Zbulohet enciklopedia shqiptare 300-vjeçare
Kur vete ministria jone nuk ja di vleren enciklpoedise:
http://www.panorama.com.al/gazeta/faqe12/1.htm
Kur vete ministria jone nuk ja di vleren enciklpoedise:
http://www.panorama.com.al/gazeta/faqe12/1.htm
Për këtë korpus që i kalon të 5500 faqet, do të kontribuojë Ministria e Kulturës së Kroacisë dhe Ministria e Kulturës së Kosovës. Natyrisht, Ministria e Kulturës së Unionit Serbi – Mali i Zi as që mendohet të kontribuojë. Po kështu, edhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë, pasi në këtë vepër flitet për Shkupin ilirik të banuar nga shqiptarët. Kontribut nuk mund të japë as Ministria e Kulturës së Greqisë, sepse në “Illyricum Sacrum”, flitet për një të tretën e Greqisë të banuar nga iliro-shqiptarët.
Të parët dhe të fundit që duhet të kontribuonin për botimin luksoz e voluminoz të “Illyricum Sacrum” është Ministria e Kulturës së Shqipërisë. “Deri tani, thotë drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, prof.dr.Shaban Sinani, AQSH-ja ka një praktikë të tërë me Ministrinë e Kulturës. E kemi vënë në dijeni për këtë projekt, si dhe punën e bërë deri tani....Vështirë të thuash po, pasi në atë institucion ndoshta, ende nuk ia dinë vlerën. Kur mendon se kjo ministri ka financuar Miss-e, koncerte e parada mode, thua se patjetër do e financojë edhe këtë vepër. Mirëpo, deri tani askush nuk e ka pohuar një gjë të tillë. ndoshta në Prishtinë shumë shpejt “Illyricum Sacrum” do ta shohë dritën e botimit, e në Shqipëri, askush nuk do ta marrë vesh. Në Kroaci, për shembull, të gjitha kopjet e destinuara për këtë vend janë blerë nga një shtëpi botuese.