zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

Leopardii

Primus registratum
zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

Ilir Meta mos bej krim ne PS
Ja lista ku emrat e meposhtem, ku sipas KJ do te jene perballe njeri-tjetrit ne zonat elektorale:



Fatos Nano Ilir Meta

Arben Malaj Zabit Brokaj

Mark Nikolli Ndre Legisi

Agron Dibra Aleksander Frangaj

Ermelinda Meksi Monika Kryemadhi

Kastriot Islami Bilbil Mema

Blendi Klosi Fatos Klosi

Maqo Lakrori Rexhep Cuko

Ylli Bufi Dritan Prifti

Shefikat Ngjela Limoz Dizdari

Erion Brace Petrit Ago

Marko Bello Mustafa Muci

Et'hem Ruka Koco Danaj

Bardh Agasi Moikom Zeqo

Namik Dokle Rexhep Meidani

Ilir Zela Ardit Kaja

Anastas Angjeli Halim Kosova

Gazmend Bizhga Spartak Braho

Leke Cukaj Ndrek Rukaj

Durim Hushi Ilir Zjarri

Luan Memushi Sokol Nako

Mezan Malaj Eduart Alushi

Igli Toska Arta Dade

Gjergj Koja Petrit Vasili

Luan Rama Halil Lalaj

Musa Ulqini Luan Bregasi

TIRANE- Gazeta e përdtishme KJ dje ka botuar një listë në të cilën janë shënuar emrat e një pjese të deputetëve që sipas saj do të kandidojnë përballë përfaqësuesve të Ilir Metës në të ashtuquajturën 100 kandidatë në 100 zona elektorale të deklaruar vetëm një javë më parë nga deputeti socialist Spartak Braho, të mbështetur nga deputeti Mustafa Muci dhe të përkrahur nga deputetët Brokaj dhe Dritan Prifti, të gjithë këta deputetë të PS. E para që mund të theksojmë është se kjo listë, pra përbërja e kësaj liste emrash, të cilët sipas gazetës do të kandidojnë përballë njëri tjetrit në 100 zonat elektorale, të gjithë këta ose deputetë ose përfaqësues të PS, pra kjo listë emrash jo për të gjithë e vërtetë, biles një pjesë e madhe e tyre kanë qënë të irritura. Por skema për të ndërtuar një listë me 100 kandidatë që do të konkurojnë krahas Sali Berishës kandidatët e PS kjo është tërësisht e vërtetë. Kjo nuk është vërtetë vetëm për faktin se këtë e ka pohuar një nga miqtë e shumtë të Ilir Metës në media, M.B. Por është e vërtetë se këtë e ka pohuar Ilir Meta, se këtë e ka pohuar Spartak Braho, se këtë e ka pohuar Mustafa Muci, se këtë e ka pohuar Sabit Brokaj, se këtë e ka pohuar Ndre Legisi, se këtë e ka pohuar Dritan Prifti. Dhe ky është I vetmi mjet shantazhi që përdor Ilir Meta dhe që kërkon listimin e tij pa konkurim brenda PS. Kështu Ilir Meta ka thënë ka thënë se gjendet nën presionin e bashkëpuntorëve të tij për të krijuar një lëvizje apo parti të re, për të krijuar një listë kandidatësh, Braho është shprehur në vijimësi për krijimin e një partie të re. Por këtë e ka thënë para disa ditësh edhe deputeti tjetër që ka fituar me siglën e PS, Mustafa Muci në një intervistë ku ka nënvizuar se sensibiliteti që përfaqëson brenda PS do të dalë me një listë kandidatësh për zgjedhejt parlamentare të vitit 2005, deklaratë kjo që ka mbështetur deklaratën akoma të të hershme të Brahos për daljen me kandidatë në 100 zonat elektorale. Daljen me një listë kandidatësh të Metës dhe njerëzve të tij e ka pohuar edhe Brokaj, dhe është një ide e mirë për