Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Leopardii

Primus registratum
Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Dr. Nikolla Nesturi

Quhem Nikolla Kozma Nesturi, prona ime dhe atdheu im është në fshatin turistik të Palasës. Unë dhe fëmijët e mi akoma pas 14 vjet llokoçitje për demokraci, nuk kemi marrë akoma pronën tonë të trashëguar
shrug.gif
. Kjo sepse unë kam punuar shumë vjet mjek në Mirditë dhe tani që jam në pension, jetoj dhe banoj në Tiranë dhe ligjet e deritanishme për pronën parashikojnë të më kompensojnë, d.m.th. të më lenë pa atdhe; rrjedhimisht rrugëzgjidhja më e mirë për fëmijët e mi (brezin e ri në tërësi) do të jetë emigracioni. Si mua ka dhe shumë mjekë, arsimtarë, gjeologë etj. Po del e qartë se trojet tona i pëlqejnë shumë politikanët të cilët maskohen me titujt “person i stimuluar” dhe marrëveshje që i lidhin me firma franceze siç është rasti i “Club Med” në Kakome. Që mua dhe shumë bregdetasve të tjerë si unë të mos na mohohet atdheu që e trashëgojmë nga të parët, është e domosdoshme korrigjimi pa hezitim i gabimeve me pronën.
Z.Berisha, si koleg e mik që njihemi që para ndryshimeve politike të vitit 1990, ju drejtohem dhe mendoj se sot si kryetar i PD, është shansi i fundit që ju të meremetonit gabimet që keni bërë
smash.gif
, në veprimtarinë tuaj politike
smash.gif
, me moskthimin e pronës së trashëguar. Prona që trashëgojmë denbabaden, ku kemi varret e të parëve, që na bën të ndihemi krenarë dhe shqiptarë, prona dhe jo paratë e firmave piramidale, prona dhe jo partia që do të fitojë zgjedhjet, është problemi më madhor për të cilin janë të shqetësuar të gjithë banorët autoktonë të bregdetit. Madje kthimi i pronës do të përcaktojë dhe zgjedhjet e drejta e të lira. Ne duam që prona, pra e drejta për posedimin e saj, të na kthehet me ligj dhe mos ardhtë dita që bregdetasit të fillojnë të mendojnë për të çliruar pronat e tyre. Por edhe po të ndodhë gjë, faji kryesor bie mbi ju dhe zotin Fatos Nano <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> . Unë kisha bindjen se në gjithë këto vite, që nuk jemi takuar, ju keni reflektuar në gabimin e bërë në vitin 1991, me ligjin 7501, por mbeta pa mendje kur ju, para disa ditësh, deklaruat se do të zbatoni ligjin 7501, madje për ta theksuar shtuat dhe fjalën e “deklaroj solemnisht”
smash.gif
. A ka lidhje kjo me vazhdimin sipas udhëzimeve të Katovicës? Pse periudha 1992- 1996 kur ju kishit pushtetin nuk ju mjaftoi ta
zbatonit ligjin 7501, por e keni ndryshuar atë mbi 20 herë. A mund të na thoni ju por e presim dhe nga specialistët e KOP-it, se si do të zbatohet ky ligj në Krujë, Mirditë, Tropojë, Dibër, Malësi e Madhe, etj. ku dihet botërisht se fshatarët kanë respektuar kufijtë e pronës së baballarëve të tyre. Vallë a do t’jua merrni tokat atyre dhe t’i ndani për frymë, dhe sipas ligjit 7501 :tipsy: ? A mund të na thoni se cilët anëtarë të PD, heqin dorë prej kërkesës për pronën e tyre të trashëguar dhe i lënë të drejtën partisë dhe qeverisë që ajo t’i kompensojë dhe të japë një tokë tjetër ose të holla ose letra me vlerë
booki.gif
etj. Shumë mirë, këta individë, le të deklarohen dhe le ta bëjnë këtë veprim, por unë dhe shumë nga bashkëfshatarët e mi në zonën turistike jemi në pritje për kthimin fizik 100%, me shpallje të pavlefshmërisë për aktet grabitëse të pronave tona nga viti 1945 e deri më sot dhe kompensim vetëm për ato raste kur prona është shfrytëzuar për nevoja publike dhe tjetërsimet e bëra deri në vitin 1991 për ndërtime banimi. Unë dhe shumë të tjerë shpresonim se ju do të ngrinit zërin dhe do të na mbronit për problemin e Dhralesë, plazhit të Palasës. Juve u është bërë prezent me dokumente nga kryesia e Shoqatës Bregdeti, se Dhraleja është grabitje e organizuar nga pushtetarët.
Zoti Berisha. Që të fillojë demokracia, dhe ju të shlyeni një pjesë të gabimeve që ju rëndojnë (pasi 15 vjet kohë e humbur nuk na e ktheni dot) filli i pronësisë duhet lidhur aty ku u ndërpre në vitin 1944.
thumbsup.gif
Kompensimi i pronave tona në bregdetin turistik është i pazbatushëm, antikushtetues dhe e vetmja zgjidhje është kthimi dhe kërkojmë të respektoni titujt e pronësisë, detyrimet kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.


