Zbulimi, ja pse 1 në 10 fëmijë është i turpshëm

Daniel H

Primus registratum
Zbulimi, ja pse 1 në 10 fëmijë është i turpshëm

Zbulimi, ja pse 1 në 10 fëmijë është i turpshëm
Atnand Kola

Qëndron i vetmuar, preferon qetësinë absolute, nuk arsyeton në çast, ka vështirësi të luajë me moshatarët e tij, është i mbyllur në vetvete, ka raste kur është tepër nevrik: këto janë pak a shumë gjërat që karakterizojnë rreth 10 për qind të fëmijve. Këto vijnë për shkakt të një geni të ashtëquajtur “5-HTTLPR”. Geni në fjalë i pranishëm në ADN bën të mundur mos përshtatjen fëmijëve me persona të tjerë. Zbulimi i bërë në Milano ka studiuar sjelljet e 49 fëmijëve të turpshëm të moshës 7 -9 vjeç. Të dhënat treguan një fakt tjetër, se një fëmije të turpshëm, mund t’i duket vetja si një person i moshuar duke mbartur edhe rregullat e asaj moshe. Fëmijët e quajtur “të turpshëm”, ndryshojnë nga fëmijët e tjerë më shumë kuriozë, për vetë faktin se geni “5-HTTLPR” mbart këtë ndjenjë më pak kurioze krahasuar me moshatarët. Një fëmijë i turpshëm mund të përballojë çdo lloj gëzimi apo hidhërimi të thellë, pa kaluar asnjë lloj shqetësimi mendor, madje ai mund të jetë më i zgjuari në klasë. Kur këta fëmijë rriten, përfundojnë në spital me shqetësime mendore ose mbeten sërish të tillë. Personat që kanë këto simptoma pasi kalojnë moshën mbi 18 vjeç, bëhen përdorues të rregullt të alkolit dhe drogave të tjera të lejuara, ose përdorin shume medikamente qetësuese.
 

matriksi

Primus registratum
Re: Zbulimi, ja pse 1 në 10 fëmijë është i turpshë

Hej e di sa gabim po ben qe po e shkruan kete teme.
Ti po kufizon mendimin e te gjithe atyre qe e lexojne.

Shume informacion paska ky gjeni i shpikur.Cfare nuk dika per femijet e turpshem.Biles tregoka gjithe jeten e nje femije te turpshem.
Ti qe e shkruan kete teme duhet te japesh zgjidhje, jo te shkruash hamendesira kot .
Fute nje femije te turpshem nja tre muaj kamarjer dhe shikoje po su be me i paturpshmi nga te gjithe.Eshte e vertete qe puna e gjenit ekziston.Por eshte aq e dobet sa nuk merret parasysh fare.Duhet te kesh njohuri te VECANTA ne filozofi per ti dhene pergjigje kesaj.
 

random

Primus registratum
Re: Zbulimi, ja pse 1 në 10 fëmijë është i turpshë

Kam rreth 34 vjet qe vras mendjen pse jam keshtu si jam: i mbyllur, i ndrojtur, nevrik, antipatik -- krejtesisht anti-social. Tani qe e mora vesh qe eshte 5-HTTLPR, jam me i qete.

Ne fillim kujtoja se e kishin fajin prinderit qe u ndane kur isha 7 vjec, dhe im ate qe e kam takuar rreth 2 here keto 26-27 vjetet e fundit. Uroj qe im bir te mos kete te njejtat simptoma.

EBM, ky gjen kalon ne trazhgimi?
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Zbulimi, ja pse 1 në 10 fëmijë është i turpshë

Turpi eshte gje tjeter. ndersa indiferenca eshte gje tjeter. Me mire te kishe shkrujt ne titullin e temes Indiferent jo i turpshe.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Zbulimi, ja pse 1 në 10 fëmijë është i turpshë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Hej e di sa gabim po ben qe po e shkruan kete teme.
Ti po kufizon mendimin e te gjithe atyre qe e lexojne.

