Zajmina i thotë po Valton Krasniqit, pasi dështon me Bleron

Albforumi

Primus registratum
Zajmina i thotë po Valton Krasniqit, pasi dështon me Bleron



Janë takuar bashkë në një koncert në Kosovë dhe kanë vendosur për një duet të fortë, që të pëlqehet jo vetëm në Shqipëri por dhe në diasporë. Këngëtari që jeton në Zvicër, Valton Krasniqi, sapo ka përfunduar pushimet në Milano dhe ka filluar punën për këngën e re me Zajminën. Ka vendosur ta ftojë në këtë duet, pasi bëhet fjalë për një këngë shumë të mirë, të punuar nga vetë ai. Tekstin e ka shkruar Rozana Radi, ndaj ende nuk është vendosur se cili do të jetë titulli i përfundimtar i këngës në rrymën R&amp;B elektro. Dy artistët kanë qenë në Prizren së bashku në një koncert së fundi, dhe atje kanë biseduar se si mund të dilnin bashkë në publik me një krijim ndryshe nga të tjerat, të cilën kanë plan ta bëjnë klip. Ata kanë bërë dhe disa foto së bashku gjatë qëndrimit në Kosovë, të cilat po i botojmë për herë të parë tek Panorama Plus.</p>


Të dy këngëtarët duket shumë në formë, ndërsa Zajmina vazhdon të mbajë ngjyrën e zezë të flokëve. Ata kanë menduar që me këtë këngë të re të bëjnë bujë, sidomos pas një periudhe tërheqjeje nga skena, sidomos Zajmina, e cila gjatë gjithë verës ka qenë e angazhuar vetëm me koncerte dhe ska publikuar asnjë klip deri tani. Kështu që ata i kanë hyrë punës, që ta publikojnë këngën brenda muajit nëntor. Thuhet se do të takohen këtë fundjavë për të realizuar xhirimet e përvitshme të kolazhit të këngëve të Vitit të Ri. Dy këngëtarët do të vijojnë të jenë bashkë gjatë javës që vjen për të bërë regjistrimin e këngës së re, ndërsa ende nuk kanë ndonjë ide për klipin. Gjithsesi Valtoni ka menduar se kjo këngë e re, që e ka orkestruar vetë, i përshtatet shumë Zajminës, edhe pasi kanë biseduar gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë. Më parë Valtoni ka bashkëpunuar me këngëtaren Emmy, dy motra binjake nga Zvicra, etj, duke e parë bashkëpunimin me femra të bukura si një sukses në këngët e tij. Ndërsa Zajmina tani që i ka premtuar Valtonit, nuk dihet se çdo bëjë me Bleron, me të cilin nisën një bashkëpunim për të konkurruar në Kënga Magjike, dhe ende nuk kanë realizuar asgjë edhe pse thanë që këngën do e realizonin patjetër.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=5169. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=5169
 

gangsterja

Primus registratum
Zajmina duket qe ne fytyre se c'fare femre eshte.Ajo eshte dukur qe ne moshen 14 vjec,qe fitoi Miss Shqiperine(dhe filloi te nxirrte foto te nxehta ne internet)duhet te kthehet nga udha e zotit.E admiroj per bukurine,dhe per zerin.
 
Top