http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=71770


28/03/2005
 

MLK

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Zoteria qe i drejtohet Berishes ka plotesisht te drejte pasi gjithe qeverite qe pas 90 kane luajtur me pronen e gjakun e te tjereve e nuk ka gje me te rende pasi nje nga pengesat kryesore per investimet e huaja ne Shqiperi eshte dhe problemi i prones.
Jane aq te zgjut ata qe kane grabit pronat sa qe kane bere aq shume rremuje sa qe nuk do te kete ligj qe te mos ler njerez te pakenaqur e te mos humbin para nga ky problem.
Imagjinoni pronaret e vjeter kerkojne pronen e tyre e jo kompensim (si zoteria ne fjale) e kjo eshte mese normale llogjikisht e ka senc, po ne rastin kur pronari i ri ka shitur pronen (pasi e ka pas me dokumenta gjithashtu) e me pas kjo prone eshte rishitur (normale ka aktivitete Realy State ne Shqiperi keshtu qe eshte legale) pra toka mund te kete kaluar disa duar dhe pronari final ka investuar ne menyre qe te presi sa ti ngrihet vlera e çdo gje e ka me dokumenta te rregjistruara ne kadastren e shtetit. Me çfare te drejte ketij pronari qe e ka blere me para mund ti merret prona per tje kthyer pronareve te vjeter! Si mund te marresh token e dikujt qe e ka blere me para dhe e ka te regjistruar legalisht! Pra eshte e njeta gje si ti mohosh pronarit te vertete pronen e tij e ne keto raste une per vete sdi se çfare zgjidhje mund te gjehet!
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