të. Pra të gjithë këto deklarata të bëjnë të besosh se ekziston një listë e Metës dhe e njerëzve afër tij në PS për të dalë me kandidatë të tyre jashtë PS në zgjedhjet e qershorit të vitit 2005. Por përbërja e këtyre "kandidatëve" nukë shtë e vërtetë, pavarësisht se kjo nuk është ndonjë lajthitje e gazetës "KJ", pasi të gjithë e dinë dhe janë të bindur se Koha Jonë nuk mund të botonte një listë të tillë emrash, nuk guxonte ta vinte njeri një lajm të tillë pa dashjen e Ilir Metës. Por cili është synimi I këtyre njerëzve brenda PS, të quajtur ndryshe edhe sensibiliteti brenda PS, që kanë bërë publike me dashjen dhe me insistimin e tyre këtë listë "kandidatësh" për zgjedhjet parlamentare. Synimi kryesor është ndarja, përcarja e PSSH, pasi të gjithë këta, duke filluar që nga Meta e duke përfunduar tek më I fundit I tyre dyshja Muci-Legisi e dinë se nuk fitojnë. Pasi të gjithë e dinë se asgjë nuk fitojnë në këtë kandidim apo pretendim për kandidim. Të gjithë e dinë se pjesa më e madhe e tyre kanë fituar në zgjedhjet e kaluara vetëm e vetëm se kanë kandiduar nën siglën e PS dhe për më tepër pjesa më e madhe e tyre kanë fituar me brekë nëpër këmbë, me balotazh pas balotazhi. Pra nuk pretendojnë të dalin me një listë kandidatës nga brenda PS përballë kandidatë të PS për të fituar, pasi këtë e kanë të qartë se nuk fitojnë, por vetëm për të dëmtuar PS për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe për t'I bërë Sali Berishës nderin më të madh. Gjithë ideja e sensibilitetit brenda PS që nga Meta e deri tek të fundit Muci-Legisi ka qënë dhe është dëmtimi I PS dhe sponsorizimi I Berishës në fushatën e zgjedhejve të ardhshme parlamentare. Por ajo më e rëndësishmja, njëkohësisht më e dhimbshmja është se një pjesë e emrave ët bërë publik me dijeninë e Metës në gazetën Koha jonë, kuptohet të dërguar nga zëdhënësi I ish-kryeministrit, të gjithë e dinë se cili ministër nënshkruan me një sigël të tillë, është se pjesa më e madhe e atyre që u është anancuar emri në listën e djeshme të "kandidatidatëve" dje janë shprehur me tone të ashpra ndaj publikimit, duke deklaruar se as që e dinë këtë fakt, dhe duke deklaruar se janë tërësisht kundër, se as që mendojnë që të dalin ndonjëherë nga PS dhe emri I tyre është përdorur thjeshtë për t'I goditur ata dhe për të krijuar kaos dhe për të dëmtuar PS. Pjesa më e madhe e emrave të publikuar nga Meta në KJ as që e mendojnë të dalin nga PS, për të kandiduar kundër saj në krah të Berishës. Përfundimisht tashmë është marrë vesh nga të gjithë se kush janë ata që po dëmtojnë PS-në. Askush nuk e ka përzënë Ilir Metën dhe as që ndërmend dikush ta përzërë atë nga PS, as atë dhe as të tjerë. Madje Ilir Metës në PS I ëhstë duruar cdo gjë, me erë dhe pa erë. Po ashtu edhe të tjerëve që sic thotë Monika Kryemadhi kërcyen në qeveri në poste gjatë këtyre shtatë viteve direct nga rruga. Eshtë e rëndësishme që këtë gjë ta kuptojnë të gjithë që në PS nuk ka përjashtime apo përzënje, ka vetëm bashkëpunim. <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

