www.enverhoxha.net

Martin Gora

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

E keshtu te hidhni ju trimoshat e hicit kur ke 15 vjet i vdekur e kur te jane kalbur edhe kockat. Sa ishte gjalle ai me ju fshinte b**** tre here ne dite dhe e pate se ku perfunduat. Sot pretendoni se keni qene kundershtare te tij por Hoxha ju as qe iu ka cilesuar ndonjehere si kundershtare, per te ju keni qene bubuzhela qe ju shtypte me kembe pa u munduar fare.

Ja sa te parendesishem keni qene ju per te. Edhe sot iu ka tufezuar ne kope kope qe dini vetem te qajne e te ankohen "Obobo cna beri Enveri". Ish-te privilegjuarit e tij vazhdojne te jene ajka e shoqerise shqiptare, pasurohen, edukohen e bejne perpara cdo dite, dhe ju o qyqare iu kane lene fotografite dhe kujtimet burgut qe tju kenaqin shpirtin e tiu mpijne mendjen.

Kujdes ama se po u zgjua ai.....do m'beni kakerdhi do m'beni.

url]
 

a-alket

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Une e kuptoj qe ti je ajke dhe ne te tjeret jo, po gezimin tend me vuajtjet e te tjereve nuk e kuptoj. Une nuk di nese te ka shkuar neper mend qe... sikur tyt eti ti kishin vene epitetin revizionist a nuk do ishe dhe ti "bubuzhel" tashti?
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: www.enverhoxha.net

Hahaha... nuk rrija dot pa qeshur me pergjigjen e zgjuar te parafolesit! Ndoshta hera e pare qe jam plotesisht dakord me ate qe thote! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

pippo

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

KOMUNIZMI VDIQ PERPARA SE NE SHQIPERI TE HIDHNIN BUSTIN E ENVER HOXHES
Mendoj se çdo kush nga ne eshte dakort qe ne ato kohe me shqiptaret tallnin bythen sherbimet sekrete e te gjithe botes po ama shqipetaret ishin shume te zene me pune qe te uleshin e te mendonin me te vertet per te ardhmen e kombit me mire te shanin regjimin e te krijonin remuja te hidhnin poshte buste po mesa shohe bustet jetojne akoma brenda tyre i kan akoma brenda ahhhhha akoma ju e kuptoni qe shqiperia ne ate momente humbi mundesin e vertet per te krijuar diçka konkrete me te ardhmen e saj boll o njerez duke u vene kunder njeri tjetrit duke u grire kot .. shikoni drejt te ardhmes ERA FRYN DREJT TE ARDHMES nese nuk harrini ta kuptoni keq me vjen per ju do ngeleni viktime e idhujve o FRIKES ME TE MADHE qe keni brenda vetes
 

kastriot

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb]
Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
url]
[/qb]
Edhe nje here per Martin........hurra!!![/qb]
Boll e morrem vesh qe je .....[/qb]
<span style="font-weight: bold">Çkuptim ka kjo qe thua ti hija e vetvehtes apo e ke nga keqardhja per &quot;Xhaxhiun&quot; Enver???????????</span>

Kastriot
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Morali i pergjigjes tende eshte tamam prej gjynafqari. Eshte ne essence genjeshtra me e madhe qe i behet realitetit por eshte edhe mullari i forces dhe fuqise suaj. &quot;Sa e tmershme do ishte po te perjetoje edhe ti kete gje&quot;, ky eshte titulli i non-sensit qe shpalosin hamendjet tuaja.
Shume njerez solidarizohen me ju se e klasifikojne veten ne anen e viktimave e njerezve qe jane te pafuqishem ti mbijetojne abuzimeve apo veshtiresive te jetes. Edhe njeriu me me mend nuk guxon tiu thote, &quot;Ju qe nashtroni veten, mos mashtroni te tjeret&quot;.

Thelbi i gjithe ketij non-sensi eshte po aq komunist sa edhe ai sistem qe ju iu persekutoi e ju ktheu ne viktima. Dmth ju erkoni qe une dhe ti te jemi njesoj.Ju kerkoni ti barazoni gjerat me kete mendim te helmatisur, duke i bere te gjithe viktima. &quot;Po sikur te ishe edhe ti viktime?&quot;. Duke e vene ne nje variant me te thjeshtuar &quot;Delet qe jane preja e shqiponjes i mbushin mendjen vetes se shqiponja i ka te gjitha mundesite te kthehet ne dele po te doje, dhe mqs shqiponja nuk kthehet ne dele ajo duhet mbajtur pergjegjese per kete gje&quot;.

Une nuk jam viktime se dita te mbijetoj dhe ti pershtatem interesit tim qe me siguroi kete mbijetese. Mbas kesaj, une gjeta se keshtu isha shume here me i vlere dhe i dobishem se sa kthimi ne viktime. Ju kerkoni sot qe te tjeret tiu konsiderojne heronj, por cfare bete ju qe te jeni te tille? A mos e luftuat ju gje Hoxhen, a mos ia shkurtuat gje ditet ju atij apo pushtetit te tij? Kush ishin pra rezultatet tuaja kunder Hoxhes? Si e ndryshoi pra lufta juaj jeten tone per me mire?? Nga ana tjeter a mos u perpoqet ju bashke me te sic bera une, per ta begatuar e perparuar ate vend? Ne fund te fundit cfare i keni dhene ju zoterinj atij vendi me shume se Hoxha dhe ata qe i shkuan mbas atij?? Ju lutem mu pergjigj per kete.

Ja pra se eshte nje gje te te akuzojne si &quot;revizionist&quot; dhe eshte totalisht dicka tjeter te jesh revizionist. Heroizmi dhe viktimizimi jane dy gjera totalisht te ndryshme, ju pretendoni te paren duke shpalosur moralin e te dytes.Hoxha akuzoi shume njerez per gjera qe si kishin bere thjesht se keshtu ia kerkonte interesi atij per te mbajtur pushtetin. Kjo sdo te thote se ata ishin vertete anti-Hoxhe por thjesht viktima te vullnetit te tij per pushtet.

Une nuk gezoj per vuajtjet e askujt se vertet nuk ka asnje lloj perfitimi nga kjo, por kjo sdo te thote se per hir te vuajtjeve tuaja une duhet te mohoj cdo vlere, sakrifice, perkushtim, apo vetmohim te te pareve te mi.
Kjo sdo te thote gjithashtu se Hoxha ishte nje njeri pa asnje vlere e pa asnje arritje. As se shqiptaret nen udheheqjen e tij ishin te pavlere, nuk ben apo nuk arriten asgje. Mentaliteti i mohimit total te jetes dhe aktivitetit te nje populli te tere vetem e vetem qe tiu kenaqet shpirti juve eshte teper i papranueshem dhe perfaqeson nje ofendim te mprehte kunder asaj pjese te shoqerise qe punoi derdhi djerse dhe sakrifikoi per ate vend per me shume se 50 vjet pa hile e interes.

