Ylli i futbollit amerikan dhunon brutalisht partneren! (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
19de4c8954cdc9b0d3ae9beaf44cc836.jpg



Një video e publikuar nga faqja amerikane e internetit TMZ tregon dhunën e pashembullt të yllit të futbollit amerikan, Ray Rice, ndaj të fejuarës që më pas u bë edhe bashkëshortja e tij.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në muajin shkurt në ashensorin e një hoteli në Atlantik Siti dhe publikimi i pamjeve ka shokuar të gjithë fansat. Ray Rice është kampion i Baltimore Ravens i Ligës së Futbollit Amerikan.
efcc2a34c272faabd854e89152d15122.jpg

Kamera e vendosur në ashensor ka regjistruar gjithçka, grindjen, fjalët e rënda dhe dhunën fizike që sportisti ushtron ndaj bashkëshortes, Jannay Palmer. Rice gjatë një konferencë ka kërkuar falje për sjelljen e tij.
9e084e5a6af1d3413b94ea2232230168.jpg

“Një akt kriminal” është quajtur nga media veprimi i tij. Rrjetet sociale dhe mediat janë lëshuar me tërbim kundër kampionit të futbollit. Ato thonë se, si është e mundur që Janay ka pranuar që të martohet me burrin që e dhunoi brutalisht?
8bbde4096b6e4d1902851c516e606249.jpg

Ndërkohë, Ray Rice mund t’i thotë lamtumirë karrierës së tij. Skuadra e tij Baltimore Ravens e ka pushuar, ndërsa Liga e Futbollit Kombëtar ka dhënë vendimin për pezullimin e tij në një afat të pacaktuar.
d21477645b1126717506e92bcfbc79a0.jpg

Edhe presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar për ngjarjen e rëndë nëpërmjet zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest. “Dhuna është një akt i neveritshëm dhe i papranueshëm. Asnjë burrë nuk ka të drejtë të godasë një grua”, tha Obama nëpërmjet komunikimit për shtyp.

bcef48796d520126b9431e0213ba7447.jpg
 
Top