Ylli Pango, padit Top-Channel. Kërkon 1 milion euro

Ylli Pango, padit Top-Channel. Kërkon 1 milion euro

imagebutton.gif


alkida-300x178.jpg
Ish-Ministri i Kulturës Ylli Pango padit në Gjykatën e Shkallës së Parë televizionin “Top-Channel”. Padia ka të bëjë me skandalin seksual, ku ish-ministri u filmua duke i kërkuar favore intime gazetares së maskuar si aplikante, në këmbim të një vendi pune.
Lajmi u konfirmua mbrëmë për SH2, nga burime të sigurta pranë togave të zeza në kryeqytet. Padia civile e firmosur nga vetë ish-ministri Pango do të gjykohet nga gjyqtari i çështjeve civile Agim Bendo, i caktuar me anë të shortit elektronik.
Sipas padisë civile, (me objekt “padi shkaktim dëmi” dhe nr. dosje 1276), paditësi Ylli Pango, kërkon dëmshpërblim nga televizoni kombëtar “Top Channel” në vlerën 1 milion euro.
Padinë e tij, Pango e ka argumentuar si më poshtë: “Kërkoj deklarimin e palës së paditur përgjegjëse për shkatim dëmi ndaj personit, si rezultat i publikimit të të dhënave të pasakta, jo të vërteta dhe të përfituara në mënyrë të paligjshme”.
Pango kërkon gjithashtu në padi “detyrimin e palës së paditur të mos publikojë në të ardhmen artikuj, intervista apo komente ndaj palës paditëse të cilat në mënyrë direkte apo indirekte që mund të dëmtojnë personin e tij”.
“Kërkoj detyrimin e palës së paditur të paguaj shpërblimin për dëmin e shkaktuar në vlerën 1 milion euro”- thuhet në fund në padinë e dorëzuar nga avokatët e ish-ministrit.
Mësohet se në arsyetimin e kërkesë padisë, avokatët e sish-ministrit kanë renditur edhe një sërë deklaratash si dhe materialin bruto të regjistruar nga emisioni “Fiks Fare”. Në padi nënvizohet shpesh se janë kryer filmime brenda ambienteve të banesës duke cenuar, sic thonë avokatët, privatësinë e klientit të tyre.</p>


Si shtesë të padisë së tyre, mësohet se avokatët e Pangos kanë dorëzuar dje në Gjykatë edhe një material të njejtë me rastin Pango, të ndodhur në një vend të Evropës juglindore, ku Gjykata e Strasburgut është shprehur në favor të “viktimës”.
Gjithashtu, mësohet se në ditët në vazhdim avokatët e ish-deputetit Pango do të depozitojnë edhe tarifën prej 1 % të vlerës së kërkuar në padi, (10 mijë euro) si formë garancie (këtë shumë e parashikon ligji për fillimin e procesit civil).
Ndërkohë, dosja penale e skandalit Pango ndodhet në prokurorinë e kryeqytetit dhe rrezikohet të mbyllet për shkak se as policia dhe as prokuroria nuk janë në gjendje të gjejnë vajzën që futi në kurth ish-ministrin Pango. Ka qenë fillim i muajt mars kur televizoni Top-Channel nëpërmjet emisionit Fiks Fare publikoi pamjet, pas të cilave ish-ministri Pango u shkarkua.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4680. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4680
 
Top