Tashti dilni ju e thoni se mqs ju smorret pjese ne kete periudhe, le ta hedhim poshte te tere. Kur te tjeret thone jo, ju te kujtoni te qenit viktime. Vuajtjet tuaja pra jane dicka tjeter dhe vlerat e verteta jane dicka tjeter. Shqiptaret nuk jane me te interesuar tek te parat por tek te dytat. Por vlerat dhe aftesite tuaja i katandisen shqiptaret per 5 vjet me keq se Hoxha per 50 vjet. Dhe ju prape pa piken e turpit gjeni kurajon dhe guximin te kritikoni Hoxhen dhe kerkoni te justifikoni zullumet dhe falimentimet tuaja me gabimet e Hoxhes qe ka 20 vjet i vdekur. Dhe e gjitha kjo ndodh ne nje kohe qe nga ju shqiptaret perjetuan katastrofa 10 here me te keqija se ajo e Hoxhes, sic ndodhi ne 97.

Do kalojne edhe 50 vjet dhe ju do tju gjejne akoma duke kenduar refrenin &quot;Bo bo cna beri Enveri&quot;. Brezat do vijne e do tiu pyesin se cfare bete ju per 50 vjet, dhe ju do ti pergjigjeni &quot;Kritikuam Enverin&quot;.
 

Redi

Forumium praecox
Re: www.enverhoxha.net

Ne se pari s'mbanim era komb perpara atij sistemi (komunist). Ne ishim fise apo klane barbare seicili per hesap te vet me kanune apo zakone mesjetare. Ne perpara 42 kishim 500 vjet qe smendonim si komb, qe spunonim bashke, sluftonim bashke, nuk aktivizoheshim bashke. Ne ishim nje popullate non-person.

Mbas 1912 ne perseri ngelem ashtu. Ne 1915 luftuam njeri tjetrin se ca deshen turkun e ca austriakun.Ne 1921 Marakgjoni krijonte &quot;Republiken e Mirdites&quot; nen protektoratin serb. Ne 1928 Loro Caka ne Dukagjin u perpoq te bente te njeten gje. Gjate 1924-1939 ne arritem te merrnim nje lloj forme si shtet, por qe gjithsesi ngeli nje forme koloniale e komanduar dhe nen influencat absolute te huaja. Dmth shume e hapur edhe ndaj abuzimeve prej tyre, qe sic u pa u aplkuan ndaj nesh.

Per dijenine tuaj Zogu arirti te realizoje dicka ne planin kombetar atehere dhe vetem atehere kur ai qeverisi me nje dore te hekurt apo me nje sistem diktatorial. Pasi ai eleminoi te gjithe kundershtaret politik, censuroi apo nenshtroi mendimin e kundert Zogu pati nje fare suksesi ne themelimin e shtetit dhe kombit.

Ne arritjet ekonomike as qe krahasohet me Hoxhen. Sa ndertoi, investoi apo rregulloi Hoxha ne 15 vjet Zogu as qe i kishte enderuar. Ne kohen e Hoxhes shqiptaret nuk vuajten nga fakti se s'kishin struktura industriale dhe se prodhimi industrial mungonte, por se strukturat industriale dhe prodhimi i tyre ishin jo-rentabel.

Idea qendron ne nevojen e madhe qe kishim ne si komb per nje diktature. Pak rendesi ka se e cfare ngjyre politike ishte ajo. Enveri per mua le te ishte nazist (qe deri diku ishte i tille), apo marsianist. Diktatura qe ai vendosi ishte domosdoshmeri per nje popull te pacivilizuar e kaq te panenshtruar si ne. Ne pra skishim asnje shanc per te evoluar nga fis apo klan, ne komb e shtet me ligje e rregulla te perbashketa pa Enver Hoxhe dhe diktaturen e tij.

Ne essence cfare e falimentoi Enver Hoxhen ishte pikerisht planifikimi ekonomik i nje ideoogjie te tille, dhe vetem kjo.
Shqiperia dhe shqiptaret skane qen kurre me te sigurte, me te rregullt, pasionante, e te perkushtuar ndaj vendit te tyre se nen Enver Hoxhen.
Gjate 50 viteve diktature jane vrare me pak shqiptare se ne cdo 50 vjecar tjeter ne historine e kombit tone.
Vdekja e shqiptareve eshte njesoj e dhimbshme si ne demokraci ashtu edhe ne diktature. Jeta eshte jete ne te dy sistemet.

Mbas 92 vdiqen shume here me teper shqiptare sec eleminoi Enveri per 50 vjet. Dhe keta ishin viktima te vet shqiptareve.

Si perfundim. Cdo komb e shtet ne kete rruzull eshte formuar nga diktatore e despote 10 here me gjakatar se Hoxha. Ishte komunizmi ai qe falimetoi dhe jo Hoxha. Te vraret prej tij ishte cmimi qe shoqeria shqiptare pagoi per tu nenshtruar ne komb e shtet; per te siguruar stabilitetin e brendshem, per tu vetqeverisur e qene sovran. Dikatura ishte zgjidhja me optimale per nje komb kaq shume te percare me zakone, krahina, fe, apo mentalitete sic ishim ne. Per nje komb destinaconi i te cilit historikisht ka qene kaosi dhe anarkia sociale, pra e keqja me e madhe.

<span style="font-weight: bold"> P.S. </span>
Flisni shume ketu per padrejtesine. Mund te na e perkufizoje njeri drejtesine?? Dhe pastaj te na thote sa drejtesi ka pasur ne ate kohe psh ne amerike per komunistet, qytetaret me ngjyre, liberalet me ne krye Kenedet etj etj.

<span style="font-weight: bold"> Redi </span>
 

kastriot

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Si ia prenë kokën major Gjergj Vatës, qarkomandant i Shkodrës


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Vetëm aty nga fillimi i vitit 1991 kur po shëmbej regjimi komunist, unë fillova që të interesohesha për gjetjen e eshtrave të xhaxhait tim, major Gjergj Vatës, ish-Qarkomandantit të Shkodrës. Pas shumë kërkimesh, me ndihmën e disa miqëve të mij në zonën e Dukagjinit, unë arrita që t'ia gjej vëndin ku e kishin groposur në zonën e Shllakut. Por kur e hapëm varrin, mundëm të gjenim vetëm eshtrat e trupit, sepse kafka e kokës mungonte krejtësisht&quot;.

