Xhoi Bega, folësja e njohur e radios martohet në Angli: Ja pengjet e mia

Xhoi Bega, folësja e njohur e radios martohet në Angli: Ja pengjet e mia

Xhoi Bega, folësja e njohur e “Top Albania” radio dhe “Top Channel”, të martën “braktis” gjithçka në Shqipëri dhe niset për në Angli. Emocionet e fillimit të një jete të re për 26 – vjeçaren, së bashku më të dashurin e saj Xhoni.
“Do të më marrë malli … ”

Dashuria të merr mentë, këtë gjë e ka bërë edhe me Xhoin. Gjithçka ka filluar para më shumë se dy vjetësh. Ajo shkon për t’u argëtuar në një ambient nate në Tiranë dhe ai si turist i huaj donte të eksploronte sa më shumë vende. Kishin të njëjtat shije muzikore dhe kjo i bashkoi në fillimet e para. Miqësia e Xhoit me Xhonin nuk ngeli me kaq, derisa ata vendosën të bashkëjetonin. Por, si çdo gjë që ka kohën e vet edhe për këtë çift, kishte ardhur koha të hidhnin një hap tjetër në jetën e tyre.

Nuk e ka pasur të vështirë ta marrë këtë vendim. Ka kaluar net të tëra pa gjumë dhe në fund e ka vendosur t’i thotë “lamtumirë” Shqipërisë. Është fjala për Xhoi Begën, të cilën prej 9 vjetësh ishim mësuar ta dëgjonim si një ndër zërat kryesorë të “Top Albanias”, ndërsa tani, nuk do të jetë më. Më 13 tetor ajo merr avionin për t’ia filluar nga e para, në krahët e një djali që duket se i ka ndryshuar jetën. Ajo pranon se ka ndryshuar 180 gradë pas njohjes më të dashurin e saj, që nga mënyra e të menduarit dhe deri tek ajo e të shijuarit të gjërave. Respekti maksimal ndaj saj dhe të qenit pa komplekse, duket se e ka joshur më shumë folësen simpatike të radios, por edhe të ekranit. Në këtë intervistë, ajo rrëfen emocionet e largimit, pengjet dhe premtimin se do të mbetet gjithmonë shqiptare. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë jetë të lumtur.

Xhoi, pas pak ditësh nuk do të jesh më në Shqipëri, na trego për këtë vendim të fundit që ke marrë për vete dhe që të bëri të “braktisësh” radion.

Po, është e vërtetë. 9 vjet radio, është shumë e vështirë me thënë të drejtën. Është vendi ku u rrita, u formova, ku krijova dhe identitetin tim. Kisha filluar të njihesha si Xhoi i Topit dhe jo si Xhoi Bega. Radioja më dha edhe mundësin për të provuar eksperiencën time në “Top Channel”, në emisionin “Select” për 5 vjet. Por vjen një moment, që kur e filluake punën shumë e vogël, siç e fillova unë, vetëm 16 vjeç dhe kur vjen në moshën që jam tani, 26 pothuajse, do që të bësh gjëra të reja. Po iki me një peng shumë të madh sepse është e vetmja gjë që dija të bëja dhe dija ta bëja shumë mirë, por ishte edhe një gjë që më përmbushte si njeri. Tani dua ta testoj dhe ta sfidoj veten time, për të parë se çfarë mund të bëj unë tjetër në jetë, pa u kufizuar në një media. Kam dëshirë që edhe atje ku do të iki, në Angli të aplikoj në radio. Mund të bëj edhe punë të tjera. Mund të punoj përkthyese. Lë të themi se po iki për të filluar një jetë të re, me njerëz të rinj, me një punë të re, në ambient të ri dhe mbi të gjitha me një tjetër stil jete.

Sa kohë po bën që po e “bluan” këtë mendim në mendjen tënde?

Ky vendim, është “bluar” që në fillim, kur fillova të jetoja me Xhonin, i dashuri im me të cilin kam bashkëjetuar për dy vjet. Është pikërisht ai, që më bën të marr këtë vendim. Me njeri-tjetrin, kemi nxjerrë konkluzionin që ne mund të kemi një jetë më të mirë atje. Duke qenë se ajo është vendlindja e tij dhe nuk mund ta detyroja atë që për vite më radhë të jetonte në Shqipëri. Ai sigurisht e pëlqen, e adhuron, e ka shumë qejf por ja që nuk është vendi i tij. Plus edhe unë nga ana tjetër, kam dëshirë të lëviz, gjithmonë e kam pasur këtë dëshirë. Ai, përveç Anglisë, mund të shkojë edhe në vende të ndryshme të botës, sepse ka punën e tillë.

