"Zbulohet një mrekulli natyrore në Afganistan"

Megg

Carpe Diem
thumbnail.php

Hulumtues amerikanë në Afganistan kanë zbuluar një mrekulli të vërtetë natyre, një hark natyror të madh pothuaj 70 metra.
Christopher Shank dhe Ayub Alavi nga Wildlife Conservation Society, këtë hark kolosal natyror e zbuluan në malet qendrore të Afganistanit, transmeton gazeta Time. Hulumtuesit thonë se me madhësinë e vet kjo mrekulli natyrore është e 12-ta në botë dhe kjo renditje nuk është pak.
“Ky është njëri nga zbulimet më spektakularë zbuluar në këtë rajon”, ka theksuar Joe Walston, drejtor i programit aziatik i Wildlife Conservation Society. “Zbulimi i këtij harku është shenjë se mund të gjenden edhe mrekulli të tjera natyrore në Afganistan”.
Në vendin që gjendet në kaos dhe në konflikt të përhershëm ndërmjet regjimit e NATO-s në njërën anë dhe talibanëve në anën tjetër, ky ndoshta është lajmi i parë i mirë nga Afganistani.
 
Top