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për &quot;Gazetën&quot;, është 68-vjeçari Kel Vata, ish ndihmës mjek në qytetin e Shkodrës, i cili rrëfen të gjithë historinë e dhimbëshme të familjes së tij dhe xhaxhait, major Gjergj Vatës, ish-Komandant i Qarkut të Shkodrës që u vra dhe u masakrua në mënyrën më barbare nga forcat e Sigurimit të Shtetit në vitin 1946.

Familja Vata nga Temali
Gjergj Vata u lind në 14 mars 1914-të në fshatin Temal të Prefekturës së Shkodrës, prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Babai i Gjergjit,Vat Gjeloshi, në vitin 1878 kishte shoqëruar përfaqësuesit e Malsisë së Dukagjinit, Gjek Beg Shllakun, e Mar Lulën, në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Aty nga viti 1905-së, familja e Vat Gjeloshit, për arsye ekonomike u shpërngul nga fshati Temal dhe u vendos në Lagjen Arra e Madhe në qytetin e Shkodrës. Gjatë atyre viteve, Vat Gjeloshit i lindën katër djemë dhe një vajzë, që ua quajtën: Kolë, Gjon, Gjergj, Luçie dhe Lorenc. Djali i madh, Kola, i cili u lind në vitin 1900-të, pasi mbaroi Kolegjin Saverian me rezultate të shkëlqyera, hyri në punë tek disa tregtarë të mëdhenj të qytetit të Shkodrës. Në qershorin e vitit 1924, Kola u mobilizua si ushtar në forcat fanoliste të udhëhequra nga Rexhep Shala, duke u caktuar në batalionin e komanduar nga Vas Kiri. Gjatë marshimit që bëri ai repart për në Tiranë (më 8 qershor 1924) me qëllim për të rrëzuar Qeverinë e Shefqet Vërlacit, Kola mbeti i vrarë në një përpjekje me forcat qeveritare në fshatin Balldre të Lezhës. Që nga ajo kohë dhe gjatë gjithë periudhës së Monarkisë, familja e Vat Gjeloshit mbeti në një armiqësi të përhershme me Mbretin Zog. Pas vrasjes së Kolës, djali tjetër i Vat Gjeloshit, Gjoni, mbeti në shtëpi për t'u kujdesur për problemet e familjes, ndërsa Gjergji, mbaroi me rezultate të shkëlqyera gjimnazin e fretënve &quot;Ylliricum&quot; në qytetin e Shkodrës. Ndërsa djali i vogël i familjes, Lorenci, pasi mbaroi me rezultate të shkëlqyera Kolegjin Saverian të qytetit të Shkodrës, gjatë gjithë periudhës së Monarkisë, punoi si nëpunës në administratën vendorë të Prefekturës së Shkodrës, nga ku mundi që të fitonte një të drejtë studimi për të studjuar në universitetin e Bolonjës në Itali.

Në Akademinë e Torinos
Pas mbarimit të Kolegjit Franceskan në vitin 1929-të, Gjergj Vata mundi që të fitonte një bursë shtetërore për të ndjekur studimet e larta në Akademinë ushtarake të Torinos në Itali. Lidhur me këtë, nipi i tij Kel Vata, dëshmon: &quot;Të drejtën e studimit për të studjuar në atë akademi ushtarake, axhës Gjergj, ia nxorri Ministri i Arsimit i asaj kohe, Hil Mosi, vetëm pas ndërhyrjes së Padër Gjergj Fishtës, i cili e kishte pasur Gjergjin, nxënësin më të mirë në Liceun Franceskan. Në Akademinë e Torinos, Gjergji studjoi për pesë vjet me rradhë në degën e Artilerisë, të cilën e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1937, duke marrë gradën e nëntogerit. Pas dhënies së diplomave, Komandanti i asaj Akademie e thërriti Gjergjin në zyrën e tij dhe i tha: &quot;Zoti Vata, ti ke mbaruar me nota të shkëlqyera, por atdheu i juaj, Shqipëria, është një vënd i varfër dhe nuk ka para për t'ju paguar. Po të doni mund të qëndroni në Itali, ku ju do të keni një karrierë të shkëlqyer ushtarake dhe pagesë tepër të lartë&quot;. Pas atyre fjalëve, Gjergji iu përgjigj: &quot;Zoti Gjeneral, unë jam shqiptar dhe nuk kam ardhur për të qëndruar në Itali, por do të kthehem dhe do të shërbej në vëndin tim, duke marrë parasysh çfardolloj sakrifice&quot;. Dhe atë fjalë ai e bëri realitet duke u kthyer në Shqipëri në gushtin e vitit 1937, ku Mbreti Zog i ofroi disa detyra ushtarake në reparte të ndryshme. Por ai nuk pranoi që të shërbente në rradhët e Ushtrisë Mbretërore, duke thënë se nuk mund t'i shërbente atij njeriu që ishte bërë shkak për vrasjen e vëllait të tij, Kolës, në qershorin e vitit 1924. Pas kësaj me ndërhyrjen e disa miqëve të tij në qytetin e Shkodrës, axha Gjergj, pranoi të merrte detyrën e Kryetarit të Komunës së Shllakut, ku ai shërbeu nga viti 1938-të deri në vitin 1941. Gjatë asaj periudhe, përveç detyrës së Kryetarit të Komunës, Gjergji, u mor dhe me pajtimin e konflikteve të ndryshme dhe pajtimin e gjaqeve që kishin malësorët e asaj zonë të thellë në skajin më verior të Shqipërisë&quot;, kujton Kel Vata, lidhur me xhaxhain e tij, Gjergj Vatën, i cili u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Akademinë Ushtarake të Torinos në Itali.

