionit për Rishikimin e Statutit, të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm, Ridvan Bode.</p>


Kuvendi kombëtar do të vendosë për programin e partisë dhe linjat kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH-së në nivel qendror e lokal, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj. Ky Kuvend do të miratojë statutin e PD-së dhe ndryshimin e tij dhe do të zgjedhë me votim të fshehtë anëtarët e Këshillit Kombëtar nga një listë përfaqësuese. Gara e fundit për postin e PD-së ka qenë në 2005-ën, ku Sali Berisha mori rikonfirmimin si lidership i PD-së përballë Uran Butkës.(Shqip)</p>
CKKmwpOTtbI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25352. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25352
 
Top