si KA ME JUA KTHY z .berisha (po e shkruj me t vogel emnin e tij "n shej rrespekti")
smash.gif
MOR ZOTNI I NERUM,QE AI SHKATRROI SHQIPNIN ME INJORANCEN E TIJ,FUTI LUFTEN VERI-JUG
LEJOJ PIRAMIDAT....DEGJENEROJ VENDIN,SHPIKU KJOSKAT,SI KERPURDHA N TIRAN E MAR SHQIPNIN
DEGJENEROJ USHTRIN ,POLICIN SHTETIN, MUSHI TIRANEN ME INJORANC E KATUNARI JA KTHEJ
KRYT SHQIPNIS DREJT ISLAMIT (me respekt PER
MYSLIMANT) E JO DREJT EUROPS N'T CILEN BAJM PJES
E PER T'CILIN FAKT EUROPA E DENOI,E DOT'NA DENOJ GJITHMON,LE T' MARRIM SHEMBULL NGA VENDET ISH KOMUNISTE QE PO HYN N EUROP , SI SLOVENIA,SLOVAKIA,POLONIA,ROMANIA,ETJ ETJ
SHQIPNIA AS VJEN N PYTJE NOJ HER........
I NDRROHET PATENTA NJI MAROKINI E JO NJI SHQIPTARI,NJI MAQEDONSI E JO NJI SHQIPTARI ,N EUROP, NE JEMI T' FUNDIT GJITHMON , SEPSE DIKUSH
....... KA POHUAR SE ASHT E PAMUNDUR ME KONTROLLU "FALSIFIKIMET E DOKUMENTAVE N SHQIPRI"
NJI POLITIKAN i joni SIGURISHT i asaj kohe t' PD.
HAPNI SYT O NJERZ T'NDERUM ,MOS VOTONI INJORANCEN
AT QE PRUNI VEQ REGRES N SHQIPNI,TA LEJM NE NJI AN TIFOZLLEKUN T'SHOHIM N RRADH T'PAR INTERESAT TONA.
INJORANCA , E KUNER RRYMES E KA MAJT EDHE SHKODREN PENG T'POLITIKES E PER PASOJ KA SJELL INJORANC N'SHKODER, PAPUNSI,MOS RREALIZIM PROJEKTESH,PER ARSY POLITIKE,EMIGRIM,ASHT KRIM PER AT VEND QE GJEOGRAFIKISHT ASHT I PAKRAHASUESHEM,liqen ,3 lumej,det, alpe, t'arritshem n harkun e 30 minutave, kalaja E MREKULLUESHME AJ POPULL QE EDHE PA BUK E KA HUMORIN N' GJAK.....MJER AJ QE BAHET PENG I POLITIKES ,KSAJ SMUNDJE T'SHEKULLIT.
FITOFT E DREJTA GJITHMON.
wave.gif
 

antares

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

MLK! Nese ti ble "ligjerisht" nje BMW te vjedhur (se helbete sa e ligjshme mund te jete blerja e nje BMW te 2004 qe ben 90 000$ per 10 000 $ sa e "bleve" ti" dhe policia e kap per t'ja kthyer pronarit te ligjshem me sa di une ti mbetesh me gisht ne goje.
Argumentat se ti i ke vene nje pasqyre te bukur BMW, dhe i ke hequr nje boje ngjyre muti nuk besoj se do te te pine uje ne gjykate.
Tani imagjino qe kjo qe eshte bere pas 1990 dhe qe vazhdon e sot e kesaj dite eshte 1000 here me e rende me serioze dhe me me pasoja, se ketu nuk kemi te bejme me ceshtje lluksi po me buken e gojes e me prone te patundeshme te blere me flori apo te trasheguar nga te paret!
Per sa kohe te mos njihet e c'eshte me e rendesishme te mos kthehet prona sic ishte ne tetor 1944, Shqiperia nuk do kete rehat e nuk do beje perpara!
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

ANTARES - n parim keni t'DREJT POR BMW-s nuk i bahet kadaster (pra rregjistrim ne nji zyr t specializume) MJAFTON 5000 lek e 1 noter, kurse prons t patundshme i PARAQITET,PROJEKT,DOKUMENT ORIGJINE,pronsie ETJ ETJ,nuk menoj se asht I njajti RAST.
<img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Pronat, shqiptaret s'qene te zote ti mbronin ne vitin 1945, c'fare dreqin kerkojne ata tani.I takonte gjyshit tim ti mbronte pronat e veta, nuk me takon mua sot pas 60 vjetesh.Kjo nuk do ishte burrerore dhe e ndershme.
Personalisht me pelqeu zgjidhja demokratike qe i beri parlamenti shqiptar ceshtjes se pronave ne vitet e para te 90-es.
Sot ka ardhe koha ne shqiperi te vleresohet puna dhe jo toka sic po ndodh atje. Evropa nuk mund te ne mesoje ne per kete ceshtje,se ajo eshte shume e komplikuar,dhe ata mund ta ngaterrojne akoma me keq shqiperine.
Shteti shqiptar duhet te kete autoritet te madh per zgjidjen demokratike te kesaj ceshtje.
 