Qarkomandant i Shkodrës
Aty nga vjeshta e vitit 1941, pasi Gjergj Vata kishte punuar për afro katër vjet me rradhë në Komunën e Shllakut, ai u thërrit pranë Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Kombëtare në Tiranë, ku u njoftua se ishte caktuar oficer me gradën e togerit, në garnizonin e Kukësit, ku do të kryente detyrën e Komandantit të Batalionit në fshatin Bicaj. Lidhur me këtë, Kel Vata dëshmon: &quot;Gjatë asaj kohe që axha Gjergj u caktua në Bicaj të Kukësit, me inisitativën e tij dhe me miratimin e komandës eprore, ai hapi dy kurse gjashtë-mujore për trajnimin e oficerëve dhe nënoficerëve rezervistë të asaj Prefekture. Nisur nga puna e mirë që bëri në atë repart, në pranverën e vitit 1942, Komanda e Përgjithshme e transferoi atë në qytetin e Shkodrës, duke e emëruar me detyrën e zv / komandantit të Rrethit dhe i dha gradën e kapitenit. Aty nga fundi i muajit shtator të vitit 1943, Gjergjit iu komunikua dhënia e gradës së Kapitenit të Parë dhe u caktua me detyrën e Rrreth-komandantit të Shkodrës, duke i pasur zyrat në godinën e Prefekturës së atij qyteti. Gjatë asaj kohe tepër të turbullt, Gjergji me gjithë efektivat që kishte nën komandë, u mundua që të ruante rendin dhe qetësinë e qytetit të Shkodrës që kishte mjaft probleme, ku ai i shpëtoi për mrekulli një atentati që i kurdisën njësitet guerile të qytetit. Aty nga mesi i shtatorit të vitit 1944, Gjergjit iu dha grada e majorit dhe u caktua me detyrën e Qarkomandantit të Shkodrës.Gjatë asaj kohe ai pati disa konflikte me Komandën gjermane që ishte në qytetin e Shkodrës, pasi disa herë kishte ndërhyrë për lirimin nga burgu të disa komunistëve të arrestuar. Një prej tyre ishte edhe një djalë i ri 16-vjeçar, nga fshatrat e Kukësit, i cili u kap nga patrulla gjermane duke ngjitur trakte më 15 nëntor të vitit 1944. Pas kapjes nga gjermanët, nëna e tij shkoi në shtëpinë e Gjergjit dhe i tha gjyshes sonë: &quot;Në besë të zotit, i thuaj djalit tënd, major Gjergjit, që të ma shpëtojë atë djalë të vetëm që e kam dritën e syve&quot;. Pas kësaj axha Gjergj shkoi në komandën gjermane dhe i tha majorit Hauzding që ta lironte atë djalë, sepse ishte gënjyer prej komunistëve. Komnadanti gjerman nuk pranoi ta lironte duke i thënë se ai kurrsesi nuk mund t'i shkelte ligjet e luftës. Pas refuzimit të oficerit madhor gjerman, debati u ndez i ashpër dhe axha Gjergj duke vënë dorën në brez i tha: &quot;Zoti major, ju nuk mund t'i shkelni ligjet e Luftës, por as unë nuk mund t'i shkel traditat dhe zakonet e shqiptarit, kur miku më ka rënë në besë. Njeri prej nesh nuk del i gjallë nga kjo zyrë pa u liruar ai djalë&quot;, kujton Kel Vata lidhur me debatin e ofiicerit gjerman me major Gjergj Vatën, i cili mundi që ta lironte atë djalë të ri komunist, që në vitet e pas luftës u bë kolonel dhe Kryetar Dege, e fatkeqësisht nuk pyeti asnjëherë për njeriun e familjen që i shpëtoi jetën.

Nënkryetar i Komitetit të Maleve
Detyrën e Qarkomandantit të Shkodrës, major Gjergj Vata e mbajti deri në 28 nëntorin e vitit 1944, kur partizanët e Enver Hoxhës, hynë triumfatorë në atë qytet. Në mëngjezin e 27 nëntorit 1944, Gjergj Vata mori pjesë në një takim që bënë krerët nacionalistë në godinën e Prefekturës së qytetit, ku u ndanë në dy grupe: ata që do të luftonin në male kundër forcave komuniste dhe ata që do të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Lidhur me këtë dhe veprimtarinë e e mëtejshme të major Gjergj Vatës, nipi i tij Keli, dëshmon: &quot;Axha Gjergj i pati të gjitha mundësitë që të largohej nga Shqipëria, ashtu siç bënë shumë eksponentë të tjerë nacionalistë, por ai nuk pranoi që të ikte, duke thënë se do të rrinte në Shqipëri për të luftuar komunizmin deri sa të kishte frymën gjallë. Në ditët e fundit të muajit nëntor të 1944-ës, Gjergji u bashkua me forcat e Mark Gjonmarkajt që përbëheshin prej 1000 personash dhe bashkë me shumë krerë të tjerë nacionalistë si Halil Alia, Pashuk Bib Mirakaj, Gjeneral Prenk Përvizi, kapiten Gjergj Lula, etj u largua nga qyteti për në drejtim të Malsisë së Dukagjinit. Ato forca të armatosura antikomuniste ranë disa herë në përpjekje me repartet e ndjekjes, duke shkaktuar viktima të shumta nga të dy palët. Përpjekja e parë u bë me 5 dhjetor të vitit 1944 në Shkëmbin e Rajës në zonën e Nikaj-Mërturit, ku pas disa orë luftimesh, mbetën të vrarë shumë partizanë e nacionalistë. Pas kësaj beteje, të gjithë krerët nacionalistë me forcat që komandonin u ndanë në zonat e tyre dhe Gergji u strehua në Malsinë e Dukagjinit. Në Shkurtin e vitit 1945, ai mori pjesë në takimin që krerët nacionalistë të rezistencës antikomuniste bënë në Orosh të Mirditës, ku krijuan dhe organizatën &quot;Komiteti i Maleve&quot;. Në atë mbledhje Gjergji u caktua me detyrën e nënkryetarit të atij Komiteti dhe kryetar për nënprefekturën e Dukagjinit. Lidhur me veprimtarinë antikomuniste të Gjergj Vatës në atë kohë, ka shkruar dhe ish-Drejtori i Sigurimit të Shtetit R.B. në librin e tij &quot;Veprimtaria e armiqësore e Klerit Katolik 1944-1972&quot;, ku midis të tjerash thuhet: &quot;Ndërsa në letrën që Gjergj Vata, kryetar i kësaj bande i dërgonte arqipeshkvit të Durrësit, Vinçens Prendushit, shkruhet: &quot;Malci e Veriut. 4 I.1946. Shkëlqesë, Në emën të gjithë atyne që ende mbajnë flamurin e nacionalizmit shqiptar ndër malet e Dukagjinit, ju drejtohem me këtë shkresë: Ç'prej nandorit të vitit 1944, elemnetët ma të spikatun në këtë krahinë, tue mos dashtë me ju nënshtrue terrorit të qeverisë së Enver Hoxhës, morën arratinë. Gjatë kësaj kohe, ndonëse të ndjekun e të persekutuem, u munduem me mbajtë nalt moralin e popullit, organizuem çeta të mbrendshme dhe të jashtëme, u ndërlidhëm me të gjithë të arratisunit e vëndit, me nji fjalë u përgatitëm për t'ju përgjigj zanit të atdheut, i cili besojmë që së shpejti do të na thërrasë, për t'i dhanë grushtin e fundit qeverisë ma terroriste që njef historia jonë. Ju siguroj se të gjitha krahinat e Veriut janë lidhe dhe ndihmue prej aleatëve dhe prej K.Q. të Tiranës, ndërsa ne për mungesë të një lidhjeje, kena mbetë krejt mbas dore&quot;. Me konsideratat ma të nalta. Major Gjergj Vata. Sipas ish-Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, kjo letër e Gjergj Vatës iu dha antarit të bandës së tij, Martin Sheldisë, i cili mundi që të hynte ilegalisht në Shkodër, deri në rezidencën e Provincialit Franceskan, Padër Mati Prendushi, dhe mundi që t'ia dorzonte në dorë duke i thënë që ta niste pa vonesë për tek Vinçens Prendushi në Durrës&quot;, kujton Kel Vata mbi veprimtarinë antikomuniste të xhaxhait të tij, major Gjergj Vatës.

