Zeneli: Kosova nuk ka nevojë ti krijojë favore Serbisë
Dalja në opinion apo hapja e dokumentit të famshëm (dikur nga Qeveria e Kosovës i konsideruar i vdekur) përmes një fizionomie të re, implementim praktik, të ashtuquajtur protokoll bashkëpunimi EULEX-Serbi dhe zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës, janë porosi brengosëse për qytetarët e Kosovës- është shprehur Sekretari i përgjithshëm i LDD-së, Lulzim Zeneli.LDD vlerëson se reagimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me protokollin e bashkëpunimit EULEX-Serbi, ka qenë i vonshëm duke pasur parasysh se Qeveria e Kosovës ka qenë në dijeni në të gjitha fazat e bisedimeve që EULEX-i ka zhvilluar me Serbinë.

Kosova nuk ka nevojë, apo dikush tjetër në emër të Kosovës, t’i krijojë favore Serbisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, shton Sekretari i përgjithshëm i LDD-së.

Sloganet ditore të Qeverisë së Kosovës për pacenueshmërinë e pronës së qytetarëve, duhet të ndërpriten derisa mungojnë veprimet konkrete. Strukturat paralele të Serbisë në veri të vendit, së bashku me strukturat e UNMUK-ut në veri janë bashkëdyzuar, po pengojnë kthimin e qytetarëve të Kosovës në pronat e tyre.

Lidhja Demokratike e Dardanisë vlerëson se është momenti i fundit që Institucionet e Kosovës, në bazë të përgjegjësive Kushtetuese, t’i implementojnë politikat shtetërore të Kosovës, është momenti i fundit për të garantuar funksionalitetin e shtetit, lirinë e qytetarëve dhe pacenueshmërinë e pronës.

Ky artikull eshte marre nga: http://albnews.blog.al/?p=61. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albnews.blog.al/?p=61