www.enverhoxha.net

Iliri

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

O redi,

Ti po ben gjoja se Hoxha na kishte dhene mundesine per tu edukuar per sistemin demokratik dhe se udheheqesit e sotem nuk ishin ne gjendje qe ta perdorin ate edukate per sistemin demokratik/kapitalist qe na dha Hoxha.

Te gjitha gabimet qe behen sot kane te bejne me faktin se te gjithe keta njerez ne krye te shtetit jane nje gjenerate e rritur dhe e edukuar nga vete sistemi i Hoxhes dhe se para pak viteve as qe ja kishin idene se c'do te thote fjala Demokraci apo fjala Kapitalizem. Mban popullin te izoluar per 50 vite, ne erresire persa i perket botes kapitaliste, dhe tani qan per gabimet qe u bene a thua se Berisha me shoke erdhen nga Universiteti Harvard. Te pakten u futen ne shtet me votat e lira te popullit, dhe populli perderisa te jetoje demokracia, me anen e votave ka mundesine per ti hequr nga puna ata udheheqes qe nuk kane aftesi per te drejtuar. Ndersa mepare, qendroje ne rreshtin e bukes ne oren 4 te mengjesit, 20 gramshin e qumeshtit, nje kilogram te makaronave, dhe nuk ta mbante bytha qe te thuaje ndonje fjale kundra udheheqesve se te perplasnin ne burg per vite te tera. Mos ben gjoja se Berisha qenka problemi kur vete Berisha eshte produkt i sistemit te Hoxhes.

Ky eshte qendrimi i ri komunist. Ata vete jane pergjegjes per prapambetjen, per paditurine e popullit per kapitalizmin dhe demokracine, dhe tani jane te paret te drejtojne gishtin dhe te shprehen "shiko se c'gabime bejne keta udheheqesit tuaj sot."
 

IRROM

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Koha ka bërë të sajen dhe ka mahnitur shumë idhëtar dhe kundërshtar të tij.

KOMBI DHE QËSHTJA KOMBËTARE MBI TË GJITHË.
 

Guest
Re: www.enverhoxha.net

mirembrema,

ju komunistat e vegjel dhe te pameshirshem ju urrej per disa arsye:
1. sepse nuk dini te uleni ne qetesi dhe te gjykoni per ate qe kane bere komunistet me enverin ne krye. Per familjet e shkaterruara, per intelektualet e shtypur, per njerezit e vrare pa te drejte, per shkaterimin e karakterit te Shqiptarit.

2. sepse jeni fodulle dhe vampire qe nuk kenaqeni as sot e kesaj dite me gjakun e derdhur te Shqiptarit, nuk kenaqeni as me tmerret qe beni te jetojne gjithe ato vajza Shqiptare neper Europe, nuk kenaqeni as me varferine e plote te ketij populli qe nuk i mjaftoi vetem serbi dhe greku por i duhej dhe murtaja me emrin komunizem.

e di qe do te kete nga ata qe do te thone se po dal nga tema, se nuk po flasim per komunizmin por per enver hoxhen. Po a nuk eshte kjo mortaje qe polli stalinin, çauçeskun dhe kete mortajen tone?

Blendo me gjithe respektin qe kam per ty do te desha qe realisht ti kerkosh falje te gjithe forumistave per reklamen pa dashje qe i bere kesaj faqeje, e cila mendoj une do te kishte qendruar e harruar ne ndonje cep te rrjetit pa e ditur kush.
 

IRROM

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Duke i lexuar të gjitha këto radhë ndjeva emocione të pa përshkrueshme ,po , ca radhë me nji stil të veqant poetik, mu kujtuan radhët , për qumësht e vezë !!!!