Vrasja tragjike në 1946
Nga viti 1944 kur doli në arrati e deri në dhjetorin e vitit 1946, Gjergj Vata qëndroi i strehuar në male në zonën e Dukagjinit, duke organizuar rezistencën antikomuniste. Në shenjë hakmarrje ndaj tij, komunistët i arrestuan vëllanë, Lorencin, të cilin në fillim e dënuan me vdekje dhe më pas ia falën jetën dhe ai bëri plot 25 vjet burg. Në ato vite Gjergj Vata vepritarinë e tij e kryente në zonat Shllak-Pult-Nikaj-Mërtur të Zonës së Dukagjinit, por vëndi më i qetë ku ai rrinte vazhdimisht, ishte fshati Pog i Pultit. Lidhur me këtë, Kel Vata dëshmon: &quot;Ndër familjet kryesore që e strehonin dhe e mbanin me bukë Gjergjin, ishin ato të Gjon Ndue Pukës dhe Gjon Pjetrushit në Shllak, të cilëve komunistët ua dogjën shtëpitë dhe i kalbën nëpër burgje. Po kështu korrieri i tij ishte Gjergj Ndoja nga Pogu, i cili vdiq në torturat e Sigurimit pa treguar asgjë për të. Gjatë asaj kohe ai Gjergji ra disa herë në përpjekje me forcat e Sigurimit, ku iu vranë apo u kapën të gjallë disa nga miqtë e tij të ngushtë si Ndoc Jakova, Padër Anton Harapi, Dom Alfons Tracki, Lef Nosi etj. Ndonëse ai mbeti krejt i vëtëm, nuk pranoi që të arratisej jashtë edhe pse misionet anglo-amerikane i ofruan largimin me avion të posaçëm. Në atë kohë Kryetarit të Degës së Brendshme të Shkodrës, gjeneral Zoi Themelit, i shkonin shumë informacione rreth zonave ku streohej Gjergji, por asnjëherë forcat e ndjekjes nuk binin dot në gjurëmt e tij. Pas kësaj në një mbledhje me shefat kryesorë të Degës, Zoi Themeli u shpreh: &quot;Nuk më duhen më raporte të kota se ku fshihet Gjergj Vata, mua më duhet koka e tij. Ky është raporti i fundit që pres prej jush&quot;. Disa ditë moë vonë, më shtatë dhjetor të vitit 1946, tre persona të paguar nga Sigurimi, mundën ta vrisnin pas shpine Gjergjin, teksa ai ishte duke kaluar në zonën e Shllakut, për në Shpellën e Shkëmbit të Kuq ku fshihej në atë kohë. Për vrasjen makabre të Gjergj Vatës, u mbajt një heshtje e madhe dhe familja e jonë atë gjë e mësoi vetëm tre katër vjet më vonë aty nga fundi i vitit 1950-të. Pas vrasjes, nëna e Gjergjit, Sosja, u internua në Berat, kurse familjen tonë e internuan në Tepelenë. Si rrethanat e vrasjes ashtu dhe gjetja e kufonmës së tij, për mua dhe gjithë familjen tonë mbetën një peng i madh, i cili më mundoi gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku nuk kishim asnjë lloj mundësie që t'i kërkonim ato. Vetëm aty nga fillimi i vitit 1991 kur po shëmbej regjimi komunist, unë fillova që të interesohesha për gjetjen e eshtrave të tij dhe pas shumë kërkimesh, me ndihmën e disa miqëve të mij në zonën e Dukagjinit, arrita që të gjeja vëndin që kërkoja. Atë gjë na i tregoi Gjelosh Doda, të cilit në vitin 1985, Prenush Nika nga Shllaku, i kishte thënë: &quot;Unë po des, po dua me të lënë një amanet që do ma mbajsh sekret të madh se e kam brengë në shpirt. Në qoftë se vjen ndonjëherë koha dhe Gjergj Vata ka njeri të gjallë, m'i thoni se këtu në kët vënd kam varros me duart e mia atë burrë trim&quot;. Pas kësaj në tetorin e vitit 1993, unë me Kol Gjokën, Gjelosh Dodën e të birin e tij Toninin, shkuam dhe filluam gërmimet atje ku na tha Gjeloshi. Por për çudinë tonë aty mundëm të gjenim vetëm eshtrat e trupit, sepse kafka e kokës mungonte krejtësisht&quot;, e përfundon rrëfimin e tij 78-vjeçari Kel Vata, lidhur me gjetjen e eshtarave të xhaxhit të tij, Gjergj Vatës, të cilin e kishin vrarë njerzit e Sigurimit në vitin 1946 dhe pasi e kishin grabitur, i kishin prerë kokën me sëpatë dhe e ia kishin hedhur në greminë.
 

kastriot

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Si u persekutua familja e Nebi Sefës, firmëtarit të Pavarësisë


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Ndonëse familja e babait tim, Ismail Sefës, kishte dhënë një kontribut të madh në dobi të çështjes shqiptare dhe dy gjyshrit e mi, Nebi Sefa dhe Qemal Karaosmani, kishin marrë përsipër e shoqëruar Ismail Qemalin nga Kavaja për në qytetin e Vlorës, ku dhe kishin firmosur përkrah tij në aktin e Shpalljes së Pavarsisë, menjëerë pas ardhjes së komunistëve në pushtet, ne u goditëm dhe u masakruam në mënyrën më barbare prej tyre. Që në fillimin e vitit 1945, komunistët na i konfiskuan të gjitha pasuritë dhe pronat e luajtshme dhe të paluajtshme, e na hoqën nga Tirana duke na internuar sa në Durrës, Kavajë dhe Elbasan.

