www.peticioni.org

www.peticioni.org

SHQIPTARE TE SHQIPERISE, SHQIPTARE TE KOSOVES, SHQIPTARE TE CAMERISE, SHQIPTARE TE MAQEDONISE, SHQIPTARE TE MALIT TE ZI,

Sot eshte koha te ngrini zerin tuaj,


Sot Politika Greke kerkon te ktheje Jugun e Shqiperise ne Vilajetin e 6 shqiptar te turpit dhe mos respektimin e te drejtave te kombit Shqipetar,

Sot eshte koha te mbroni te drejtat tuaja si shqiptare, te mbroni te drejtat tuaja si qyetetare te lire, te mbroni vlerat e kombit tuaj nga cenimi qe vjen nga politikat shekullore te fqinjit tone Jugor,

Sot eshte koha te bashkohemi se bashku ne mbrojte te vlerave tona kombetare, per te mos tradhtuar sakrificat qe bene gjysherit dhe stergjysherit tane per ngritjen e nje kombi te lire dhe ne prosperitet

Sot eshte koha per te mos qene me te shtypur dhe inferior

SOT ESHTE KOHA PER FIRMOSJEN E PETICIONIT DREJTUAR PERSIDENTIT TE REPUBLIKES, KRYEMINISTRIT DHE TE GJITHA ORGANIZMAVE NDERKOMBETARE

MBI CENIMIN QE PO I BEN POLITIKA GREKE KOMBIT SHQIPTAR


FILLO MBRO VLERAT DHE KOMBIN TEND THJESHT DUKE FIRMOSUR KETE PETICION


CDO FIRME E JUAJA, ESHTE NJE ZE ME SHUME,

VETEM DUKE BASHKUAR ZERAT TANE, DO TE MUND TE NGREJME ZERIN E KOMBIT TONE.


www.PETICIONI.ORG

Me respekt Arber Cepani
 

Erind

Forumium maestatis
Peticion mbi politiken mjerane Shqiptare ndaj Greq

Do ta quaja: Peticion mbi politiken mjerane shqiptare ndaj Greqise.

Kjo sepse eshte e qarte qe fajin kryesor ne kete mes e kemi vete. Greqia fundja synon te zgjeroje interesat e veta pavaresisht se e ben kete gje ne menyre tejet abuzive, ekstremiste e irrituese.

Zhvillimi ekonomik eshte pergjigja me e mire ndaj kesi lloj politikash agresive. Sidoqofte ky zhvillim do kohe e deri atehere neperkembja e cenimet nga te tjere duhet te ndalohen me mjetet politike e ligjore qe kemi aktualisht. Ne Shqiperi as nje pergjigje minimale politike nuk po behet. Askush nga partite, OJF-te apo analistet me ze nuk u ngrit per te thene dicka apo per te ndermarre nje nisme parlamentare. Nga politika u degjuan vetem disa gjysem-zera te vetmuar e sporadik. Politika shqiptare (ne ceshtjen me Greqine mund ti fusim pa frike fare te gjithe ne nje thes si poziten ashtu dhe opoziten e re) ka nje psikoze te pashpjegueshme frike ndaj Greqise.

Me peticionin une nuk besoj se do te arrihet ndonje gje konkrete sado mire te jete i shpjeguar ai juridikisht, ekonomikisht apo tjeter. Te gjithe e sidomos politikanet
shqiptare e dine shume mire se cfare duhet bere e nuk kane nevoje te lexojne peticione sado mire te jene ndertuar ato. Politikanet shqiptare kane shume me teper nevoje te kene me shume frike voten e elektoratit te tyre brenda shtepise sesa Greqine. Vota eshte e vetmja menyre ndeshkimi per ta!
Personalisht e firmosa kete peticion e do te isha gati te firmosja dhe shume peticione te tjera pasi kjo eshte nje nga menyrat e pakta qe une kam per te protestuar ketu ku jam.

Edhe dicka. Eshte gabim i rende te besosh se rruga e Shqiperise apo shqiptareve per ne BE kalon nga Greqia. Greqia eshte nje vend i cili akoma sot nuk ka nje ndarje mes kishes e shtetit mes fese e nenshtetesise pra pa e ekzagjeruar eshte ne nivelin e vendeve fondamentalisto-arabe ne kete aspekt. Vendin ne Europe Greqia nuk e mori sepse kishte nje zhvillim te natyrshem ekonomik e shoqeror qe konvergonte me ate europian por per arsye te tjera. Akoma sot ka nje ndryshim shume te madh mes vlerave europiane te mirefillta e vlerave klerikalo-konservatore greke(mjafton te mendosh mosnjohjen e minoriteteve ne Greqi).

Rruga e Shqiperise dhe e shqiptareve per ne BE kalon nga vete Shqiperia me te mirat e te keqijat e saj. Me se shumti kjo rruge mund te kaloje dhe nga diaspora shqiptare ne Amerike apo ajo ne Europe. Nese nuk ndodh keshtu do te mbetemi te thyer ne identitet e te perbuzur pergjate gjithe historise.
 

Cervantes

Primus registratum
Re: Peticion mbi politiken mjerane Shqiptare ndaj Greq

Pershendetje Ersi, shkrimi juaj ishte shume i kthjellet dhe real. Uroj qe edhe shume bashkepatriote tane te tjere te kthjellohen dhe te ndergjegjesohen ashtu si ju.

Me Respekt
 
Top