Zevendësimi i valvulës në aortë pa ndërhyrje kirurgjike - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një spital në Lincoln të shtetit Nebraska është një nga spitalet e para në Shtetet e Bashkuara që kryen një procedurë të re për zevendësimin e valvës së aortës në zemër pa ndërhyrje kirurgjike.
Pacientët me stenozë të aortës – kur një prej valvulave (kllapave) të zemrës ngushtohet – tani mund të kenë një tjetër mundësi trajtimi. Procedura është për pacientët të cilët konsiderohen me rrezik të lartë, ose nuk mund të operohen duke u hapur zemrën.
Gjatë kësaj procedure, mjekët përdorin një kateter duke e futur në kofshë të pacientit. Një valvë e re vendoset në zemër nëpërmjet këtij kateteri. E gjithë procedura zgjat rreth dy orë dhe periudha e shërimit është përgjithësisht shumë e shpejtë. Kjo mënyrë u miratua nga administra e ushqimeve dhe barnave (FDA) nëntorin e kaluar, dhe që nga ajo kohë spitali Nebraska Heart ka kryer dy procedura të tilla.

b.gif
 
Top