Xhons: Suksesi i Kosovës, faktor stabiliteti në rajon
Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Stjuart Xhons, ka vlerësuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ecur përpara, ku të gjitha vendet kanë kaluar nëpër tranzicione dramatike politike, ekonomike dhe shoqërore.…

Xhons ka theksuar se suksesi i Kosovës si një shtet demokratik, i pavarur, tolerant e shumetnik vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm kritik për stabilitetin në rajon, duke nënvizuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Këto komente zyrtari i lartë amerikan i bëri gjatë një senace të Komisionit Amerikan të Helsinkit mbi sfidat, me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor. Lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, Xhons tha se ato treguan se është bërë përparim i dukshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke përfshirë përmirësimet në regjistrimin e votuesve, kartat e identifikimit dhe në kornizën ligjore. Sipas vlerësimeve të ODHIR it, zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën shumicën e standardeve, megjithatë nuk arritën të përmbushnin standardet më të larta të zgjedhjeve demokratike, tha Xhons. Bashkimi Evropian, me synimin e tij për t’u zgjeruar e integruar, ka marrë kohët e fundit përgjegjësi më të mëdha për rimëkëmbjen dhe reformimin e Ballkanit. Sfidat e reja në Bosnje Hercegovinë, Kosovë e gjetkë kanë nxitur debate lidhur me rolin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan.

RTK

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23317. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23317
![jones_311766168.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fjones_311766168.jpg&hash=26b423f206eca6cab30caa2d8da1867a)