Ishim fukarenj, ishim të izoluar, por jo të përbuzur.
Njiher lexonja nji analist , që përshkruante jetën në Sirilanka, nji jetë plot mjerime , por në fund, analisti Gjerman shkruante:
" si askund tjetër, varfëria atje ishte tepër e pastër", dhe atij i ngjalte nji respekt të veqant.
Ne ishim të varfër , dhe të mjeruar , por , kishim nji dashuri që tani askund në Shqipëri nuk e gjej.
Nuk jam nostalgjik i të kaluarës, por , them që të kalurën ta shohim pa u ndikuar nga ndjesit përsonale
.....dhe nji ditë, erërat e nxehta që vinin nga përëndimi, e përflakën Tokën Shqipëtare, dhe Pyjet filluan të rënkonin kur panë se deti ngriu dhe ....
.....mbi ujë notonin kufoma,dhe diku luheshin akte të tmerrshme trishtimi,.....
.....sy të përlotor në heshtje shikonin aktin e shëmtuar....
përdhunoheshin motrat .....
në hashtje ,
dhe nga erërat e ngrohta të përëndimit , në faqe ngriu loti ...
AKULL
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: www.enverhoxha.net

Mos do te thuash se na la te varfer qe te merrnim rruget e emigrimit duke u sakrifikuar neper bote, duke u mbytur me vapore dhe cpuar nga plumbat ne kufi?
Apo do te thuash se na la injorante e te papare qe ju turrem botes se moderuar duke lene nam?

Si mund te ishim sot e kesaj dite po te vazhdonte komunizmi dhe te ishte gjalle Hoxha? Natyrisht, dhe po mos kishim ngordhur te gjithe nga uria! Akoma me rroba kombinati te arnuara? Akoma femijet e fshatareve duke u jargavosur kur shikonin buken e grurit qe e prodhonin vete por shitej vetem qyteteve? Si Luli i Vocerr me kepuce te shqyera? Me rroba te grrisura duke ngrire nga te ftohet? Me syte e zhytur ne zgavrra nga uria? Apo intelektualet shqipetare qe prisnin me zemer te ngrire se kur do behej fushata tjeter e arrestimeve dhe thellimi i luftes se klasave? Apo punetoret e shkrete qe punonin 3 turne per te mos pasur leke per te marre tallonin e javes?

Jeni ne terezi juve apo jeni damllosur nga ushqimi i tepert i ketyre 12 viteve te fundit?
 

Redi

Forumium praecox
Re: www.enverhoxha.net

Gjykoni dhe vetem gjykoni, me jeni bere te gjithe gjykates.
E kemi ne gjak ne shqiptaret te gjykojme, te kemi zili, inate ... etj.
Cdo individ ka mendimet e tij, qofshin te gabuara apo te drejta, si mendime ato respektohen, por mund te mos jeshe dakort me to, po jo te thuash "komunistet e rinj" apo diçka tjeter, çjan keto kalamanlleqe <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

<span style="font-weight: bold"> Kundershtare te flakte te Komunizmit, </span>

Megjithe mesazhet tuaja plot urrejtje nuk mendoj se thate ndonje argument bindes. Sa per lenien e popullit tone injorante, fol per vete se une e mbaj veten me shkolle,shkolle te krijuar ne kohen e Enverit. U bene hidrocentrale,u formua ushtria,shteti e shume gjera te tjera. Vertet qe me kalimin e kohes u kthye ne diktature dhe u bene gabime,ndoshta dhe te pafalshme por nuk duhet mohuar cdo gje. Shtetin nuk e benin vetem politikanet po edhe vete populli. Te hedhesh cdo gje poshte do te thote te fyesh rende gjysherit e prinderit tane qe e ringriten Shqiperine nen frymezimin e komunizmit. Edhe Sali Berisha e ka gjymtuar vendin tone, vuri nje grek ne krye te ortodoksise autoqefale shqiptare, lejoi firmat piramidale, mbylli syte ndaj korrupsionit, megjithate ne nje fare menyre hapi dyert me boten. Sigurisht ai hapi dyer dritare e oxhaqe po zere se ishte gje e mire. Si perfundim komunizmi pati te mira dhe te keqija e ne, ne vend qe te shkojme ne ekstremin e kundert do te benim mire ta pranonim e kuptonim ate periudhe kohe.

<span style="font-weight: bold"> Redi </span>
 

IRROM

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Ana blue , ju kisha sygjeruar që ta lexoni me kujdes reagimin tim,nuk kamë qen kurr komunist, por as antikomunist. Kam reagur , dhe kam dashur të përcjell nji mesazh tjetër.
&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Jo ç'do gjë që shkëlqen është ar&quot;
 

kastriot

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

url]
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Kjo teme sidomos kur trajtohet nga te djathtet eshte vetem nje diskutim i mbushur me dengla.