---------------------------------------


cfare gazete kjo zeri i popullit , ke "qejf" ta lexosh.
smash.gif

ju kujtohet artikulli me titull : Ilir te duam por duam me shume PS-ne ne kohen e kongresit!!
po kush qendron mbas PS se sotme e zerit te popullit te sotem ?
nuk do shume fantazi besoj.
une jam i mendimit qe kush eshte me ide te majte me mire te votojne per Ilir meten sesa per klanin e Nanos , ndersa kush ka ide te djathta te votoje me PDR te genc pollos sesa me Salen.
ndoshta keshtu te pakten ja heqim ate 51% e parlamentit ketyre dy cifligari & bajraktari.
si e mendoni ???????
ne pritje te shpentimtarit qe do na vije nje "dite" , besoj se nuk eshte ide e keqe ,keshtu bejme nje hap perpara larg tipave nano+sale.
 

assassino26

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

KA fillu duke i djeg PS-se.E ka zone frika Tosin me sa duket,nqs seshte duke organizuar ndonje loje tjeter qe prit kur ti daLE tymi.
Une kam frike se eshte duke u pergatitur te lere pushtetin e t'ja mbathe me thaset me dollare qe ka vjedhur der tashi.
Meta eshte shume me serioz se Nanon e gjithashtu edhe mediu eshte shume me serioz se SALA.Une per Pr-ne votova kesaj here ne lokalet,megjithse isha i qarte se nuk fitonte.
Ore per P.Komuniste votoni,vetem per Tosin mos votoni.Eshte interesant edhe varianti qe te mos shkojme fare te votojme,por kjo eshte shume e veshtire te realizohet se ata kane bere ligjin qe sikur edhe 2 veta te votojne votimet quhen te vlefshme.
Poshte politika edhe poshte politikanet tane hajduta
 

lir

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

Meta eshte shume me serioz se Nanon e gjithashtu edhe mediu eshte shume me serioz se SALA.Une per Pr-ne votova kesaj here ne lokalet,megjithse isha i qarte se nuk fitonte.
Ah mor peshko, si me then kjo k*urve eshte me e ndershme se tjetra....
Per nje gje ke te drejte poshte politikanet tane...
 

assassino26

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

mo sakte si me thone mo mire po shkel bajge lope se eshte e thate,se bajge kali se qeka e njome.
Hajt mo lir-o ca ti bejme...
 

DFV

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

Eh mo, se eshte Berisha me i mire nga Nano dhe Meta, prandaj ta gezojme gjysmen e bajges se
that(Sali Berishen)!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

Reagimi i Metës

.Nëse PS nuk do të tregojë vullnet politik për të reaguar, do të gjendet forma e duhur institucionale për të përfaqësuar alternativën socialiste që ne besojmë <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

.Ne do të paraqitemi institucionalisht për të shpëtuar PS-në dhe të majtën nga katastrofa elektorale, e cila dha shenjat e saj me zgjedhjet e Tetorit 2003
eek.gif


.Lista e emrave të kandidaturave alternative, të publikuara nëpër gazeta, nuk është aspak shantazh ndaj drejtuesve të Partisë Socialiste
booki.gif


.Sot nuk ka një Parti Socialiste në kuptimin e vërtetë politik dhe programor, por ka struktura të uzurpuara nga një grup njerëzish me konflikt të madh interesash
smash.gif


.Opozita politike është shumë e dobët, por varfëria në rritje po sjell konfrontim social mes qytetarit dhe qeverisë, e kjo po manipulohet nga opozita për qëllime politike.
thumbsup.gif


.Qeveria abuzon me premtimet që merr përpara publikut, pasi asnjëherë nuk i mban ato <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />

.Qeveria gjen justifikime të vazhdueshme për mosrealizimin e reformave, siç janë shembujt e Raportit të BE-së dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit apo Llogaria e Mileniumit e Qeverisë Amerikane
smash.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

vazhdim............................