Një vit më vonë, në 1946-ën, komunistët arrestuan xhaxhanë tim 24-vjeçar, Qamil Sefën, që ishte diplomuar për Agronomi në Itali dhe e dënuan me burgim të përjetshëm. Disa vjet më vonë, në vitet 1949 dhe 1951, regjimi komunist arrestoi dhe pushkatoi dy nipërit e babait tim nga qyteti i Lushnjes, Lim dhe Hamdi Sefën. Pasi ne ne mbetëm në një gjëndje të mjeruar ekonomike duke vuajtur edhe për bukën e gojës dhe nga që nuk shihnim asnjë mundësi tjetër mbijetese, në vitin 1954, nëna ime, Sherija (Karaosmani) na mori mua dhe tre motrat e u nisëm drejt Maqellarës për t'u arratisur nga Shqipëria. Por ne u kapëm në afërsi të kufirit dhe nëna ime vuajti dy vjet nëpër burgjet e regjimit komunist&quot; Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për &quot;Gazetën&quot;, është 58-vjeçari Nebi Sefa, djali i patriotit Ismail Sefa nga qyteti i Lushnjes, i cili rrëfen të gjithë historinë e dhimbshme të familjes së tij gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Po cila është origjina dhe e kaluara e familjes Sefa nga Lushnja dhe me çfarë aktiviteti u mor ajo që nga mesi i shekullit të XVIII-të e deri në vitin 1944? Cilët ishin burrat më të shquar që nxorri ajo familje dhe çfarë kontributi dhanë ata gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, në Shpalljen e Pavarsisë në Vlorë, e në organizimin e Kongresit të Lushnjes? Cila ishte veprimtaria e tyre gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut e gjatë viteve të Luftës Antifashiste dhe përse me ardhjen e komunistëve në pushtet, familja Sefa u persekutua në mënyrën më barbare, ku shumë prej tyre u ekzekutuan, burgosën apo u internuan deri në fillimin e viteve '90-të?

Kush ishte Ismail Sefa
Ismail Sefa u lind në 23 dhjetor të vitit 1902 në qytetin e Lushnjes dhe ai ishte djali i madh i Nebi Sefës, një nga patriotët e njohur të Myzeqesë. Duke qenë se familja e tij ishte një nga më të pasurat e gjithë asaj krahine, Ismaili nuk pati mundësinë që të shkollohej sepse që në moshën 12-vjeçare ai hyri në punë duke ndihmuar babanë e tij, Nebiun, në administrimin e pasurive dhe pronave të familjes. Lidhur me këtë, i biri i Ismailit, 58-vjeçari Nebi Sefa, dëshmon: &quot;Që në moshën 17-vjeçare, babai im Ismaili, u mor me punët e bisnezit dhe të ekonomisë së familjes. Në atë kohë ai merrej me prodhimin e qymyrit të drurit të cilin e shpërndante si lëndë djegëse në të gjithë qytetin e Lushnjes. Në atë biznes ai pati një sukses të madh sidomos pas blerjes së një kamioni &quot;Xhems&quot; për mjeti transporti, (që punonte me vajguri) gjë e cila në atë kohë ishte tepër e panjohur dhe e veçantë, pasi deri atëhere mjetet e transportit ishin vetëm kafshët dhe karrocat. Ai lloj biznesi i solli të ardhura tepër të kënaqshme dhe në vitet 1919-1920-të, ai e zgjeroi aktivitetin e tij duke u marrë me import-eksporte me Italinë. Një nga detarët e vjetër shkodranë me origjinë nga Ulqini, i quajtur Reshit Ulqinaku, pak kohë para vdekjes së tij në azilin e Pleqve në Kavajë, ka dëshmuar: &quot; Në vitet 1919-1920-të, për dy vjet rresht kam qenë pajtue nga një djal tregtar nga Lushnja, i quajtur Ismail Sefa, i cili kishte si ortak, Ahmet Resulin dhe një Toptanas nga Tirana, me ba transportet e tyne të përjavshme nga Semani në Brindisi e anasjelltas, ku çojshin lëkura, vezë, e prodhime vendi, e bijshin kafe, fajanca, kristale, sheqer etj&quot;.............. vazhdon

Histori te familjeve dhe persona te perndjekur nga Enverizmi, qe jane publikuar deri tani ne BW.

1. Marash Vata, i Shkrelit 14-15 dhjetor 2001
2. Mehdi Frashëri, kryeministër 7-8-9-10 janar 2002
3. Nasuf Bej Novosela, Kolonjë 11-12 janar 2002
4. Margilajt e Trieshit, Tuz 25-26 shkurt 2002
5. Eshref Boçari, Vlorë 2-3 mars 2002
6. Filip Çeka, Shkodër 9-10 mars 2002
7. Javer Bej Hurshiti, Gjirokastër 16-17 mars 2002
8. Gjin Pjetër Përvizi, Kurbin 23-24 mars 2002
9. Familja e Isa Boletinit, Kosove 26 mars 2002
10. Familja Dema, Dibër 22-23 qershor 2002
11. Familja Kokoshi, Vlorë 2-3 korrik 2002
12. Familja Pustina, Dibër 9-10 korrik 2002
13. Familja Mul Bajraktari, Shkodër 26-28 gusht 2002
14. Familja Benussi, Shkodër 6-7 shtator 2002
15. Familja Dibra , Dibër e Madhe 10-11 shtator 2002
16. Familja Bezhani,Vlorë 7-8 tetor 2002
17. Familja Ndreu, Dibër 25-26-28 tetor 2002
18. Familja Metalia, Tropojë 22-23 nëntor 2002
19. Familja Hobdari, Tiranë 10-11 dhjetor 2002

(vijon të martën)
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Historira te gjata, te merzitshme dhe pa asnje interes. Pa asnje subjekt e frymezim, plot plogeshti dhe gjynafqarllek. Ne nderojme viktimen dhe mohojme heroin.

Po pse valle askush nuk ze ne goje krimet e anes se ketyre qe sot u shkruhet historia edhe pse nuk e lexon askush? Pa na thoni kush e perqafoi pushtuesin italian ne Shkoder vetem pak ore pasi kishte shkelur mbi trupat e qindra shqiptareve ne Durres, Vlore etj etj. Kush luftoi krah per krah me italianin ne luften e Gjormit kunder partizaneve patriote qe kerkonin shqiperine e lire? Pse nuk zini ne goje historine e heronjve te Vigut dhe si u vrane ata nga italianet e udhehequr nga shqiptaret qe ju sot me kaq keqardhje kujtoni?