MLK

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

antares, makina nuk eshte e njete me pronen pasi nuk eshte pasuri e paluajteshme. Nese ti blen nje prone se pari duhet te shkosh ne zyrat e hipotekes ku eshte regjistruar e kur rezulton e rregullt ne rregjistrin e kadastres, pra prone jo e vjedhur dhe pronari eshte ai qe ka dhe çertifikaten perkatese te leshuar nga drejtori i Hipotekes qendrore me duket se nuk flitet per nje prone te vjedhur.
Pra çdo gje rezulton e rregullt dhe ti paguan parate sipas tregut e nuk jam duke fol per te blere nje prone me dokumenta fallco e duke mashtruar dynjane!
Kur blen nje makine qe kushton 80 mije si thua ti me duket se ketu je kochient se ka diçka qe nuk shkon se nuk ka budalla ne kete bote te ta shesi 5 here me lire, pra risku dihet.
Personi qe ka blere nje toke me te gjitha dokumentat qe kerkon ligji shqiptar dhe e ka bere kete ne optiken e nje investimi imobiliar afatmesem nuk mendoj se ka ndonje faj apo ka bere ndonje gabim apo ka abuzuar e nuk e kuptoj se si mund te merret guzimi nga parlamentaret qe ta gjykojne qofte dhe financiarisht! Nese kjo do te behet atehere asnje nuk mund te kete besim te investoje qofte dhe 2 cent ne Shqiperi.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Investitoret e huaj nuk vijne ne Shqiperi jo nga problemi i ndarjes se pronave, por nga frika e rryshfeteve dhe e pasigurise qe ekziston sot ne shqiperi.
 

antares

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Sigurisht qe nuk eshte e njejta gje nje BMW me nje shtepi apo toke! Une pikerisht kete thashe.
Ju faleminderit qe me &quot;sqaruat&quot; qe c'eshte pasuria e luejteshme dhe e paluejteshme, po sido qe te perdridheni nuk i shpetoni ceshtjes kryesore: <span style="font-weight: bold">A eshte e ligjshme prona e vjedhur?</span>
Yllis eshte goxha origjinal (gjynah qe eshte nga kategoria e leckamaneve te djeshem te bere miljonere sot me pronen e tjetrit) kur thote qe meqe jua morri Enveri me bajoneta, mos i kerkoni me ne jete te jeteve po na i lini ne &quot;pronareve te rinj&quot;.
Pra prona bazen na e paska tek pushka (mentalitet tipik komunist ky), vetem qe ajo e shkrete eshte thike me dy presa se si i thone fjales &quot;Ato maja rripa rripa, njer ma hype e njer ta hipa&quot;.
Pra sic do te thoshte Kondrapedali ne kesi rastesh &quot;E gjitha reduktohet se ku eshte kepuca, te kemba ime apo te ajo e komshiut&quot;
More njerez, per sa kohe te mos pranoni se prona eshte e patjetersueshme (pervec rasteve te shitblerjes <span style="font-weight: bold">vullnetare</span> apo te lenies trashegim etj.) ashtu bisht qeni do te mbetet Shqiperia ne jete te jeteve.
Ato denglat e Kadastres tregojani ndonje tjetri ju se mos kujtoni se nuk e dime pse objektet kryesore qe u sulmuan ne 97' ishin pikerisht kadastrat!
Dhe se fallsifikimet me te ndyra sot behen pikerisht ne kadaster, dhe qe nje pronar (apo ish-pronar sic keni qejf ju kelyshe te kuq ti quani) duhet te paraqise 14 (katermbedhjete) dokumente te noterizuara nderas nje pronar i &quot;ri&quot; sic jeni ju teoriciene te pushkes, asgje!
Vazhdoni se mire e keni!
 