--------------------------------
.Kongresi i Dhjetorit nuk shënoi hapa mbrapa dhe defekte të parëndësishme, por ai ishte në të vërtetë një kthim i plotë mbrapa <img src="/pf/images/graemlins/blush.gif" alt="" />

.Pa rishikim të Kongresit, procedurave dhe vendimeve të tij nuk mund të ketë zgjidhje të situatës, pasi qëndrimet tona janë parimore
shrug.gif
shrug.gif
shrug.gif


.Shqetesimi në rritje i ndërkombëtarëve për zgjedhet e ardhshme vjen jo vetëm nga zgjedhjet e tetorit, por edhe pse nuk thuhet hapur edhe nga kongresi i Dhjetorit dhe shkeljes së hapur të parimeve që iu bënë atij
goofy.gif


.Ekziston shqetësimi i madh se një parti që shkel parimet e demokracisë së brendshme, nuk mund të garantojë organizimin e zgjedhjeve demokratike
sleep.gif


.Kapërcimi i krizës qeverisëse kërkon një rishikim të plotë të filozofisë qeverisëse dhe përcaktimin e qartë të qëllimeve të saj :rockband: :rockband:
------------------------------------------
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

Meta nuk kishte rruge tjeter pervec kesaj.
Ne qofte se ne zgjedhjet e ardhshme ai nuk behet depute ( me PS e Tosit kjo eshte 100% e sigurte),
ateher mori fund politikisht.

Tosi donte ta detyronte Meten te ikte nga PS si iken Pollo,Ceka, Imami nga PD dhe qe gjith jeten do hane mbeturinat e banketit te PS ose te PD.

Meta nuk e hengri ate.


Njeri del patjeter i fituar nga kjo levizje, ne 2005 dhe ky eshte dr.Sali Berisha me PD.


Aman. Le te iki halabaku Fotiadh Nano me ish-prostituten e Athines nga drejtimi i Shqiperise se e futen ne toke ate popull.
 

lir

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

Te drejte ke isac, ta lajme m*tin me sh*rre se sna ka ngel gje tjeter apo jo?
 

Leopardii

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

marre nga zeri i popullit.

Meta:Do qeveris pas zgjedhjeve 2005, me … Sali Berishen!
"Alternativa jonë është e gatshme dhe do të jetë e aftë të konkurojë jo thjeshtë për tu përfaqësuar në Parlamentin e ardhëshëm, por për të qeverisur vendin pas qershorit të vitit 2005". Po z.Meta, jeni të bindur se s'fitoni asnjë zonë
eek.gif
, por vetëm do shkëpusni vota nga PS
-----------------


sa te sigurt qe jane keta te "Zerit te popullit"
qe thote qe nuk fitoni asnje zone.
po sikur te fitoje ????????
ku do ti coni keto shkrime , apo do beni sic keni bere gjithmone .
smash.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

Me falni per injorancen por cili eshte ky Ilir Meta??? Mos behet fjale valle per nje bullafiq qe ka pas qene Kryeminister par ca vjetesh?! Mos eshte gje ai tipi qe na e mbushi Tiranen me Skraparli??? Po ik ore me gjith ate... e ka pa Zoti Tosin qe e perball me te tille tipa humbes te lindur.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

une preferoj me shume bullafiqin Meta sesa Barkmadhin Nano.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

UNITET, JO BUKE E UJE
Socialistja e Beratit, qe kerkoi unitet, iken ne emigracion

Per te shprehur ate cka po ndodh aktualisht me Partine Socialiste, Meta mori si shembull socialisten e Beratit, e cila dy vjet me pare u shpreh se nuk kishte nevoje per uje, drita dhe buke,
eek.gif
vetem te kete unitet mes krereve te PS-se. Para dy ditesh isha ne hotel-turizmin e Beratit me disa shoke socialiste dhe ne bisede e siper pyeta se c'po ndodh me socialisten qe kerkoi unitet. Shoket m'u pergjigjen se ajo tani ka ikur ne emigracion. Kjo pra eshte situata ne PS-ne e qeverisur nga zoti Nano
shrug.gif
, perfundoi Meta.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

Jo vallahi Nanon pa dyshim qe preferoj... erdhi Berisha mbijne maloket... Erdhi Meta mbijne skraparlinjte... Ndersa me Nanon fiton ai qe eshte me i Zoti... larg nepotizmit <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Leopardii

