Zgjedhjet e nëntorit, debat në Kryesi

Zgjedhjet e nëntorit, debat në Kryesi

Kryesia e Partisë Socialiste i propozoi dje Asamblesë Kombëtare bojkotin e Zgjedhjeve të pjesshme lokale të 15 nëntorit. Kryetari i kësaj partie, Edi Rama, kërkoi qysh në fillim të mbledhjes që të mos hyhet në zgjedhje, për shkak të standardeve që nuk u arritën në zgjedhjet e 28 qershorit. Si rezultat, mes shumë debatesh e kundërshtive nga anëtarët e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, shumica e kryesisë pranoi propozimin e kryesocialistit, duke e lënë në detyrën e Asamblesë Kombëtare që do të mblidhet ditën e shtunë për të zyrtarizuar bojkotin e zgjedhjeve. Burime nga kryesia e kësaj partie saktësuan se anëtarët e Kryesisë, Ben Blushi, Andis Harasani dhe Kastriot Islami kërkuan njëzëri hyrjen në zgjedhje, duke arsyetuar se PS-ja nuk mund të tërhiqet kështu nga garat zgjedhore. Megjithëse mendimet e këtyre anëtarëve nuk e kanë bindur dot pjesën tjetër, e cila ka mbështetur propozimin e kryetarit dhe më pas është pranuar ideja e tij. Një tjetër vendim i marrë nga Kryesia është që ti kalojë për miratim Asamblesë ngritjen e grupit të punës për ndryshimet statutore. Pas mbledhjes në një komunikim me mediat, Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste, e ka cilësuar si të natyrshëm vendimin për të bojkotuar zgjedhjet e 15 nëntorit. “Dhe në këtë rrugë ne jemi shumë të vendosur dhe ky është një proces që ka të bëjë me fatet e një demokracie të kapur peng e të futur në krizë në të gjitha funksionet jetike të saj dhe nuk ka të bëjë me asnjë lloj taktike apo çfarëdo qoftë tjetër që lidh interesat e PS-së,/////// këto janë interesat e një vendi të tërë dhe të një populli të tërë, që në vitin 2009 nuk mund dot të merret peng në mes të Europës nga një pushtet familjar i ricikluar përmes grabitjes së votës”, tha ai. Ndërsa deputeti Ben Blushi deklaroi se u mor një vendim që përfaqëson interesat personale të Edi Ramës. “Ishim kundër bojkotit të zgjedhjeve, kërkuam të hynim, pasi është një mundësi për të treguar se socialistet dinë ta mbrojnë votën. Një parti që nuk hyn në zgjedhje i heq vetes mundësinë për të ekzistuar”, tha ai. Ndërsa për sa i përket bojkotit të Parlamentit, Blushi u shpreh se nuk do të ndjekë seancat, duke respektuar vendimin e Partisë Socialiste. Asambleja Kombëtare do të diskutojë çështjen e ndryshimeve statutore të përfolura mjaft edhe në kongresin e jashtëzakonshëm të 28 gushtit. Do të ngrihen dy grupe pune. Një prej tyre do të drejtohet nga vetë kryetari i PS-së, Edi Rama, dhe një grup tjetër që do të drejtohet nga Gramoz Ruçi, kryetari i Asamblesë Kombëtare. Por duket se kjo çështje ka pasur qysh dje përplasjet e para. Dy anëtarë kryesie, Arben Malaj dhe Saimira Pino, anëtarë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, refuzuan të jenë pjesë e grupit të punës. Sipas deklarimeve të hershme të kryetarit të opozitës, pjesë e diskutimeve të këtij grupi do të jetë edhe platforma “Blushi” e bërë publike në muajin gusht, e cila synon që të kufizohen kompetencat e kryetarit të partisë.</p>


Ndërkohë, Kryesia e PS-së diskutoi edhe për axhendën politike, e cila pritet të intensifikohen në periudhën tetor-dhjetor 2009. Po ashtu do të diskutohet mbi organizimin e zgjedhjeve në organizatat socialiste. Një pikë tjetër e mbledhjes së Kryesisë së PS-së ishte edhe riorganizimi i organizatave socialiste në emigracion.(Shqip)</p>
jp5wQS-4jQ8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24071. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24071
 
Top