Xhaferr

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

po c'mutin do bejn kto me kto prona, do kullosin delet ne bregdet? ndertase e klub medit do sjelli turitst, do sjelli lek, dhe perfundimisht pune per vendasit. pastaj si mund ta qush bregdetin pronen tate, kjo eshte idiotsi. dhe me sa di une kto persona as nuk kane dokumentat e pershatshme per te kerkuar token.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

nje pergijigje te shkurter per antares
Ju ANTARES i shikoni gjerat thjesht ne interesin tuaj personal.Ndersa un i shikoj ato ne interesin e perbashket kombetar.Nuk desha te tregoja jeten time por ti me detyrove;Toka e gjyshit tim eshte marre me force dhe dinakeri nga nje deputet i partise socialiste.Dhe une nuk them qe kjo toke ne buze te detit te me kthehet mua, as ti perkase ketij deputeti te qelbur por tju ndahet fshatareve qe jetojne ketu qe prej shekujsh. Kjo eshte me humane apo jo?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Fillimisht postuar nga antares:
[qb] MLK! Nese ti ble &quot;ligjerisht&quot; nje BMW te vjedhur (se helbete sa e ligjshme mund te jete blerja e nje BMW te 2004 qe ben 90 000$ per 10 000 $ sa e &quot;bleve&quot; ti&quot; dhe policia e kap per t'ja kthyer pronarit te ligjshem me sa di une ti mbetesh me gisht ne goje.
Argumentat se ti i ke vene nje pasqyre te bukur BMW, dhe i ke hequr nje boje ngjyre muti nuk besoj se do te te pine uje ne gjykate.
Tani imagjino qe kjo qe eshte bere pas 1990 dhe qe vazhdon e sot e kesaj dite eshte 1000 here me e rende me serioze dhe me me pasoja, se ketu nuk kemi te bejme me ceshtje lluksi po me buken e gojes e me prone te patundeshme te blere me flori apo te trasheguar nga te paret!
Per sa kohe te mos njihet e c'eshte me e rendesishme te mos kthehet prona sic ishte ne tetor 1944, Shqiperia nuk do kete rehat e nuk do beje perpara! [/qb]
tani merr te njejtin arsyetim dhe dergohe ne vitin 1944 pastaj me 1939 e me pas ne 1926 e perseri me 1912 se ketu fillon problemi qe shtrove

Kujt i jane grabitur pronat pra?!
Kush i grabiti i kujt ia dha?!
Cfare menyre ndoqi?!
(nje shembull: nese shteti ve ne shitje disa prona dhe pastaj i jep para - parate e popullit kuptohet - atyre qe &quot;duhet&quot; per ti blere, eshte bere nje grabijte? Tjeter shembull: njohja e pronave -tokave shqipetare-qe turqit i dhane atyre qe i ndihuan ti shtypnin koken shqipetareve a eshte e pranueshme? a eshte me pranueshme se refoma agrare e 7501 Berishes?)

edhe dicka tjeter
PRONA NUK ESHTE TOKE POR NJE PAKETE TE DREJTASH MBI NJE TOKE.

Toka nuk krijohet e nuk zhduket ndersa te drejtat mbi te ndyshojne ne epoka te ndryshme.

Ish pronaret perdorin argumentat e gabuara per te mbrojtur interesat e TYRE.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Ne vitn 1445 xxxxxgjyshi im kishe shume toka .
Meqenese nuk pranoi te nderronte fene, turku i vuri taxa dhe i mori pronat.
Ato prona ia dha nje vasali te perandorise i cili, kur perandoria ra nga fiku, i shiti njerit per per pese leke. Prona kaloi ligjerish (sipas ligjeve te pushtuesve kuptohet) ne disa duar derisa A.Z. e njohu si te ligjshme. Pastaj e sekuestori italiani (ligjerish se i bente ligjet vete ne ate kohe) per te bere nje baze ushtarake dhe perpara se te &quot;kriste ****** &quot; e te kthehej ne te semes ia shiti dikujt qe sot e quajme ISH PRONAR. Te njejten toke sot e punojne disa familje fshatare (7501) dhe mezi arrijne ne fund te muajit.