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

S6T6N6

UNINVITED GUEST
Anetar/e # 7533

Shkruajtur më 06 Qershor, 2004 10:45
--------------------------------------------------------------------------------
Jo vallahi Nanon pa dyshim qe preferoj... erdhi Berisha mbijne maloket... Erdhi Meta mbijne skraparlinjte... Ndersa me Nanon fiton ai qe eshte me i Zoti
eek.gif
... larg nepotizmit
-------------------


po me i zoti per te vjedhur e per te bere PISLLIQE si keto:
---


Reagon firma ndërtuese “VJERO”, emri i së cilës figuron në hipotekë si pronare e pallatit në rrugën “Reshit Çollaku”

Kujt ia keni blerë shtëpinë Z. Nano? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
smash.gif


Pipo Vjero: Kanë përvetësuar dhe përdorur emrin tonë. Nuk ia kemi shitur ne shtëpinë Nanos

Shekulli

Sipërfaqe mbi tokë sipas lejes (12 kate) 5107.2 metra katror

Sipërfaqe toke sipas zbatimit (13-15 kate) 8175.6 metra kator

Sipërfaqe mbi tokë, shtesë pa leje 3608.4 metra kator


Skandalet e pallatit ku banon kryeministri shqiptar nuk kanë të sosur. Apartamenti ku banon kryeministri Fatos Nano jo vetëm që është pa leje ndërtimi
smash.gif
, por i gjithë dokumentacioni i tij në shtet, përfshirë edhe kontratat e shitblerjes janë të falsifikuara
shrug.gif
. Kjo, sepse firma “Vjero” e cila rezulton në hipotekë si pronare e pallatit në fjalë, dhe rrjedhimisht si shitëse e apartamentit zotit Nano dhe banorëve të tjerë, në fakt nuk është as ndërtuesja e as pronarja e pallatit. Emri i kësaj firme është përvetësuar e përdorur nga dhuruesit e apartamentit të kryeministrit, që nga ndërtimi e deri te hipotekimi i pallatit, pa dijeninë e saj.
Pjesa e parë e skandalit, ajo e mungesës së lejes së ndërtimit për sipërfaqen ku banon kryeministri dhe bashkëshortja e tij e re, u botua dje nga “Shekulli”, pasi arritëm të disponojmë projektin e ndërtimit të pallatit. Në bazë të dokumentacioneve zyrtare që ne kishim në duar, rezultonte se ndërtuese e pallatit është firmra “VJERO”. Por pas publikimit të shkrimit dje, në redaksinë e “Shekullit” kanë mbërritur përfaqësuesit e firmës “Vjero”, at e bir, të cilët kanë paraqitur dokumentet që vërtetojnë se ata nuk e kanë ndërtuar atë pallat, dhe rrjedhimisht nuk janë pronarë të tij.
Administratori i kësaj firme, inxh. Pipo Vjero tha se pallati ku banon kryeministri nuk është ndërtuar prej shoqërisë së tij. Historia e këtij skandali gjigant falsifikimi, ka nisur me sa duket në vitin 1997, kur firma “Vjero” ka bërë një marrëveshje me pronarët e truallit ku është ndërtuar pallati, për të ngritur këtë godinë. “Ne morëm edhe lejen e ndërtimit, por në momentin kur donim të fillonim ndërtimin, pronarët e truallit, të nxitur kushedi prej kujt, erdhën dhe na kërkuan shumë më tepër nga sa ishim marrë vesh më parë. Në këto kushte ne u tërhoqëm nga ndërtimi i pallatit, e lamë atë punë”, - tregon z.Vjero. Pas largimit të firmës “Vjero”, janë futur në lojë dhuruesit e apartamentit të kryeministrit <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> , të cilët kanë vazhduar ndërtimin me një projekt tjetër e pa marrë leje tjetër ndërtimi, siç parashikon ligji.
Përfaqësuesit e firmës “Vjero”, siç rezulton nga dokumentacioni që ata paraqitën në redaksinë e “Shekullit”, kanë kuptuar se diçka po luhej në kurriz të tyre, kur u kanë mbërritur letrat e para nga policia tatimore, e cila i kërkonte të paguanin taksat. “Ne i lajmëruam se nuk ishim ne që ndërtonim në atë zonë dhe se ishim larguar prej aty. Më pas, nuk e di si u mbyll ky muhabet, unë nuk mund të bëj punën e shtetit, - thotë z.Vjero.
Skandali ka vazhduar më tej. Megjithëse i lajmëruar për këtë anomali, shteti nuk ka reaguar, dhe dhuruesit e apartamentit të kryeministrit, përfunduan pallatin, përfunduan edhe katet shtesë, sipas porosisë së klientit më të rëndësishëm F.Nanos dhe më pas kanë bërë edhe hipotekim të pallatit në emrin e firmës “Vjero”. Meqë “Vjero” rezulton si pronare e këtij pallati, në hipotekë, atëherë edhe kontratat e shitblerjes së apartamenteve, përfshi edhe kontratën me çmim të reduktuar me çiftin Nano, janë bërë në emër të kësaj firme, ose në emër të të tretëve. Sido që të jenë bërë këto kontrata, ato janë të falsifikuara, sepse firma “Vjero” nuk pranon të ketë nënshkruar asnjë kontratë shitblerje qoftë direkte, qoftë indirekte, pasi ajo e ka braktisur ndërtimin e këtij pallati, kur ai ende nuk kishte nisur.

