Re: www.grafsound.tk (versioni 3)
erreterr, faqja ne rradhe te pare eshte e ngadalte, ne rradhe te dyte jo dhe aq goditese.
me rradhen e pare mund te nisesh me zvogelimin e madhesise ne permasa gjatesie e gjeresie te sfondit background.jpg i cili aktualisht eshte 96.3kb (beje llogari vete sa shume sekonda duhet te kalojne per tu hapur nga dikush me modem ne shqiperi) dhe mund te shikosh si mundesi vendosjen e butonave te menuse ne nje skedar te vetem sesa vec e vec (provoje dhe do shohesh qe shuma e kb te 5 butonave si skedare me vete eshte me e madhe sesa madhesia ne kb e nje skedari me 5 butonat brenda).
Per te dyten, mos bej shume animacione, aq me teper me programe te gatshme si swish, pasi nuk pershtaten me paraqitjen e bere ne animacionin kryesor, aq me teper qe e bejne skedarin swf shume te madh per tu shkarkuar. Merr shembull nga bannerat e reklamave qe kane website tejet te vizituara duke nisur qe nga yahoo.com, dhe mundohu te shohesh se si i ndertojne animacionet cfare grafiqesh perdorin, jpg e gif te importuara apo vektore te krijuar vete ne flash te cilat nuk krijojne skedare te medhenj ne madhesi?!...
Merre shtruar