Enver Hoxha na paska lene pas civilizimit Europian ne; a thua se shqiperia ishte balli i ketij civilizimi kur ENveri nuk ishte verdalle. Jo vetem kaq, por edhe mjerimin e me se 12 viteve ne mungese te Hoxhes, falimentimin, deshtimin, degjenerimin, krimin, dhe cdo katastrofe qe shqiptaret perjestuan mbas 90 duan tia rrasin ENverit. Kjo eshte sa qesharake aq edhe per te qare.

Jo zoterinj Enver Hoxha vertet na la te varfer, por jo te kalbur apo mesjetare. Nen Hoxhen ne iu paraqitem botes si komb e shtet me sovranitet e identitet absolut e jo si fise mesjetare, ku te qeverisura nga kanuni e ku nga krimi. Ne qeverisem veten si cdo komb tjeter europian duke shpalosur civilizim teper te larte, kur punuam se bashku, u perpoqem se bashku, iu bindem rregullave e ligjeve te perbashketa dhe funksionuam se bashku, sic pra nuk kishim bere prej 500 vitesh.

Shteti shqiptar ne 90 ekzistonte i plote, i rregullt, dhe mjaft i disiplinuar ne cdo strukture te tij. Ekonomia ishte jo-rentabel por jo inekzistente, shqiptaret nuk ishin hajdute, as kriminele, as kontrabandiste, vrases apo pimpa. Ata nuk ishin dembele, njerez te hicit e te kotit, qe dridhnin zinxhirin kafeneve e i ngrinin lapidar qylit.

Kjo eshte shoqeria qe ju me moralin tuaj te skllavit i imponuat shoqerise shqiptare mbas 92. Falimentimi juaj, shkaterimi i konceptit shtet ne 97, mbjellja e konfliktit dhe e merise ne cdo cep te shqiperise, krahinizimi dhe diferencimi rajonal i shqiptareve, kalbezimi i cdo struktutres shteterore, mbreterimi i krimit, hajduterise, korrupsionit dhe degjenerimit moral, cuarja e shqiptareve ne prag te luftes civile, si dhe vjedhja e cdo pasurie te shqiptareve nepermjet hajduteve publike qe ju i quanit &quot;Gjigande ekonomik&quot;, kaosi dhe anarkia, mentaliteti intolerant qe ju ushqyet ne shqiperi mbas 92 e qe vrau po aq shqiptare sa Hoxha vrau per 50 vjet, iu takojne vetem ju dhe aspak Hoxhes.

Ju as u perpoqet, punuat e sakrifikuat sa nje e njemijta e tij per kete komb e tani na dilni e na shisni dengla se si urrekeni komunistat per kete apo ate. Komunistat triumfuan se ju nuk ishit te gatshen te sakrifikonit as sa 1/100 e tyre per kete komb por rendet mbas rehatit e interesave personale duke mohuar apo evituar cdo pergjegjesi historike qe kishit per kete komb. Pushteti ishte aty edhe per ju ashtu sic ishte per Hoxhen. Askush nuk ia fali Hoxhes pushtetin vecse paaftesia juaj per te treguar vlera qe ta meritonit ate. Ju pra njerezit e hicit e te kotit, njerezit e mosangazhimit e papergjegjesise, qe nuk i keni dhene ketij vendi as sa nje qime e Hoxhes sot na kakarisni e kendoni kengen e meritave qe kurre dhe asnjehere nuk i shpaloset te pakten per te miren e ketij kombi.

Ju pra qe fshiheni sa here qe pergjegjesia iu therret jeni te paret te merrni ne dore shpaten e denglave dhe vetem te shani e te mallkoni, apo te jepni mend &quot;E beri mire, e beri keq&quot;. Deri dje kur kerkohej zgjidhje ju heshtet dhe nuk u angazhuat, kurse sot vraponi kush e kush me pare te zaptoje podjumin e viktimave te Hoxhes se keshtu iu duket vetja me me vlere. Mire qe iu persekutoi Hoxha dje sa pa ate asgje sdo kishit per ti treguar ketij kombi.
Ju i shembelleni shume bukur asaj zorres qorre ne trupin e njeriut, qe funksionon si organ parazit, por qe si ta kesh si mos ta kesh njesoj eshte. Por kur sistemi i nenshtrohet sforcimeve te pazakonta qe shume normale do ti perjetoje ne jete, ju beheni pengese, qelbezoheni dhe vini ne rrezik jeten e gjithe trupit.