KUSH ESHTE PRONARI I LIGJSHEM sot???????!!!!!!!
(te gjitha kalimet jane bere &quot;sipas ligjit&quot; ne fuqi ne cdo kohe)
 

antares

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Me vjen mire qe edhe ne nje moment te tille per vendin nuk ju mungon humori!
Se sigurisht humor eshte te besh filozofi (per me teper lexoni Hysamedin Ferrajn ne nje debat interesant me liberalet) kur ke probleme te tilla konkrete sociale e politike per te zgjidhur sic eshte ceshtja e prones.
Po te isha dhe une ne humor te mire do tu ndiqja ne elukubracione filozofike jo deri ne 1444 po deri ne 3589 Para Krishtit. Dhe do te ndanim qimen me katersh se kush p.sh. ka te drejte te jete pronar per kuoten 2477 m te malit te Korabit!
Dicka per ate qe i qan zemra per bregdetin dhe frontet e punes qe do na hapka Klub-Medi!
Eshte komode te jesh bujar me gjene e tjetrit ti zoteri, se te njejten gje mund te them edhe une, p.sh. do ta mbroj Bagdadin deri ne piken e fundit te gjakut <span style="font-weight: bold">tend</span>!
Ne Shqiptaret e kemi humbur virtytin e te indinjuarit me padrejtesine qe i behet te afermit (nese e kemi patur ndonjehere), dhe vetem kur zjarri na vjen ne prapanicat tona personale e ngreme zerin ne kupe te qiellit!
Kjo me kujton derrat ne therrtore qe kur shohn shoket e tyre te therren vazhdojne te pertypen te qete deri sa u vjen vete atyre momenti.....
Ne fakt ky mentalitet na ka bere te ecim goxha perpara ne rrangjet e trafikanteve dhe semaforisteve te dalluara.....
Aferim......Birinxhi arnaut qafir!
Pis milet!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

A si s'po vje i her ajo kpuca tek këmba ime o Antares.... Po si o të mjerë pronat e dikujt t'i jepen dikujt tjetër. Kur Sala tha ti gëzoni tokat ai nuk po jepte tokat e Ram Berishës po tokat e një pjese shqiptarësh (që në shumicën e rasteve bënin pjesë tek kategoria që nuk rrinte klubeve apo poshtë rrapit)për t'ja dhënë një pjese tjetër. Me të njëjtën llogjikë ne nuk duhet të kërkojmë as trojet e Kosovës pasi në radhë të parë toka është pasuri e shtetit dhe më pas e individit. Meqë Kosova është (ishte) pjesë e shtetit Jugosllav atëherë edhe gjithë kërkesat e kosovarëve janë të paligjshme. Po ashtu edhe aspiratat e çamëve në Greqi nuk duhet të egzistojnë. Ç'ndryshim ka Metaxa apo Tito nga Hoxha e Berisha?
Baza e një shteti është respektimi i pronës. Pa respekt për pronën nuk ka përparim sepse nuk e ka lënë mendja asnjë që të ndërtojë, investojë në një pronë që nesër një klysh komunisti (mentalitet i tillë) të ngrihet dhe me pushkë në dorë (ose me rregulla bashkiake)ta nxjerri jashtë. Or miq thirrini mendjes para se të flisni sepse pasi të flisni ju duhet të mbroni atë që keni thënë. Natyra e shqiptarit nuk e pranon gabimin fatkeqësisht!
 

Arber Kruja

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Ndarja e Pronave Ka Mundesi te Behet me Drejtesi te Plote:

1- shpronesim total i te gjithe grabitesve permes nje mekanizmi ligjor prapaveprues zinxhir te pakthyeshem me kahje qe kalon nga 'pronari' aktual i tipit deputet i PD&amp;PS apo zagareve tufe rreth tyre --&gt; ne drejtim te gjendjes se pronesise sic u gjend ne vitin 1990.