Përse “VJERO” nuk ka ndërtuar pallatin e Nanos
Jo vetëm nga ajo çka deklaron administratori i firmës “VJERO”, z. Pipo Vjero, por edhe nga i gjithë dokumentacioni zyrtar, kjo firmë është tërhequr nga e drejta për të ndërtuar pallatin në rrugën “Reshit Çollaku”, që në vitin 1998. Një vit pas miratimit të lejes së ndërtimit nga Këshilli i Rregullimit të Territorit më 25.11.1997, për shkak të mosmarrëveshjes së lindur me pronarët e truallit firma ka revokuar akt –marrëveshjen për ndërtimin e pallatit 12 -katësh. Për tërheqjen nga e drejta e ndërtimit, administratori i shoqërisë ka vënë në dijeni edhe ish -kryetarin e bashkisë, z. Albert Brojka dhe zyrën urbanistike të asaj kohe. Ndërkohë që çuditërisht pallati regjistrohet gjithkund po nën emrin e kësaj firme. Madje edhe hipotekimi është bërë nën emrin e saj. Përfaqësuesit e firmës “Vjero” thonë se nuk kanë dijeni se kush ka vazhduar punimet. Për inxhinierin Pipo Vjero është e pakonceptueshme abuzimi që është bërë në emër të tyre, që ka shkuar deri në uljen e prestigjit të kësaj firme. Z.Vjero shtoi se do t’i drejtohej menjëherë gjykatës, për të hedhur në gjyq falsifikatorët.

