YJET NE FOLK - UNIVERS 2005

Al-Punk

Still here
YJET NE FOLK - UNIVERS 2005

Fondacioni FOLK-UNIVERS është duke realizuar projektin kulturor YJET NE FOLK-UNIVERS 2005 , i cili fillon ne dt.15 Tetor dhe do të përfundojë në dt. 15 Nentor . Ky projekt do te realizohet në tre faza , ku në fazën e parë dhe të dytë do të bëhet anketimi për përzgjedhjen e 10 këngëtarëve me te suksesshëm të këngës popullore për vitin 2005 , ndërsa faza e tretë ka të bëjë me shpalljen e fituesëve dhe realizimin e një spektakli të madh në Pallatin e Kongreseve ,ku do te jepen çmimet per fituesit e anketes . Realizimi me sukses i ketij projekti kërkon angazhim dhe pjesëmarrje sa më të gjerë , sidomos për fazën e parë dhe të dytë të tij , anketimin për përzgjedhjen e
dhjetë këngetarëve më të mirë të këngës popullore.
Anketimi do te realizohet në shumë forma , në bashkëpunim me televizione , radio të ndryshme në Shqiperi , Kosovë , Maqedoni , në gazeta e revista të përditshme dhe periodike , në internet ,si dhe me sondazhe në terren e në ambjente të ndryshme publike , në mënyrë që të ketë pjesëmarrje sa më të madhe dhe vlerësim sa më te drejtë , objektiv dhe të besueshëm në shpalljen e fitueseve . Për përzgjedhjen e bashkëpuntorëve për anketim nuk do të ketë përzgjedhje apo kufizim . Në këtë kuader stafi realizues i këtij projekti ju lutet të beheni edhe ju pjese e ketij
anketimi mbarekombetar , për të votuar këngëtarin tuaj
të preferuar.

Rregullorja e Anketimit:

1. Pjesëmarrja në votim është e lirë .

2. Cdo votues ka të drejtën e një vote , mund të votojë vetëm njëherë .

3. Votat do jenë të vlefshme vetëm për këngetarët e këngës popullore shqiptare .

4. Përzgjedhja e këngëtarit është e lirë , nuk do të ketë ndikim nga stafi apo person tjetër .

5. Organizatorët e anketës herë pas here do të paraqesin emrat e këngëtarëve me të votuar.

Menyra e votimit
Votimi do të bëhet me këto mënyra :

1 . Në internet ne adresen : www.folkunivers.org, www.shqiperia.com,
ose ne adresën e e-mail : folkunivers2004@yahoo.com

2 . Ne numrat qe do anonçojne radiot dhe televizionet vetem ne emisione direkt.

3 . Në adresat dhe kutitë postare të gazetve që do të bashkëpunojnë në anketim .

4 . Me SMS ne numrin +355 / 683116644

Në përfundim të anketës të gjithë bashkëpuntorët e anketës do ti dorëzojnë me procesverbal komisionit dokumentacionin dhe rezultatet përfundimtare që kanë nxjerrë në programet apo botimet e tyre , nga ku do të nxirren rezultatet përfundimtare .
Ju faleminderit,
me respekt Stafi organizativ i anketes .
 
Top