Ja pra lerini denglat dhe mos kakarizni si gjela te fryre per vlerat apo meritat tuaja qe kurre si pame. Ja ku eshte shqiperia, merreni dhe bejeni, e mos u justifikoni &quot;Jo po e beri Hoxhe keshtu apo e beri Hoxha ashtu&quot;. Shqiperia kurre s'ka qene e begate apo e kamur qe te ishte per ju. Cfare na derdellisni atehere. Keni gje per te bere qe ta na rregulloni jeten? Nqs po bujrum, nqs keni vetem llafe boshe, zoterinj te dashur ik ngopni zorren se me ju as buke thate nuk ha.
 

sheri

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Fillimisht postuar nga tutu:
[qb]Falemnderit Djep. Ndersa po shkruaja me dergoi vellai nje tufe me emaile e me thoshte dil nga interneti te flasim ne telefon. S'mundem i thashe, jo sot, flasim dite tjeter. Meqe kembenguli duke me pyetur se c'kisha, ia thashe shkurt fare se c'po me zjente ne koke. Si perfundim nuk folem. Nuk mundem ta ndaj me te, prandaj jam mese mirenjohese qe e ndaj me kedoqofte ketu.

Te perqafoj dhe une[/qb]
Te perqafoj dhe une nje milion here
Respekt, sheri !
 

kastriot

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

DOSSIER

Historia e dhimbshme e Rustem Ymer Skënderit nga Dibra e Madhe, i cili, pasi ishte burgosur nga serbët dhe italianët, u internua edhe nga regjimi komunist i Enver Hoxhës

Si u persekutua kryetari i Bashkisë së Durrësit, që ndau armët në 7 prill


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Shtatë prilli i vitit 1939 e gjeti babanë tim, Rustem Ymer Skënderin, në funksionin e Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Durrësit dhe në mëngjezin e asaj dite ai doli në ballkonin e Bashkisë ku mbajti një fjalim para popullit që ishte grumbulluar atje, duke dënuar hapur pushtimin fashist të Shqipërisë. Në fund të fjalës së tij, Rustemi i bëri thirrje popullit që të rrëmbentë armët dhe t'i prisnin me plumba agresorët italianë që kishin mbërritur me anijet e tyre të luftës fare pranë brigjeve shqiptare, duke u thënë se kishte dhënë urdhër që të hapeshin depot e armëve për vullnetarët që donin të luftonin. Si rezultat i kësaj, disa ditë më vonë ai u arrestua nga autoritetet italiane dhe u burgos në burgun e Barit në Itali e më pas në kampoin e internimit në ishullin e Ventotenes&quot;.

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për &quot;Gazetën&quot;, është 79-vjeçari Mensur Ymeri, ish jurist i njohur, i cili rrëfen mbi historinë e familjes së tij dhe babait, Rustem Ymer Skënderit, që gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, shërbeu si Kryetar Bashkie e Prefekt, pothuaj në të gjitha qytetet e mëdha të Shqipërisë.

