Zbulohet lidhja e Arjonit të Big Brother me Luanën e Fiksit

Zbulohet lidhja e Arjonit të Big Brother me Luanën e Fiksit

Që kur u fut në Big Brother nuk e fshehu ambicien e tij për të bërë karrierë në Shqipëri dhe ishte pikërisht kjo arsyeja për të cilën ai la Italinë dhe jetën që bënte atje, e cila për shumë prej të emigruarve mund të ishte jeta ideale. Arjon Muça ka treguar gjithmonë se di mirë se çfarë do në jetë dhe njeh armët që posedon për të qenë fitimtar.

arjoni.gif

Ndërkohë që shumë prej personazheve të Big Brother përflitet se do të jenë pjesë e Top Medias, duket se më me fat nga të gjithë është Arjoni i cili ka tashmë në dorë plane konkrete. Pak muaj më parë, kur ai sapo kishte dalë nga shtëpia e Big Brother dhe ishte disi konfuz në idetë e tij, gjithsesi nuk ka ngurruar të shprehë dëshirën e tij të madhe për të qenë pjesë e botës magjike të televizionit, madje është shprehur se për natyrën e tij do të ishte perfekte roli i prezantuesit në një program rinor si Selekt. Por duket se oferta që tashmë i është bërë, është shumë më e mirë se ajo që djali bukurosh kishte menduar për veten e tij kohë më parë. Programi Një këngë për ty i cili do të startojë për pak ditë në Top Channel ku protagonistë janë disa fëmijë të taletuar, do të prezantohet nga Hueida El Sajed dhe Arjon Muça. Duket se për të dy këta të rinj, lajmi ka qenë një surprizë e vërtetë. Hueda ka kohë tashmë që jetën e saj e bën mes Parisit dhe Tiranës por më së shumti po jeton në Paris ku ka ndërtuar edhe një karrierë për tu patur zili. Ka tre vite që nuk merret në televizion, që atëherë që bënte një program mëngjesi tek televizioni Arbëria. Mbase nuk mendonte ti rikthehej televizonit në Shqipëri, ose nuk shihte hapësirat e duhura për ta bërë këtë, prandaj dhe në Tiranë vinte thjesht për të dhënë provimet dhe për të takuar miqtë e saj. Por pikërisht ditën kur ajo erdhi për të marrë diplomën, mori një ofertë nga Top Channel për të qenë prezantuese e parë tek programi Një këngë për ty. Me siguri Huedës i ka pëlqyer menjëherë ideja pasi natyra e saj disi fëminore ia bën shumë më të lehtë prezantimin e një programi ku protagonistë do të jenë fëmijët. Por stafi i programit ka patur si ide që brenda këtij formati të fusë edhe një talk show me fëmijët, Vera që e lidhi me vajzën seksi të ekranit dhe vjeshta që do e sjellë si prezantues në krah të Hueidës në programin për fëmijë REDONA SADIKU pjesë e cila do të prezantohet nga Arjon Muça, djali bukurosh i cili u bë i njohur falë programit Big Brother. Ka me të vërtetë mjaft kuriozitet për të parë sidomos Arjonin në versionin prezantues, si një djalë i cili nuk kishte patur ndonjëherë lidhje me televizionin, por që mendonte se mund të jepte shumë aty.

VERA QË E LIDHI ME LUANËN Por nuk mbarojnë me kaq lajmet e reja mbi jetën e Arjonit. Duket se edhe në aspektin sentimental diçka ka lëvizur në jetën e tij. Gjithmonë e ka shprehur se është në kërkim të shpirtit binjak, të dashurisë së madhe, të asaj dashurie që do të mund ti dhurojë shumë emocione. Dhe duket se e ka gjetur, dhe ajo është Luana, vajza simpatike dhe shumë seksi e cila filloi karrierën në televizion shumë e vogël, si velinë e Fiksit, ndërkohë që tani është një nga protagonistet e reklamave të Digitalb dhe pjesë e Top Channel. Disa muaj më parë Luana i dha fund lidhjes me një djalë tjetër shumë simpatik dhe të pëlqyer, me këngëtarin Adrian Gaxha. Edhe pse thuhet që Gaxha udhëtonte shpesh për në Tiranë, vetëm për të takuar Luanën, duket se largësia ia ka bërë të pamundur vazhdimësinë e lidhjes. Ndërkohë Arjoni vjen nga një lidhje e gjatë me një vajzë italiane dhe disa flirte të vogla madje edhe në Big Brother. Janë njohur në Tiranë por duket se janë lidhur si të dashur gjatë pushimve të verës në plazhin e Vlorës. Kanë kaluar shumë kohë bashkë dhe kanë krijuar një histori të bukur dashurie me njëri tjetrin e cila gjithsesi është në fillimet e saj. Për këtë temë asnjëri nuk pranon të flasë e të na rrëfejë disa detaje, ndërkohë që ne menduam ta publikonim këtë informacion për të gjithë fansat e Arjonit por edhe të Luanës. Tani dy të rinjtë do kenë mundësi të punojnë dhe në të njëjtin vend, në Top Channel por me projekte të ndryshme. Lajmin që në jetën e tij ka tashmë një vajzë me të cilën ndjehet e lumtur, e dha vetë Arjoni dy ditë më parë kur ishte i ftuar tek programin Pasdite në Top Channel prezantuar nga Arbana Osmani. Arjoni tregoi se tashmë është lidhur me një vajzë, që ajo është brune dhe e bukur duke mos preferuar të japë identitetin e saj. Për të gjithë kuriozën ne kemi zbuluar se cila është ajo.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.celebritete.com/?p=1565. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.celebritete.com/?p=1565

Top