Zbulime arkeologjike

Daniel H

Primus registratum
Zbulime arkeologjike

Te me ndjeni nese po e hap kete teme ne vend te gabuar, por gjithsesi jeni te lire ta levizni ku ta shihni te arsyeshme.
Qellimi i temes eshte sjellja e fakteve interesante rreth zbulimeve arkeologjike te bera, sikurse une konsideroj se eshte ky artikull qe lexova tek lajmet e Yahoo-se pak me pare.

Perqafim I perjetshem? Nje çift ende te perqafuar qe prej 5,000 vjetesh

Arkeologet kane zbuluar ne veri te Mantoves – Itali, nje çift te varosur 5000 deri ne 6000 vjet me pare, te perqafuar me njeri-tjetrin.
Menotti (arkeologe) thote se burri dhe gruaja te gjetur te varrosur duhet te kene qene te rinj ne moshe, sepse dhembet e tyre ishin te paprekur dhe jo te rene.
Nje laborator tashme do te perpiqet te percaktoje moshen e çiftit ne momentin e vdekjes dhe kohen prej sa ata kane qene te varrosur.


413009169-Perqafimiperjetshem.jpg
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Zbulime arkeologjike

sa bukur /pf/images/graemlins/wub.gif

ps. EBM i paskam rene ne koke kur te thash hape tek erosi temen /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Zbulime arkeologjike dhe kerkime shkencore

Kleopatra e Egjiptit e fuqishme, por aspak e bukur

Gazeta Shqip

Mark Antoni dhe Kleopatra, një nga çiftet më romantike të historisë, nuk ishin bukuritë e mëdha që na ka ofruar Hollivudi, thonë akademikët. Një studim i një monedhe të argjendtë, dymijë-vjeçare, tregon se mbretëresha e Egjiptit, që është sjellë në ekranet e televizioneve nga Elisabet Tejlor, ka një mjekër me majë, buzë të holla dhe hundë të madhe. I dashuri i saj romak, i portretizuar nga Riçard Bërton, ka pasur sy të fryrë, qafë të hollë dhe një hundë të shtrembër. Monedha e hershme është studiuar nga ekspertë të Universitetit të Njukastëllit. Kler Pikersgill, eksperte e këtij universiteti tha: "Imazhi që ne kemi për Kleopatrën, është ai i një mbretëreshe të bukur, që adhurohej nga politikanët dhe gjeneralët romakë. Por, kërkimet e fundit tregojnë se kjo nuk është e vërtetë". E me të vërtetë, imazhi që shihet në monedhë, është shumë larg atij të ofruar nga Elisabet Tejlor dhe Riçard Bërton. Sipas ekspertëve, edhe shkrimtarët romakë tregojnë se Kleopatra ka qenë inteligjente dhe karizmatike dhe se ka pasur një zë joshës. Por, nuk përmendin asnjëherë bukurinë e saj. Imazhi i Kleopatrës si një joshëse e bukur është një imazh më i vonë. Në anën tjetër të monedhës është e gdhendur koka e Mark Antonit, dhe nën të është shkruar: "Antoni Armenia devicta" (Për Antonin, Armenia është mundur". Ndërsa nën kokën e Kleopatrës, shkruhet: "Cleopatra Reginae regum filiorumque regum", që do të thotë "Për Kleopatrën, mbretëreshën e mbretërve dhe e fëmijëve të mbretërve". Universiteti i Njukastëllit, shpreson se akoma më shumë thesare të harruara do të dalin në dritë së shpejti. Monedha romake, që ka bërë të mundur edhe këtë zbulim të fundit, është vendosur në muzeun "Shefton" të Universitetit të Njukastëllit, nga dita e djeshme.
 
Top