Pse nuk zini ne goje masakren e Drenoves ku 107 civile midis tyre edhe femije u masakruan e u dogjen te gjalle nga gjermanet qe u prinin po keta &quot;viktimat&quot; e Hoxhes? Pse nuk kujtoni terrorin e 4 shkurtit ku Xhafer Deva me kopuket e tij masakruan plot 81 shqiptare per qejf te gjermanit. Po per Toskallaret e Fierit dhe masakrat e tyre per qejf te italise pse nuk iu kujtohet gje? Po per Bule Naipin e Persefoni Kokedhimen qe u varen nga ballistet nen supervizionin Gjerman pse nuk kujtohet kurre? Po per partizanen Lilo Tare, qe pasi e vrane gjermanet ne lufte, trupi iu ngul ne nje hu dhe u var ne mes te Sarandes nga ballistet.
Po per bajraktaret ne veri qe nuk lane kurre bosh rastin per te sulmuar mbrapa kraheve brigadat partizane qe marshonin maleve te shqiperise.
E as per Markagjonin qe masakronte femra me bajoneta se ato kerkonin te emancipoheshin, as per Matjanin, Mustafen e co qe kurbanet e pare i i kishin te gjithe civile.

Gjithmone iu dhemb ju njerezve te hicit e te kotit, edhe kur vuajtjet tuaja nuk kane aspak te bejne me vleren, por vetem me viktimizimin. Kur ju e gjysherit tuaj vrisnin e masakronin per hater te xhandarit te huaj, kur persekutimi, mjerimi dhe vrasja i takonte anes tjeter, papritur ajo shpaloset nga ju si patriotizem. Ju harroni se preardhja juaj eshte po aq katile dhe vrasese sa shpagimi qe ju moret me pas, ne mos edhe me e peshtire dhe mizore pasi u be nen urdhrat e xhandarit te huaj.

I vetmi ndryshim qe ju keni pasur nga Hoxha, ishte fakti se ju keni qene 10 here me spurdhiake, frikacake dhe me te paafte se ai, por aspak me pak mizor. Vampirllekun ia mesuat ju Hoxhes me mizorine tuaj, ai vetem iu shpagoi ju me te njejten monedhe. Ju qe kerkoni ta fshihni kalbesiren dhe falimentimin tuaj mbas &quot;tiranise&quot; se Hoxhes jeni mjerimi i vertet i shqiptareve. Ju kurre nuk keni ndermare e kurre nuk keni per te ndermare nje nisme apo inisiative fisnike dhe serioze per ate vend, pervecse qurravitjeve, anikimeve,(me titullin Obobo cna beri Enveri), mbjelljes se urrjetjes, alienizimit, degjenerimit dhe viktimizimit te shoqerise shqiptare.

Ky eshte qellimi juaj historik per ate vend, dhe nga pika juaj e veshtrimit, ai eshte triumfi juaj. Por per shqiptaret ky triumf perkethehet &quot;MJERIM&quot;. Dhe detyra historike e cdo shqiptari eshte qe ta luftoje ate, dhe tiu injoroje ju, si dhe botekuptimin tuaj prej skllavi qe te kalb shqirtin dhe te mpin mendjen.

Me keto historirat tuaja boshe dhe hipokrite, ju mund te lypni sa te doni meshire apo simpati, por nuk ju lejohet dhe nuk iu duhet lejuar ne asnje moment, qe morali juaj prevers dhe i degjeneruar te kalbezoje deshiren,vullnetin, fuqine dhe rezistencen qe shoqeria shqiptare duhet te shpalose ndaj veshtirsive apo problemeve te historise dhe kohes. Shoqeria shqiptare duhet te ece perpara panveresisht se ju kerkoni ta korruptoni ate me gjynafqarllekun tuaj.
 

jula

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Nuk me vjen keq per ate cka humbem aq sa me vjen keq per mungesen e alternatives se vertete ne mendjet e atyre qe qofte edhe terthorazi (duke votuar ) do te bejne/po bejne politiken e Atdheut...

Dhe mos na hapni barkun duke njesuar ata qe hapin syte para tmerreve te diktatures komuniste me nazistet : Jane faqe te se njejtes medalje gjithe pushtimet dhe diktaturat.
Dikujt mund ti duket demokracia vetem nje mjet, por demokracia eshte QELLIMI!!!
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Përgjegjën më të mirë mbase e keni si më poshtë:

&quot;Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa
Ndër këmbë' u muar e shenjta besa,
Xhami e kish s'lan' i rrënuan,
E kësi punësh djajt i shënuan,
Priftërinjt e hoxhët si kec i grinë,
Inteligjentët në dhet i shtrinë.&quot;

<span style="font-weight: bold">Hafiz Ali Korça</span>

<span style="font-style: italic">&quot;Bolshevizma çkatërimi i njerëzimit&quot;</span>, 1925
 

kastriot

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Kur lexon keta adhuruesit e Enverit, keta pioniere te devotshem te Enverit si Martini te kujtohet ai filmi shqiptar &quot;Radiostacioni&quot; (ne mos gaboj) ku Mirush Kabashi thote : &quot;ju flet radio Tirana, po japim nje emision me genjeshtra&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


Vazhdo shoku Martin, ti pionier i Enverit, te lavderosh diktatorin dhe krimet e diktatures. Se sidoqofte nuk thone kot se nga Ferra(enveriste) vetem Ferre(enveriste) del.