Si lindi kjo dashuri me Xhonin? Na tregoni për momentet e para të njohjes që më pas kjo dashuri të bëri të lësh Shqipërinë, punën, familjen!

Jemi njohur në ambiente nate në Tiranë. Ai punonte në atë kohë për një shkollë. Ishte një bashkim bilateral mes shkollave angleze dhe atyre shqiptare. Aty jemi parë dhe jemi takuar. Lindi gradualisht kjo ndjenjë. U lidha me të jo se ishte i huaj, nuk është se kam pasur ndonjë pasion të madh për të huajt, por sepse më bëri të ndihem mirë…

Një pyetje do të ishte: u mbaruan shqiptarët që Xhoi shkojë tek ai anglezi?

Ai mund të ishte shqiptar, por mund të ishte edhe nga Afrika. Xhoni është një person që mua më mbush dhe nuk është e thënë se ai ishte anglez. Plotësojmë njëri-tjetrin dhe kemi gjetur po njëri-tjetrin. Jemi njëlloj.

Çfarë ndryshoi në jetën tende pas njohjes me Xhonatan?

Kanë ndryshuar shumë gjera, ka ndryshuar mendësia ime e të parit të gjërave. E logjikimit, e kënaqësisë së tepërt. E kënaqësisë në kuptimin që, në një vend argëtimi ai, vetëm kërcen, qesh, nuk ka kurrë komplekse. Më ka hequr edhe mua kompleksin. Optika ime e të parit të gjërave tani është shumë ndryshe se sa para se ta njihja këtë njeri. Ndoshta kanë kaluar dy tre vjet dhe unë kam filluar të piqem. Por, i shoh gjërat ndryshe. I shoh më tepër, i vuaj më tepër dhe i shijoj akoma më tepër. Kam ndryshuar unë në kuptimin e mirë të fjalës, kam ndryshuar në mënyrën e të folurit me njerëzit, në mënyrën e të menduarit.

Ke menduar ndonjëherë këto ditë, për mënyrën se si ke nisur të punosh në një moshë fare të vogël, të rritesh dhe si e ndjen veten tani që po i “jep duart” gjithçkaje dhe po ikën?

Kam pasur një punë të mrekullueshme në media, qysh e vogël më është dhënë mundësia që të punoja. Ja arrita qëllimit, kaq ishte. Ky ishte kufiri, nuk doja të bëja një jetë të përditshme njëlloj, që kur të shkoja 50 vjeç të bëja përsëri “Një këngë për ty”. Por, që do të më marrë malli shumë për atë ambient, për ato korridore, për humorin me stafin, për programet e mia që kam ideuar, për mesazhet e njerëzve, për gjithçka që ka të bëjë me prezantimin tim në radio. Prezantimi im në radio ka qenë edhe një terapi shumë e mirë për mua, për shembull, në qoftë se nisesha e mërzitur nga shtëpia ose nga një ambiente tjetër, shkoja atje dhe gjithçka zhdukej si me magji. Unë jam optimiste. Ndoshta, në fillim do të jetë shumë e vështirë. Por, duke menduar që jeta ime do të ndryshojë. Unë gjithmonë kam pasur shans dhe nuk besoj se kësaj here do të më lërë në baltë.

Ke ndonjë peng?

Sigurisht që kam peng për familjen time, për prindërit dhe për motrën. Për kolegët e mi, ambientin, Shqipërinë.

Do të bëni ceremoni martesore?

Në Angli po, në Neë Castel, një ceremoni bashkiake, sepse ceremoninë e madhe, kemi ndërmend ta bëjmë vitin tjetër. Nuk është se unë kam qenë tip i martesave, kam mbështetur më shumë bashkëjetesat, por duke qenë se jam shqiptare dhe jo angleze, letrat na detyrojnë që të bëjmë një ceremoni.

Çfarë ke me djemtë shqiptarë, çfarë nuk shkon tek ata J?

Për çunat shqiptarë nuk kam fare problem. I dua, i kam shumë xhan, janë fantastikë fare, por zemra ime u lidh me këtë njeri.

Çfarë të tërheq tek ai ?

Është artist, sepse ka studiuar për art, për pikturë, është artist në çdo aspekt. Mënyra sesi ai e organizon jetën, është shumë intriguese dhe të bën në çdo moment ta pyesësh. Në çdo moment ka diçka ndryshe për të bërë. Është i vetmi njeri që më bëri të ndihem femër në kuptimin e mirë, respekti ndaj meje është maksimal. I vetmi ndoshta në këtë botë që të linte gjithçka në vendin e tij, për të ardhur dhe për të jetuar në Shqipëri vetëm prej meje. Jo se erdhi këtu dhe gjeti një punë. Vitin e parë jetonte vetëm dhe punonte. I mbaroi kontrata dhe iku në Angli, mirëpo në momentet e fundit, kur kontrata mbaroi, ne në ato momente jemi lidhur, kur ai do të ikte. Më pas lidhja vazhdoi pasi shkova edhe unë atje, më pas ai vendosi të vijë këtu e të jetojë pa një punë pa një gjë.