Firma fantazmë që vepron me kryeministrin
Në vitit 1997 KRRT me një vendim nr. 553 ka miratuar lejen e ndërtimit për objektin 12 kate në favor të firmës “VJERO”, në një sipërfaqe prej 5107.2 metra katror. Ndërkohë që Pipo Vjero thotë se është tërhequr nga e drejta e ndërtimit për shkak të mosmarrëveshjeve me pronarin e truallit. Por çuditërisht, punimet për ndërtesën vazhduan. Objekti i miratuar, nga 12 kate që ka pasur lejen është zbatuar në 13, 14 dhe 15 kate duke u shtrirë në një sipërfaqe prej 8715.6 metra katror. Sipas dokumenteve, firma që vazhdoi ndërtimin, (emri nuk i figuron gjëkundi, në dokumentet zyrtare) jo vetëm që ka ndërtuar në një sipërfaqe prej 3608.4 metra katror pa patur leje ndërtimi, por edhe ka shkelur të gjitha pikat e planimetrisë së lejes së ndërtimit të marrë për objektin 12 -katësh. Nga verifikimi i situatës në vend prej specialistëve, rezulton se në drejtim të veriut, objekti i miratuar faqe kallkan me gjatësi 16 m është zbatuar faqe me dritare me gjatësi 20.9 m në distancë 2.7 dhe 3.8 metra nga objekti 1 dhe 8 kate në këtë drejtim.
Në anën lindore të tij, objekti është miratuar me gjatësi 26,6 m dhe është zbatuar me gjatësi 29.8 metra. Në drejtim të jugut, objekti është miratuar faqe kallkan me gjatësi 16 m dhe është zbatuar me dritare me gjatësi 20.9 m. Në drejtim të perëndimit, objekti është miratuar me gjatësi 26.6 metra ndërsa është zbatuar me 29.8 metra ndërkohë që bodrumi është ndërtuar në sipërfaqe shtesë. Po kështu në bazë të verifikimit të ndërtesës thuhet se objekti nga 12 kate i miratuar është ndërtuar në 12, 14 dhe 15 kate, pjesë në të cilën banon edhe kryeministri shqiptar, Fatos Nano.

Skandali i hipotekës
Në deklaratën e saj, Xhoana Nano ka bërë të ditur edhe hipotekimin e banesës së saj, ndërkohë është i pamundur hipotekimi i një ndërtese në rast se ajo nuk ka lejen e ndërtimit. Në bazë të dokumenteve që disponon gazeta, hipotekimi i pallatit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë është bërë nën emrin e firmës ndërtuese “VJERO” . Pallati në rrugën “Reshit Çollaku”, megjithëse nuk ka leje ndërtimi edhe për 3608 metra të ndërtesës, figuron i regjistruar në regjistrin e Hipotekës me Nr 77. Dt. 28.3.2000. vetëm për 12 katet e tij nën emrin e firmës “Vjero”. sh.p.k . Administratori i firmës thotë se jo vetëm që nuk ka kërkuar regjistrimin e pallatit, pasi nuk është ai ndërtuesi por e quan këtë fakt një skandal që vetëm në Shqipëri mund të ndodhë. Pa qenë ndërtues i apartamentit, firma “VJERO” figuron në hipotekë si pronare e tij çka do të thotë që dhe znj. Nano ka blerë apartamentin nga Pipo Vjero, çka kundërshtohet në mënyrë kategorike prej tij që të ketë shitur këto apartamente.

Apartamenti
Xhoana Nano në deklaratën e saj thotë se jeton në një apartament në një sipërfaqe prej 260 metra katror, i cili i ka kushtuar çiftit kryeministror 35000 $. Ndërtesa në fjalë ndodhet mu në zemër të Tiranës, pak metra larg Drejtorisë së Përgjithshme të ALBTELEKOM-it. Sipas deklarimit të saj, apartamenti është blerë me të ardhurat nga dëmshpërblimi për vuajtje të dënimit të padrejtë që iu njoh bashkëshortit të saj nga gjykata e rrethit të Tiranës. Ndërkohë edhe nëse merret e mirëqenë vlera me të cilën Nano deklaron blerjen e apartamentit, pra 135 $/m2, shtrohet pyetja kujt ia ka blerë këtë apartament znj. Nano pasi pronari që është deklaruar në hipotekë si ndërtuesi i pallatit, jo vetëm që nuk ka kryer punimet në të, por dhe nuk ka kryer asnjë akt shitje për apartamentet qoftë ato që janë legalizuar për 12 katet, qoftë edhe ato të palegalizuara nga Bashkia e Tiranës ku edhe jeton kryeministri Fatos Nano


06/06/2004
KATEGORIA
 

assassino26

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

Leopardo,po qe lodhesh kot ti mer daje.Tosi i Nanos s'ka pas turp e s'ka per te pas turp naihere.Ai deklaron se mbrapa i vjen historia,po po eshte e vertet prapa i vjen njeriut me te paturp,prapa i vjen mafia,prapa i vjen Greqia.
Firma Vjero,s'do kaloje shume edhe do beje ndonje pergenjeshtrim tjeter ose do falimentoje si firme fare.Mjere neve shqiptareve cna ka gjetur thuj se ata e kane ne terezi.Tosi & Co s'jane shqiptare ata tashme jane deklaruar haptas si antishqiptare...
 