[/ QUOTE ]
Ku i shifni kufizimin ju?
Pse nuk u kufizua mendimi juaj mor zoteri?


</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ti qe e shkruan kete teme duhet te japesh zgjidhje, jo te shkruash hamendesira kot.

[/ QUOTE ]


C'zgjidhje do nga une zoteria juaj? Une e bera studimin? Atje nuk eshte mendimi im, eshte rezultat i nje studimi qe e ka bere "gjeniu". Ju mund ta aprovoni, por edhe ta hidhni poshte me gjenialitetin tuaj.
Ne rastin konkret une s'jam aq kompetent sa ju per te dhene nje vleresim, por kjo s'me pengon qe te sjell artikullin per diskutim ne Forum.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Eshte e vertete qe puna e gjenit ekziston.Por eshte aq e dobet sa nuk merret parasysh fare. Duhet te kesh njohuri te VECANTA ne filozofi per ti dhene pergjigje kesaj.

[/ QUOTE ]

Po shyqyr qe na e thate ju me njohurite e VEÇANTA ne filozofi se injorante do kishim vdekur ne amatoret e Psikologjise. /pf/images/graemlins/shrug.gif

Poshte tek linku keni nje artikull qe flet mbi genin 5-HTTLPR. Eshte artikull i Shoqates se Psikiatreve te SHBA-se. Inshallah dhe keta nuk kane njohuri te VECANTA ne filozofi, sepse do ndihesha me i lehtesuar. /pf/images/graemlins/laugh.gif

http://ajp.psychiatryonline.org/cgi/content/short/163/12/2148?rss=1
 

matriksi

Primus registratum
Re: Zbulimi, ja pse 1 në 10 fëmijë është i turpshë

HAHAHA. Ma mbylle gojen.Nejse ato qe thashe jane te verteta.DHE MOS TREGO WEBSITE KOT KUR NUK DI MIRE AS GJUHEN SE AI WEBSITE NUK FLET PER NJEREZIT E TURPSHEM DHE PER HAMENDESIRAT QE KA SHKRUAR AUTORI NE ARTIKULL.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Zbulimi, ja pse 1 në 10 fëmijë është i turpshë

Vertet qe artikulli nuk flet per njerezit e turpshem specifikisht, por flet per 2 te verteta qe kane lidhje me artikullin ne krye, dmth qe 5-HTTLPR eshte gen qe vecanerisht 1) shfaqet tek te femijet dhe adoleshentet 2) me probleme mendore.
Fakti qe studimi e sjell fenomenin e turpshmerise si çrregullim mendor, krijon edhe lidhjen llogjike me artikullin e Shoqates se Psikiatreve te SHBA-se.

Une kur e solla linkun bera dhe kerkime te tjera ne Google dhe gjeta disa rekorde qe benin lidhjen e turpshmerise me genin 5-HTTLPR, sepse nuk me flet goja para mendjes.

Ju mund te kerkoni dhe ne wikipedia per fjalen kyç "shyness" dhe fare mire mund te shohesh qe geni 5-HTTLPR pretendohet (te pakten deri ne 1996) se ishte i lidhur me kete fenomen. Pra kjo do te thote qe studimi mbase nuk jua mbush mendjen teresisht, por jo aq sa per t'u hedhur poshte nga nje prove qesharake qe beni ju si individe. Studimet sikurse eksperimentet nuk behen mbi nje person/kavie te vecante, por mbi grupe personash apo.

Po t'jua kundershtoja shembullin tuaj hipotetik, me nje shembull konkret sikur gjasme une kam qene i turpshem, kam punuar 1 vit kamarier dhe perseri vazhdoj te jem i turpshem, cfare pergjigje shkencore (filozofike)do me jepnit?
 

antip

Primus registratum
Re: Zbulimi, ja pse 1 në 10 fëmijë është i turpshë

5-HTTLPR ....... /pf/images/graemlins/lol.gif
 

gangsterja

Primus registratum
Me te vertete keto simtoma te bejne ashtu,po une qe s'kam turp per asgje e bej ose e them fjalen pa pike problemi.
 
Top