Çfarë të bëri të besoje në këtë dashuri dhe të vendosje të filloje një jetë tjetër në Angli?

Dalë nga dalë e kuptova që kjo ishte diçka që e kisha kërkuar në jetë, dhe ta humbisja në momentet e fundit, do të ishte një dramë më e madhe që mund të më ndodhte. Ai është shumë i lumtur që ne do të ikim. Nuk dua t’i them që po sakrifikoj për ty, por dua t’i them që, “OK”, po provoj një jetë të re me ty.

Keni dy vjet e gjysmë që e njihni Xhonin, para tre vjetësh e kishit menduar që jeta jote do të merrte këtë rrjedhë?

Para tre vjetësh, unë isha ajo vajza që dilja me miqtë e mi në klube. Vajza që i isha përkushtuar punës, karrierës. Jetoja me prindërit. Në dy vite kam ndryshuar 180 gradë. Por, jam shqiptare dhe do të mbetem shqiptare, fëmijët e mi do të kenë emra shqiptarë dhe këtë nuk e luan topi (qesh).

Si reaguan kolegët e punës kur i dhatë lajmin që do të iknit?

Ma kanë shprehur të gjithë, duke filluar nga drejtori dhe nga kolegët e mi. Shumë prej miqve të mi kanë filluar dhe të qajnë. Kam bërë një festë me shoqërinë në një nga lokalet e Tiranës.

A e ndjen vetëm me fat?

Unë kam pasur një gjë, atë që kam kërkuar më ka ardhur, nëse do ta quaj shans, ashtu është. Shpresoj që atje ku do të shkoj, do të bëj diçka që do të jem e kënaqur.

Si u ndie familja pas këtij vendimi?

Fillimisht, prindërit, motra ime, familja, e kanë pasur të vështirë, qysh kur fillova të bashkëjetoja, sepse ne jemi shqiptarë dhe kemi traditat tona. Tani e kanë pak problem. Por, sinqerisht, do të më marrë malli. Kam edhe një peng tjetër, që nuk u martova kurrë me Eno Popin, (qesh). E çuditshme sepse të gjithë na dinin të dashur. Ngaqë bënim programet bashkë, Enon e kam shok shumë të mirë, por na dolën këto thashetheme.

PYETSORI I PRUSTIT

“Kam frikë nga e ardhmja”

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Nuk ekziston.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Më parë ishte puna. Tani që jam në pauzë, mendoj çfarë do të bëj kur të iki në Angli.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Mbrëmë, duke biseduar me Xhonin.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

E ndryshoj gjendjen menjëherë. Nga e mërzitur në e qeshur …, nuk merrem vesh.

Defekti juaj kryesor?

Ndonjëherë, nuk arrij t’i njoh mirë njerëzit, më zhgënjejnë më pas.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?

Gabimeve të vogla, në përgjithësi jam tolerante.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

S’e di, nuk e kam menduar ndonjëherë.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Në Vermosh me Xhonatan.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Fatos Kongoli

Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një burrë?

Respektin për botën femërore, kulturën dhe humorin e bukur.

Te një grua?

Vlerësoj femrat që janë vetvetja. Të jenë ato vetë dhe të forta. Nuk duhet të shpërfytyrohen vetëm sepse mentaliteti dhe shoqëria nuk i pranon.

Kompozitori juaj i preferuar?

Pearl Jams

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?

Më pëlqen libri i fundit e Kadaresë, “Darka e gabuar”.

Filmi që ju la mbresë të thellë?

Më pëlqen kinematografia evropiane.

Piktori juaj i dashur?

Mone.

Ngjyra juaj e preferuar?

Viola dhe bluja

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Të punoja në “Top media” e të kem miq shumë të mirë

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Unë në përgjithësi nuk pendohem.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Urrej fenomenin e shkuarjes pas parasë dhe gjërave firmato.

Frika juaj më e madhe?

Nga e ardhmja.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Gënjej ndonjëherë kot, për shaka, ose kur shkoj vonë në një takim.

Si do të dëshironit të vdisnit?

96 vjeç, në një krevat super të madh dhe komod, me nipër e mbesa përreth.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Faleminderit!

Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

Nuk jam as në toke e as në qiell. Nuk jam as e lumtur dhe as e hidhëruar.(Shekulli)

WlB-iHALcDA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23880. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23880

Top