Zbulohet një sistem i ri planetar - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një ekip ndërkombëtar astronomësh ka zbuluar se Tau Ceti, një nga yjet më të afërt me Tokën, mund të përmbajë 5 planetë, mundësisht të banueshëm.

Në një distancë prej 12 vjet drite dhe i dukshëme me sy të lirë në qiellin e mbrëmjes, Tau Ceti është ylli më i afërt i vetëm që ka të njëjtin klasifikim si sistemi ynë planetar. 5 planetet e Tau Cetit janë vlerësuar të kenë përmasa midis 2 dhe 6 herë më të mëdha se Toka – duke i bërë mes sistemeve planetare me përmasa të përafërta me Tokën, të zbuluar deri tani.
Ekipi ndërkombëtar i astronomët, nga Britania e Madhe, Kili, SHBA dhe Australia, përdori teknika të reja për të zbuluar sinjale nga ky yll, sinjale të cilat më parë mendohej se nuk ekzistonin. Kjo sugjeron se Tau Ceti nuk është i vetmi yll që ka një sistem planetar.
Autorët e studimit të botuar në revistën Astronomy & Astrophysics, thonë se zbulimi i ri është në përputhje me pikëpamjen në zhvillim që praktikisht çdo yll përmban planete, dhe se duhet të ketë shumë sisteme planetare mundësisht të banueshëm. Sistem planetar quhet kur një grup i lidhur jo-yjor objektesh sillet në orbitë rreth një ylli. Toka, për shembull është pjesë e një sistemi planetar, që sillet në orbitë rreth një Ylli – Diell.
Pra, kur sytë nguliten natën në qiell, ia vlen të mendohet se yjet që shihen përfaqësojnë shumë planete, e disa prej tyre ndoshta të banueshëm.

b.gif
 
Top