2- ndertim i nje mekanizmi ekonomiko-financiar qe do te percaktonte shkencerisht drejt kontributin e fshataresise dhe qytetareve mbi pronen e perbashket te shtetit komunist; ky kompesim do te zbritej nga vlera e pasurive private qe ekzistonin perpara vitit 1944 - ne rastet kur investimi pune dhe kapital eshte mbivendosur ne ato hapesira.

3- percaktimi i sakte i siperfaqeve dhe pasurive private qe ekzistonin perpara 1944-es dhe kthimi i tyre pa hezitim pronareve legjitime te cileve ju eshte bere konfiksimi me dhune i prones nga shtetit komunist.

4- nxjerrja perpara gjyqeve demokratike publike te kupolave politike pergjegjese per shkaterimin e sistemit mbi pronen pas vitit 1990 duke ju bere atyre vete nje konsfiksim total i tipit 'komunist' te te gjitha pasurive te vjedhura;

5- pas konsfiksimit total te te ardhurave te kupolave politike te krimit te organizuar, kjo vlere monetare dhe e patundeshme te depozitohej ne shtet i cili te shlyente te gjitha borxhet qe rezultojne nga dhenia e ndihmave miliardeshe te Evropes dhe ShBA-se;

6- pas kesaj do te shohim ne shqiptaret se njerezit do te punojne, do te hapen si me magji vendet e punes, do te shperthejne investimet e huaja dhe do te vihet re dukshem PROGRESI.

Ndryshe, Une Kurre nuk Kam per T'ja pare Bojen Vendit te Ferrit dhe Mafjes Politike. E ardhmja ime po ndertohet per bukuri ne Perendim. Si une ka me qindra, mijra shqiptare.

Kete Drejtesi kerkon Prona dhe Qytetari, Kete Avangarde Rilindase kerkon Shqiperia per te Cilen mund te Kthehesha nje Dite dhe te Votoja, per te Punuar me zotesi ne Shqiperi si Njeri i Lire dhe me Dinjitet.
 

antares

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Keshtu flitet, e jo me argumenta te tipit &quot;Po te ta jap une pronen tende ty ti cfare do besh&quot;.
Mos u shqetesoni shume per kete se kane menduar njerzit edhe per situata te tilla. P.Sh. Nacional-Socialistet e njohen dhe e respektuan me rigorozitet pronen private ne Gjermani por ama per token bujqesore vendosen nje klauzole qe ne rast se pronari nuk e shfrytezonte me eficence ai taksohej rende ne menyre te shkallezuar dhe deri ne humbje te prones! Per cdo gje ka rregulla, p.sh. ti vertet mund te jesh pronar i 400 m katror ne qender te qytetit por ama asksh nuk duhet te te lejoje qe te kthesh ne depo cianuri apo te depozitosh benzol!
Rendesi ka njehere qe prona ti kthehet te zotit!
Modalitetet sigurisht jane te diskutueshme (ne rast se ne token time eshte ndertuar nje hidrocentral une sigurisht nuk mund te kerkoj pronesine e turbines se trete te peste e te gjashte!
 

keraun

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

problemi i kthimit te tokave eshte problemi kryesor i shqiperise,Ne statusin e kooperatives eshte shkruajtur :Ne raste prishjeje apo mos funksionimi i kolektivisimit (domethen kooperatives)çdo personi i duhen kthyher pronat qe kane futur::kjo do te thote qe ne qoftese familja ime kishte futur :vullnetarisht: &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; 30hektar toke me prishjen e kooperativave duhet ti kthehej 30hektar toke.ky mos aplikim i statusit e çoi shqiperine 500vjet mbas (siç thote nje injorant ketu qe na çoi tek turku dhe te spahinjte e 1445es)ne qoftese nuk e dine ca injorante ketu ne te gjitha vendetet e lindjes ku ishte aplikuar kolektivizimi u rikthyhe prona tek i zoti ne kete menyre ata u rriten ekonomishte dhe hyne ne europen e bashkuar.jo si ne qe me mos aplikimin e ligjeve dhe zvarritjen e tyre na futen ne vllavrasje.dhe ta kini te qarte qe pronat jane dhene ne perdorim dhe nuk jane falur deri ne (ndertimin)e nje ligji per nje kompesim apo nje rikthimi te drejte te pronave...dhe nje gje desha te shtoja EUROPA dhe ligjet e saj bazohen MBI PRONEN PRIVATE mos njohja dhe mos kthimi i prones eshte problemi kryesor i mos futjes se shqiperis ne familjen europiane.....
 

