Sillen detajet e identifikimit të i Flamurit të shoqërisë "Drita" në Bukuresht që i përket vitit 1884. Pas një pune të gjatë të studiueses dhe përgjegjëses së Arkivit Etnografik Arjola Prifti së bashku me restauruesin Frederik Stamati, Prifti tregon të dhënat e flamurit, i cili deri më sot nuk është studiuar dhe nuk kishte një kartele historike.
Prifti thotë se Flamuri është i realizuar nga dy fletë pëlhura mëndafshi ,përsa i përket dekoracionit ka disa ndryshime të cilat tregojnë variantin e tij , ndërsa gjendja e tij është relativisht e mirë.
Flamuri me dimensionet me një gjatësi 158 cm dhe gjerësi 117 cm, ndodhet në Fondet etnografike të qendrës së studimeve albanologjike .
Ky flamur është i lidhur ngushtë me jetën kulturore të mërgatës së Bukureshtit e cila ka dhenë një kontribut të çmuar në veprimet e saj pro shqiptare në themelimin e shtetit shqiptar. Ky është flamuri i pestë që del në dritë brenda këtij viti.