Familja Ymeri nga Dibra e Madhe
Rustem Ymer Skënderi u lind në vitin 1892 në qytetin e Dibrës së Madhe, prej nga është dhe origjina e familjes së tij një nga më të njohurat e asaj krahine. Babai i Rustemit, Ymer Skënderi, me bashkëshorten e tij Ruzhdien, kishte edhe dy fëmijë të tjerë, Rasimin e Nafien. Në fillimet e shekullit të kaluar familja Skënderi banonte në qëndrën e qytetit të Dibrës së Madhe ku ata njiheshin si një familje e pasur dhe aristokrate. Duke vazhduar traditën e të parëve të familjes së tij, Ymer Skënderi u kujdes që edhe dy djemtë e tij: Rustemi dhe Rasimi të studjonin në shkollat e larta. Djali i madh Rasimi pasi u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë së Stambollit në vitet e para të shekullit të kaluar, u kthye në Shqipëri së bashku me bashkëshorten e tij turke dhe gjatë periudhës së Monarkisë ai shërbeu si jurist e më pas avokat në disa rrethe të vëndit. Ndërsa i vëllai Rustemi, mbaroi shkollën e mesme turke në qytetin e Dibrës së Madhe, ku nën kujdesin e patriotit të madh, Hoxhë Vokrit (Najdenit) përveç turqishtes, mësoi edhe gjuhën frenge. Pas mbarimit të shkollës së mesme ku doli me rezultate të shkëlqyera, Rustemi u dërgua të vazhdonte studimet e larta në qytetin helen të Selanikut. Pas disa vitesh studimi, Rustemi u përjashtua nga fakulteti për shkak se u diktua nga shërbimet sekrete helene se shpërndante libra në gjuhën shqipe, të cilat atij ia jepte ish-mësuesi i tij, patrioti Hoxh Najdeni. Po kështu në përjashtimin e tij nga universiteti i Selanikut, ndikoi edhe veprimtaria patriotike që ai kryente në rrethin e studentëve shqiptarë që ishin grupuar në një shoqëri e cila kryesohej nga patrioti Dervish Hima. Pas përjashtimit nga fakulteti, Rustem Ymeri filloi punë në një fabrikë pijesh alkolike dhe asnjëherë nuk i shkëputi kontaktet me rrethin e studentëve shqiptarë të Selanikut dhe patriotët e tjerë që ishin vendosur atje si emigrantë.

Rustemi në Shpalljen e Pavarësisë
Nisur nga veprimtaria e madhe patriotike në dobi të çështjes shqiptare që Rustem Ymeri zhvilloi gjatë asaj periudhe që ishte në Greqi, në nëntorin e vitit 1912-të, emigranët shqiptarë e zgjodhën atë si përfaqësuesin e tyre dhe e deleguan për të marrë pjesë në ngritjen e Flamurit në Vlorë. Lidhur me këtë, i biri i tij, 79-vjeçari Mensur Ymeri dëshmon: &quot;Gjatë bisedave të lira që Ismail Qemali zhvilloi pas mbledhjes themeluese me përfaqësuesit e ndryshëm që kishin shkuar për të marrë pjesë në aktin e Shpalljes së Pavarsisë, plaku i Vlorës bisedoi gojarisht me babanë tim, Rustemin, duke i kushtuar atij një vëmëndje të veçantë dhe në fund të bisedës e cilësoi atë si një nga të rinjtë me të ardhme që mund të jepte kontributin e tij në ndërtimin e shtetit të ri shqiptar. Pas largimit nga qyteti i Vlorës, Rustemi u kthye në vëndlindjen e tij, për t'ju ndodhur pranë familjes, pasi ishte informuar për raprezaljet që kishin ndërrmarë forcat serbe në atë krahinë. Nga fillimi i vitit 1913-të e deri në fillimin e vitit 1914-të, babai qëndroi në Dibrën e Madhe, ku bashkë me shumë patriotë të tjerë dibranë u angazhua në veprimtari të ndryshme patriotike. Si rezultat i asaj veprimtarie, ai u arrestua nga forcat serbe, por mundi që të shpëtonte prej tyre gjatë kohës që ata po e transportonin me një karrocë për në burgun e qytetit. Në shenjë hakmarrje për arratisjen e tij, forcat serbe ia dogjën shtëpinë në qëndër të qytetit dhe pas kësaj ai e kishte të pamundur qëndrimin e mëtejshëm në Dibrën e Madhe. Pas kësaj Rustemi bashkë me familjen dhe dy kushërinjtë e tij: Ferit dhe Qazim Skënderin, u shpërngulën që andej dhe erdhën në qytetin e Tiranës, ku blenë një shtëpi në vëndin e quajtur &quot;Mëhalla e Dibranëve&quot;, dëshmon Mensur Skënderi për babanë e tij, Rustemin, i cili mori pjesë në ngritjen e Flamurit në Vlorë dhe u vlersua nga Ismail Qemali si një i ri me të ardhme.