exp-s

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

eshte sh e ngaterruar ceshtja e prones.
qe te jemi realist, mendoj qe prona nuk ka per tu kthyer plotesisht tek pronari. fajin nuk e ka sala apo fatosi, problemi eshte se ne 50 vjet ndjenja e prones u be zero dhe tani jane zene aq sh prona e jane bere aq shume allishverishe me pronat sa qe eshte epamundur te kthehet e plote.
te kthehet aq sa eshte e mundur.
mendoj se problemi me i madh jane administrata dhe politikanet te cilet me pronen e te tjereve jane e bere dhe po behen te pasur!
diku kthejne nje cope dhe me tej gllaberojne nje cope akoma me te madhe!
psh edi rama do 150 mije deri 200 mije USD per nje leje ndertimi normale per nje pallat nga i cili ndertuesi fiton 800 mije deri 1 milion usd apo euro.
si tia bejne ?
per arsye shteterore prona nuk kthehet tek i zoti por e blen nje biznesmen i cili rastesisht ka lidhje me nje politikan. dhe ja ku dolen leket e administrates (z rama ) dhe politikaneve (z.pd/z.ps)
keshtu edhe puna e z nikolla ate prone ku ka sh interesa eshte e pamundur ta rimarresh.
nje rast tjeter?
ja nje i tille:
ne bllok ne plazhin e durresit atje ku ndodhen vilat e kryeministrit dhe presidentit, jane te gjitha trojet me pronar, te cilat jane njohur nga Komisioni i kthimit te trojeve, por asnje prej tyre nuk ka marre as edhe nje leje te vetme per te ndertuar nje vile ne pronen e tyre,
nderkaq restoranti i jepet z Gezim Kashta i cili eshte privatizuar, deh z kashta e ka modernizuar restorantin.
sic e dine te gjithe z kashta ishte mik me Z Meta.
Z tartari po nderton vilen e tij ne pronen e familjes se tij, por ai eshte zv.minister
pra e shikoni qe ne zona me interes i zoti i prones eshte me i humburi nga te gjithe!
me lehte eshte te maresh pronen e tjetrit sesa pronen tende!
hajt mo e vrisni men'jen se s'keni ca me bo!
tung tung!
 

MLK

Primus registratum
Re: Z. Berisha, na ktheni pronat e grabitura

Me lart nuk kam pohuar qe jam kunder kthimit te prones te pronari e nuk jam kundra kthimit, po kam shtruar nje problem i cili nuk ka pse pergjithesohet e te konsiderohen gjithe pronaret e rinj si hajdute e njerez qe kane marre prona me grabitje!
Ke shume vete qe njoh te cilet kane blere prona me para ne dore e sja kane vjedh kujt, i kane blere me çmimet e tregut e me dokumenta te rregullta ne hipoteke. Pra kur dikush, ne menyre te ndershme blen me parate e tij nje prone e cila figuron sipas ligjit ne fuqi si prone e shitesit, si mundet qe pas disa vitesh po ai shtet qe i ka rregjistruar pronen ti kerkoje qe tja ktheje mbrapsh pasi ajo prone ka dhe nje pronar tjeter?!
Pra aktualisht me thoni metoden se si mund te blihet nje prone ne menyre te ndershme se kete nuk arrij te konceptoj dot une!
 
Top