Zënkë në gjimnazin e Tetovës për vendet e punës vendet

Zënkë në gjimnazin e Tetovës për vendet e punës vendet

gjimnaz-150x150.jpg
Dita e parë në gjimnazin e Tetovës ka filluar me një zënkë të madhe mes drejtorit në detyrë dhe disa profesorëve të larguar nga puna. Drejtori në detyrë i kësaj shkolle, Llokman Elezi, u akuzua nga paraardhësi i tij, se ka larguar nga puna pa kurrfarë paralajmërimi 10 profesorë, të cilëve dje u kishte përfunduar kontrata e përkohshme e punës. E gjithë kjo rrëmujë në këtë shkollë, siç pohon ish-drejtori i shkollës Zulxhevat Abdiu, ka filluar para disa muajsh. Abdiu thotë, se që atëherë, kur Elezi është emëruar në këtë detyrë, ka filluar largimi i njerëzve nga puna në këtë gjimnaz. Abdiu gjithashtu thotë se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Ministria e Arsimit, mirëpo deri më sot nuk është ndërmarrë asgjë.
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollorë jemi në një situatë shumë të palakmueshme ku një numër i madh i kolegëve të cilët kanë përvojë një dy apo tri vjet që punojnë në këtë kolektiv dhe është shumë e vërtetë se më 31 e 08 u skadon kontrata, mirëpo nuk është në rregull që të shënohen me iks emrat e njerëzve që vite me radhë punojnë këtu. Dhe së paku ato njerëz meritojnë një sqarim për arsyet përse. kur janë verifikuar aftësitë apo joaftësitë e tyre që të veprohet në këtë formë dhe pse veprohet në këtë formë, deklaroi Zulxhevat Abdiu, ish-drejtori i Gjimnazit të Tetovës.
Kamera e Televizionit ALSAT, regjistroi tabelën ku në të vërtetë drejtori në detyrë, kishte shënuar me shenjën iks, emrat profesorëve që duhej të pushoheshin nga puna.
Për ta sqaruar tërësisht këtë rast, ekipi i Alsatit tentoi të marrë prononcimin edhe të Llokman Elezit, mirëpo me të hyrë në zyrën e tij, ai tha se nuk e ka ndërmend të deklarojë asgjë. Sipas tij, ekipi i Alsatit në këtë shkollë kishte hyrë me ftesë të paraardhësit e tij Zulxhevat Abdiu. Kjo sipas Elezit, ishte arsye e mjaftueshme që me gisht të na i tregojë derën për tu larguar nga zyra e tij.
Pas kësaj tentuam të kontaktojmë edhe profesorët emrat e të cilëve ishin shënuar me iks nga drejtori aktual, mirëpo kot, sepse asnjëri prej tyre nuk pranoi të flasë. Arsyeja, ishte se ndoshta drejtori do të mëshirohet dhe sërish do të mund të ktheheshin në punë. Pas kësaj edhe një herë tentuam të kontaktojmë me drejtorin Elezi, por sërish përgjigja e ishte e njëjtë se nuk ka çfarë të deklarojë para objektivit të kamerës.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21928. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21928
 
Top