Xhaxhi kryetar i Bashkisë
Një detyrë klase e veçantë në shkollën Edith Durham. Letrat e fëmijëve për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit..Shumica i drejtohen me “Xhaxhi Kryetar i Bashkisë…”. Disa të tjerë me “I dashur kryetar…” e disa me “Zoti Kryetar…”. Janë mbi 30 letra të shkruara në fletë të zakonshme fletoresh me gërma dore.. Diku bukur dhe drejt, diku me dorë paksa të dridhur.. Autorët janë fëmijë 7 dhe 8 vjeçarë, nxënës të klasës së dytë të shkollës Edit Durham këtu në Tiranë.
Disa ditë më parë, mësuese Dhurata u dha një detyrë shtëpie shumë interesante: “Shkruajini një letër kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe kërkojini atij atë që ju mungon…”Klevisa, Ksenia, Andi, Alvjona, Tea, Xhesika, Regi, Dhorini, Gregori, Joni, Fiona, Edma, Athinajda, Greis, Jozefi, Nelsi, Anisa, Lora, Emi, dhe shokët e shoqet e tjera të klasës, u menduan gjithë pasditen dhe mbushën faqet e detyrës.. Pasi morën notat, dy prej tyre patën një ide: ti dërgonin letrat në redaksinë e gazetës Shekulli që nuk është shumë larg shkollës së tyre.. U tha, u bë Disa nga letrat e fëmijëve po i botojmë në këtë faqe, kurse të tjerat do tia dërgojmë Bashkisë me postë. </p>
Dy janë problemet kryesore të fëmijëve të Edit Durhamit. I pari ka të bëjë me atë që është gangrenë për gjithë fëmijët e Tiranës: Mungesën e këndeve të lojrave.
“I dashur xhaxhi kryetar. Unë në lagjen time nuk kam ku të loz. I gjithë sheshi është i mbushur me makina. Unë dua të jetë i hapur vendi, – shkruan Anisa në detyrën e saj…
Të njëjtën dëshirë për kënde lojrash dhe hapësirë kanë 28 nga 35 letrat që na sollën vogëlushët.
Shumë prej letrave rendisin një problem të dytë që ka të bëjë direKt me shkollën Edith Durham. Rruga përpara shkollës kthehet në një makth të vërtetë nga ora 11 deri në orën 12 në mesditë (koha kur nxënësit e klasave të para dhE të dyta dalin nga mësimi). Prindërve ju duhet ti presin jashtë oborrit, ndërkohë që burra, gra, gjyshe, fëmijë e makina bëhen lëmsh, e mezi qëndrojnë majë këmbëve në një trotuar aq të ngushtë sa të duhet të jesh artist cirku për të mbijetuar.. Stresi, britmat e pashmangshme për të gjetur njëri-tjetrin dhe boriet e makinave janë të përditshme dhe deri tani pa zgjidhje..
“I dashur kryetar.. dua që ti të na sjellësh një polic që mund të pengoj rrugën e shkollës sepse kalojnë shumë makina dhe unë nuk mund të kaloj dot, – shkruan Nadja në letrën e saj. – “Zoti kyetar! Para shkollës sonë është shumë rrëmujë dhe rrugë makinash.. Ne jemi të rrezikuar çdo ditë kur dalim nga shkolla, – shkruan Jozefi.. Alvjona i kërkon “dy shtylla të mëdhaja që mos kalojnë më makina”
Kurse Greisi i kërkon kryetarit të rregullohen muret me lagështirë të shkollës.. “Ju lutem të na rregulloni shkollën se unë jam me alergji dhe nuk e duroj dot lagështirën – shkruan ajo. Fantazia merr krahë në letra të tjera. Edma i kërkon kryetarit “një shtëpi”, kurse Dhorini i kërkon “një fushë futbolli dhe një…motër”
./shekulli/</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25396. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25396