Youtube thyen rekord të audiencës

Youtube thyen rekord të audiencës

Youtube.jpg

Përcjellësi i industrisë comScore të hënën ka raportuar se shërbimi i videove për shikim online, ka shënuar një rekord të lartë gjatë muajit gusht, me çrast YouTube ka arritur një pjesëmarrje dominuese të audiencës.

Sipas comScore, një numër i paparë prej 161 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kyçur online për të shikuar video gjatë këtij muaji, ku numri i përgjithshëm i videove të shikuara në internet ka kaluar për herë të parë shifrën prej 25 miliard.

Ueb faqet e Google seruan më shumë se 10 miliard video online të shikuar nga përdoruesit e internetit në Amerikë gjatë muajit gusht, gjersa YouTube ka qenë pjesëmarrës i videove të ofruara me 99%.

Google ka tërhequr 121.4 milion shikues, ku secili ka shikuar një mesatare prej 82 videove.

Ueb faqet e operuara nga Microsoft, rivale të Google, kanë vendosur një sekondë të distancuar prej 574 milion videove të lëshuara prej pothuajse 55 milion përdoruesve amerikan të internetit gjatë muajit gusht.

Sipas comScore, përafërsisht 539 milion video janë shikuar onlne përmes Viacom Digital dhe 488 milion tjera janë ofruar përmes Hulu.

Pothuajse 82% e tërë përdoruesve amerikan të internetit kanë shikuar video online gjatë muajit gusht, me një mesatare shikueshmërie prej 9.7 orësh. Kohëzgjatja e një videoje të zakonshme ka qenë më pak se katër minuta.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1130. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1130

Top