1918-1939, prefekt e kryetar Bashkish
Lidhur me veprimtarinë e mëtjeshme të Rustem Ymerit, i biri, Mensuri dëshmon: &quot;Në vitin 1915-të, Rustemi u regjistrua në një kurs të cilin e hapi Aleksandër Xhuvani, për përgatitjen e mësuesëve të gjuhës shqipe, me të rinj nga e gjithë Shqipëria. Pas mbarimit të atij kursi, Rustemi doli vullnetar dhe shkoi për të hapur shkollën e parë shqipe në fshatin Brezhdan të Dibrës së Madhe, ku ai punoi për afro një vit e gjysëm dhe më pas ai u thërrit në qytetin e Peshkopisë ku ishte emëruar në funksionin e Sekretarit të Bashkisë. Gjatë asaj kohe Rustemi u njoh dhe u martua më nënën tonë, Edije Bardulla, e cila ishte bijë nga një familje shumë e njohur për tradita atdhetare në qytetin e Peshkopisë. Më pas Rustemi shkoi në qytezën e vogël të Shijakut ku ishte caktuar si mësues dhe në fillimin e vitit 1918-të, ai u largua që andej dhe shkoi në qytetin e Pogradecit, ku ishte emëruar me detyrën e nënprefektit. Edhe në atë qytet ai nuk qëndroi për më shumë se një vit, sepse nga mesi i vitit 1919-të, Rustemi shkoi në qytetin e Lushnjes, ku ishte emëruar po me të njëjtën detyrë që kishte kryer në qytetin e Pogradecit. Janari i vitit 1920-të, e gjeti Rustemin në detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes dhe gjatë asaj kohe ai u mor personalisht me përgatitjen e Kongresit të famshëm që u mbajt në atë qytet. Që nga ajo kohë e deri në vitin 1939, për më shumë se njëzet vjet me rradhë, babai im Rustemi shërbeu në funksionet e Prefektit, nënprefektit dhe Kryetarit të Bashkisë në disa nga rrethet më kryesore të vëndit, si në Berat, Elbasan, Vlorë, Korçë, Shkodër dhe Durrës. Rustemi konsiderohej si një nga funksionarët më të aftë të administratës së pushtetit vendor të Monarkisë dhe gjatë asaj periudhe prej afro njëzet vjetësh, me insistimin e Mbretit Zog, ai shërbeu në disa rrethe të vëndit ku situata paraqitej më problematike. Gjatë atyre viteve Rustemi iu kushtoi një vëmëndje të veçantë planeve rregulluese të qyteteve ku shërbeu, si Shkodrës, Korçës, Elbasanit dhe Durrësit. Me fondet e akorduara nga qeveritë e asaj kohe, ai u kujdes dhe ndërtoi disa nga rrugët e qëndrat kryesore të atyre qyteteve, fotot e të cilave ne i kemi akoma edhe sot në albumet e familjes sonë. Nga ato ndërtime mund të përmënd shatërvanin në qëndër të Durrësit dhe bulevardin përpara Prefekturës së qytetit të Shkodrës. Po kështu gjatë atyre viteve babai i kushtoi një interes të veçantë edhe problemeve të arsimit dhe kulturës, pasi ai kishte qenë vetë mësues. Ai u përpoq dhe ndihmoi me bursa shtetërore shumë të rinj dibranë që vazhduan studimet jashtë shtetit. Një nga këta ka qenë edhe Dr; Hiqmet Dibra, të cilin babai e mbajti në shtëpinë tonë në Tiranë. Po kështu gjatë periudhës së Monarkisë, babai u kujdes edhe për shkollimin tonë. Unë dhe vëllai tjetër, Ymeri, u diplomuam në Liceun Francez të qytetit të Korçës, kurse motra jonë, Myzejeni, mbaroi shkollën &quot;Nëna Mbretëreshë&quot; në Tiranë. Përveç kryerjes së detyrave shtetërore, Rustemi ishte shumë i dhën edhe pas librave dhe në shtëpinë tonë ne kishim një bibliotekë shumë të pasur. Kur ishte në Korçë, babai përgatiti një fjalor të madh katër gjuhësh, të ciliin ia botoi Dhori Koti. Gjatë atyre viteve ai u mor shumë edhe me shkrime publicistike të cilat i botonte në shtypin shqiptar dhe në atë italian, me pseudonimin &quot;Dushkani&quot;. Për punën e mirë që kishte bërë, në vitin 1938, Mbreti Zog e dekoroi babanë me &quot;Urdhërin e Skënderbeut&quot;, kujton Mensur Skënderi, për babanë e tij, Rustemin.

