Zbulohet varrezë masive në rajonin e Malishevës
Janë gjetur gjurmë të një varreze masive në rajonin e Malishevës. Një gjë të tillë e kanë bërë me dije burime të RTK-së, ndërsa tashmë edhe zyrtarisht pranohet një fakt i tillë.…

Zyrtarë të Misionit EULEX, deklarojnë se megjithëse një rast I tillë ende është shumë I freskët dhe I ndjeshëm, ekspertët po punojnë në zbulimin e tij.

Ekspertë të Misionit EULEX, mjekësisë ligjore, kanë gjetur gjurmë të një varreze masive në zonën e Malishevës, por kanë thënë se ende është shumë herët të japin informacione të tjera për këtë çështje. Ata kanë thënë se duhet të priten rezultatet dhe se ekspertët e EULEX-it po punojnë në këtë rast.

Përveç që konfirmohet se po vazhdojnë punimet në zbulimin e fakteve shtesë dhe ndriçimit të rastit, ende nuk flitet për dyshimet mbi identitetin e mbetjeve të gjetura, marrë parasysh faktin se rasti është zbuluar kohëve të fundit, ndaj edhe gjetjet e para nuk përcaktojnë qartë identitetin e viktimave.

Njëjtë nuk mund të flitet as për afate kohore se kur saktësisht mund të jepen informacione konkrete rreth këtij rasti.

Nuk mund të japim afate kohore sepse çështja e ekshumimit është shumë komplekse dhe njëherit shumë e ndjeshme. Për këtë nuk mund të japim informacione të tjera rreth rastit, kanë thënë zyrtarë të EULEX-it.

Në procedimin e mëtejmë të këtij rasti është e involvuar sipas zyrtarëve të EULEX-it edhe Zyra për persona të zhdukur.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23648. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23648