Leopardii

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

peshkataro , nqs se duhet ta Heqim ate plehre me gjithe klanin e tij nga pushteti se qenka ANTISHQIPTAR duhet qe secili te beje pjesen e tij.
nuk kemi nga kush te presim.
apo te therrasim "trimat" e zerit te popullit .
na takon secilit qe ashtu sic kontribuam ne renien e sales ne '97 ashtu duhet te kontribojme qe ti japim fund periudhes se Nanos.
hap pas hapi do te shkojme ne evrope, edhe hapat duhen hedhur se ngel ne vend numero.
mundohu te besh pjesen tende ,brenda mundesive qe ke , nqs se e ndjen <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

assassino26

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

A e ndiej the...
Po te mos kisha frike se pastaj do e trajtonin si hero,do ja kisha zene priten me ndonje cep.Ca te besh mor vella,a eshef sa indiferente jemi te gjithe.Ai plehre iken me pushime e nuk vjen as kur mbyten 30 shqiptare per faj te tij e ne rrime ne shtepi kur behet thirrje per proteste.
Ai plehre ben 100 te zeza e as nuk skuqet as nuk zverdhet e ne vazhdojme rrime,paguajme 5 rrogat e tij shtese.
Po se mos eshte vetem ai,keshtu jane te gjithe mos Leopard.
Ata e krijuan 97-en per te na e permendur si gogol sa here ne protestojme,ata vete e vrane kete popull qe te mbushin xhepat rehat.
Cunat e Arta Dades plagosen dike te kodrat e liqenit,jane te lire
Fatos Naon shtypi dike me makine edhe smer mundimin as ta pergenjeshtroje.
Cuni i Gramoz Rucit u plagos vete edhe plagosi dike tek blloku tashi eshte i lire.
Sa e sa raste te tilla ka e qe seshte bere asgje,asgje si ka gjetur vrasesit e veshur me petkun e politikanit
A e kupton qe ata te vrasin e s'te paguajne e nuk u hyn gjemb ne kembe,ata kane edhe gjembin ne doren e tyre e vecse te vrasin te fusin edhe gjembin.
Ka nevoje per 1 revolucion,po kush ta organizoje?Kush do vije ne krye kur te ikin keta?Sa do vazhdojme keshtu,permbys 1 pale e hyp 1 pale tjeter........
 

Leopardii

Primus registratum
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

revoluzioni ka filluar , mgjs nuk eshte ne kuptimin e dikurshem te fjales.
duke i thene MJAFT vjedhjes, plehrave te te gjitha llojeve, korrupsionit, vrasjeve , monopoleve, ligjeve sipas interesit personal, kemi bere shume revoluzione .
gure , gure ....
e rendesishme eshte qe jemi ne rruge te drejte edhe perfitimet e para po shikohen.
skemi rruge tjeter nqs se duhet te shkojme ne evrope , duhet kontributi i secilit .
shpresoj qe me ke kuptuar. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: zeri popullit:Ilir Meta mos bej krim ne PS ,apo nder qe ta rinovosh nga klan i Nanos?

Ne fakt Nanoja me vjedhjet qe ben "ndot xhepat e tij" nderkohe qe Berisha apo Metisha ndoten gjithe Tiranen me "emerimet administrative" te tyre te zgjedhura rurale. Nuk do as mend dhe as kalem qe Nanoja do fitonte dhe do vazhdoje te fitoje perballe mediokritetit dhe provincialitetit te dy hajduteve te tjere qe permenda pak me lart si dhe njerezve te tyre.
 
Top