Xhihadi fiton në gjyq

Xhihadi fiton në gjyq

xhihad.jpg
Berlin - Gjykata supreme në Berlin solli vendimin: Fëmijët në Gjermani mund të pagëzohen me emrin Xhihad. Procesi gjyqësor 3-vjeçar përfundoi në favor të 49-vjeçarit egjyptianit nga Gjermania, Reda Seyam, të cilit i ishte mohuar e drejta nga ana e autoriteteve gjermane të pagëzojë djalin e tij me emrin Xhihad. Sipas autoriteteve të Berlinit, emri Xhihad (Luftë e shenjtë) paraqet rrezik dhe problem për fëmijën, sepse që nga 11 shtatori i vitit 2001 ky term ka marrë një konotacion të fortë negativ. Procesi, i cili ka kaluar prej njërës në instancën tjetër gjyqësore, përfundoi pas 3 vjetëve, sepse, me arsyetimin se termi Xhihad përveç që është fjalë arabe, është edhe emër i përhapur mashkullor i cili nënkupton obligimin e muslimanit të angazhohet në përhapjen intelektuale dhe sociale të besimit, e nuk ka të bëjë me terrorizëm.
Reda Seyam, i cili ne Gjermani njihet si fanatik musliman, do të duhet së shpejti sërisht të përgjigjet në gjyq, sepse Prokuroria e Minhenit e akuzon për formim të një shoqate kriminale dhe përhapje të shkrimeve kryengritëse. Njëherit dyshohet edhe si organizator i bombardimeve të vitit 2001 në Bali.</p>


Linda J.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22218. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22218
 
Top