BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi
Neymar thotë se ai do të ishte bërë muzicient nëse nuk do ishte bërë futbollist – dhe ka postuar një video të tij duke kënduar rap për ta dëshmuar atë.
Sulmuesi i Barcelonës shihet si një prej lojtarëve më të talentuar në botën e futbollit. Por po të mos ishte bërë futbollist, Neymar thotë se do të provonte të ndërtojë karrierë në muzikë.
“Nëse nuk do të isha futbollist, do të isha bërë muzicient. Megjithatë, nuk mendoj se do të kisha qenë shumë i mirë pasi nuk di të këndoj ose të luaj ndonjë instrument”, ka thënë Neymar.
Megjithatë kjo nuk e ka penguar atë të provojë, siç tregon një video e postuar në Instagram nga një mik i Neymar, MC Nego Borel.