Kastriot
 

B

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Martin qe qenke fare idealist kete nuk e ve as ne dyshim te jesh i sigurte.
Ti i ngaterron gjerat shume keq dhe kujton se me kete lloj muzike komuniste do shpetosh kombin.
Ja ku e kemi kombin shoku Martin, shikoje dhe vete.
Gjysma e popullsise se Ilirise(qe eshte Kosova,me pjesen e ashtuquajtur sot maqedonase dhe ate te sipermen te ashtuquajtur tashme Malazeze dhe ate te poshtmen Camerine qe eshte sot pjese e Greqise)ishte dhe eshte akoma jashte kufinjve te vete etnike.
Me cte drejte shoku martin le me shume se shqiptare se sa ka Shqiperia jashte kufinjve te saj etnike.
Nuk jane shqiptare valle kosovaret?
Nuk jane shqiptare ata te Maqedonise?
Nuk jane shqiptare ata te Malit te Zi?
Nuk jane shqiptare ata te Camerise?
Injoranca jote prej nje shqiptari qe baltes i thote balte dhe nuk e kupton cfare do te thote &quot;balta eshte me e embel se mjalta&quot; te ben te vjellesh edhe sikur te kesh jetuar me te gjithe te mirat.
Ti mund te na shprehesh bashke me Reda dhe ca nomeklatura te tjera ketu Enverizmin por budallizmi juaj arrin deri aty sa te mohoni krimet etnike shqiptare duke mos folur per ato qe keni bere brenda Shqiperise.
Populli shqiptar kishte nevoje per dore te hekurt por jo per ta vrare ashtu sic bete ju.
Populli shqiptar kerkonte progres por jo per ta vrare vetem sepse ju merreshit me sllogane dhe parulla komuniste qe do te ju mbani ne pushtet me breza te tere sikur mos te kishin ndodhur ndryshimet e mezi pritura.
Ne vitin 1991 nuk u ngriten kriminelet dhe burgaxhinjte ne demostrata por njerezit e vertete atdhetare qe e dinin se cka ndodhur dhe spo ndodhte ne Shqiperine e ndare me 6 copa.
Atehere kur ju patet pushtetin perse nuk kerkuat tokat tuaja shqiptare ku shqiptaret fatzinj ne trojet e tyre pritnin mrekulline shqiptare por qe nuk paska qene e thene te ndodhte.
Ja pra ku jemi edhe sot dhe shiko sa te civilizuar jemi.
Ju nuk kuptoni fjalen civilizim ndaj ju duhet te pergjigjeni dhe te futeni ne ato burgje te tmerrshme te ndertuara gjate diktatures per te kuptuar krimet qe keni bere.
Ju mbuloni krimet dhe percarjen e kombit me arsyen qe ne jemi gjynafqaret qe kerkojme meshire.
Ju i mbuloni krimet dhe percarjen e kombit me arsyetimin e civilizimit te vendit qe kishte ngelur vend numero.
Populli u perul ketij njeriu por nuk priste nga ky njeri qe nje dite ti fuste ne burg, tu jepte te hani me tollona e shume lloj gjerash te tjera.
Ja pra ky eshte denimi i mekateve te Enverit per ato qe ndertoi me djallezine e tij dhe mbi shpinen e popullit shqiptar te Kosoves dhe viseve te tjera rreth e rrotull Shqiperise.
Nuk eshte budalla populli dhe gjithashtu nuk eshte i pacivilizuar more shoku Martin dhe ai tjetri qe ka emrin Redi.
Ju jeni kriminele dhe per kete duhet te pergjigjeni.
Gjate demostratave te prillit ne Shkoder vetem nje komitet partie u shkaterrua ndersa ne jug ju vrapuat per ta shkaterruar te teren.
Ne vitin 1997 ju ishit ata qe shkaterruat Shqiperine dhe revolucioni komunist e kishte zanafillen e saj ne vlore dhe jo ne Veri.
Ju ishit ata qe hapet depot e armatimit dhe shkaterruat gjithshka duke i dhene te gjithe popullsise armet ne dore(i vogel e i madh) mundesisht duke ngritur tre gishtat perpjete per te treguar se akoma ka antishqiptare qe jetojne me dashurine Jugosllave dhe ate Ruse.
Ku jeni o kriminele qe duheni denuar.
Mos e perzieni sali Berishen ne meselet tuaja te rrezikshme sepse ai ishte i vetem dhe ata qe quheshin komuniste pa tesere partie, ata ishin qe shkaterruan Shqiperine.
Ju nuk dini cfare do te thote nacionalizem dhe eshte fatkeqesia e nje kombi si ky i yni qe vuan ne menyra te tilla dhe si per sarkazme ajo vjen nga i ashtuquajturi krahine e Gjirokastres, ku lideret e saj shkaterrues nuk po mbarojne se linduri.
E dini se sa ka dhene Kosova per Shqiperine o legena?
E dini ju e dini por nuk flisni.
Vetem atehere kur duhej ngritur flamuri ne Prizren dhe qe u ngrit ne Vlore(ndoshta nje fatkeqesi e ketij kombi ne zhvillim), erdhen burrat shqiptare te Kosoves per te ndihmuar dhe mbrojtur dhe ngritur flamurin ne Vlore.
Besoj nuk i keni harruar Isa Boletinin, Ded Gjolulin, Bajram Currin,Hasan Prishtinen etj qe u sakrifikuan per nje Shqiperi etnike ose si themi ne ne gjuhen tone Ilirine ne trojet e saja te verteta.
Ka me turp qe sot akoma gjysma e Ilirise eshte ne duart e atyre qe vrane shqiptaret historikisht?
Ju dini si tu a q... nanen te tjereve te ju thone bab dhe ndoshta ndonje dite para se te vdisni keni per te kuptuar mekatet tuaja qe edhe ne varr nuk do te ju lene rehat.
Mos mundoni te hidhni hi syve te shqiptareve sepse keshtu do te ngelemi me te percare.
Jemi te detyruar te bejme kompromis me ju sepse jeni shqiptare dhe ndoshta nje dite do te arrini te kuptoni se sa gabim ishit.
Dicka per Redin.
Nga nacionalist po na dilke me komunist se Martini dhe ndoshta ajo pjesmarrja ne albsoul te jep merita ti perkushtohesh me shume shokut tone te pavdekshem dhe te perjetshem Enver Hoxhes.
 

emiljo

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Nuk e di, por Shqiperia vazhdimisht e ka ndertuar historine duke harruar te kaluaren. Njerezit nuk mund te gjykojne apo vleresojne nese nuk kane material objektiv per te vleresuar. Sa shume nuk dime per te kaluaren e tejshkuar te Shqiperise...cdokush e di se Enver Hoxha, i lindur ne Gjirokaster (ndoshta!) dhe i vdekur ne Tirane (ndoshta!)i ka bere shume te keqija, se bashku me nje ushtri njerezish, shume kenge i jane kenduar nga injorante, te frikesuar e te zgjuar, por ka ekzistuar dhe eshte e do te mbete mjerisht pjese e historise se Shqiperise. &quot;Diktatori Enver - gezohu ne ferr - sepse fale djallit, ke mbetur ne histori&quot;
smash.gif
 

Guest
Re: www.enverhoxha.net

ahahahahhahahahahah sa qe gjalle nuk ja mbajti njeriut ta shante tani qe vdiq hidheni perpjete sikur ju cpon elbi &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Po ca keni mer qe beni sherr kot
ja faqe per Shokun Enver Hoxha
www.enverhoxha.org
www.enverhoxha.com
www.enverhoxha.net
-------Ka edhe per kenget e Enverit per download:
www.enverhoxha.net/al/audio.htm
Edhe mos shani njerezmbas vdekjes se eshte gjynah &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Enver Hoxha Tungjatjeta sa keto male sa keto shkrepa zanin shqipe lart ja ngrite gjith ket pupoll ne drite e qite.
Shuma tema ka per Enverin ne forum.
Kjo tregon se : EDHE TE VDEKUR E KENI FRIKE.
 
Top