Kryetar i Bashkisë së Durrësit në 1939
Gjatë atyre viteve që Rustemi shërbeu në ato qytete të mëdha të Shqipërisë, përveç miqësisë së madhe që kishte me Mbretin Zog, ai krijoi miqësi edhe me shumë nga personalitete të tjera të politikës dhe artit, si Lef Nosin, Aleksandër Xhuvanin, Padër Gjergj Fishtën, deputetin Selim Mborja, botuesin korçar Dhori Koti, tregtarin Petraq Katron, vëllezërit Benusi nga Shkodra, familjen korçare Turtulli etj. Mensur Skënderi, kujton një miting në qytetin e Shkodrës, ku Rustemi për herë të parë po fliste me letër përpara, miku i ngushtë Padër Gjergj Fishta, që ishte pranë tij, iu afrua dhe ia hoqi letrën nga dora duke i thënë: &quot;Nuk të shkon ty zoti Rustem të lexosh, ti flet më mirë pa letër&quot;. Pas kësaj të pranishmit që ishin në atë ceremoni shpërthyen në ovacione të gjata. Karriera e gjatë prej më shumë se njëzet vjetësh e Rustem Ymerit në funksionet e Kryetarit të Bashkisë dhe Prefektit, u ndërpre në prillin e vitit 1939-të, kur ai ishte në detyrën e kryebashkiakut të Durrësit. Lidhur me këtë, i biri, Mensuri, dëshmon: &quot;Shtatë prilli i vitit 1939 e gjeti Rustemin në funksionin e Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Durrësit dhe në mëngjezin e asaj dite ai doli në ballkonin e Bashkisë dhe mbajti një fjalim para popullit që ishte grumbulluar atje. Në fjalën e tij ai dënoi hapur pushtimin fashist të Shqipërisë dhe foli ashpër për Prefektin e Durrësit, i cili kishte dalë në Portin Detar për t'i pritur me lule pushtuesit italianë. Në atë kohë dikush nga turma qëlloi me pistoletë në ajër dhe babai iu drejtua atij duke i thënë që atë fishek ta ruante për tradhëtarët. Në fund të fjalës së tij, Rustemi i bëri thirrje popullit që të rrëmbentë armët dhe t'i prisnin me plumba agresorët italianë që kishin mbërritur me anijet e tyre të luftës fare pranë brigjeve shqiptare, duke u thënë se kishte dhënë urdhër që të hapeshin depot e armëve për vullnetarët që donin të luftonin. Si rezultat i kësaj, disa ditë më vonë ai u arrestua nga autoritetet italiane dhe u burgos në burgun e Barit në Itali e më pas në kampoin e internimit në ishullin e Ventotenes. Pas arrestimit të babait, ne si familje na internuan në qytetin e Beratit, ku u strehuam në shtëpinë e familjes Haznedari, me të cilët babai kishte pasur një miqësi të ngushtë që nga koha kur kishte qenë Kryetar Bashkie atje. Nga burgu i Ventotenes, babai u lirua vetëm në fillimin e vitit 1941 dhe autoritetet italiane e sollën po të internuar në qytetin e Beratit, ku ai çdo mbrëmje paraqitej në Kuesturë. Lirimi i tij nga Ventotene dhe sjellja e tij në Berat, u bë pasi ne si familje paguam një sasi të madhe floriri. Që nga ajo periudhë e deri në mbarimin e Luftës, babai qëndroi në shtëpi duke u marrë vetëm me librat dhe nuk pranoi të merrte asnjë detyrë shtetërore gjatë kohës së regjencës. Ndonëse Rustemi nuk mori pjesë personalisht në Luftë, ne tre fëmijëve, ai nuk na pengoi aspak që të inkuadroheshim në mënyrë aktive në lëvizjen antifashiste&quot;, kujton Mensur Ymeri për babanë e tij Rustemin, i cili u burgos nga italianët pas shtatë prillit të vitit 1939-të, sepse kundërshtoi pushtimin fashist dhe dha urdhër që të ndaheshin armë për forcat vullnetare që donin të luftonin..

Internimi nga komunistët
Pas mbarimit të Luftës, komunistët që erdhën në pushtet nuk e ngacmuan personalisht Rustem Ymerin, por ia sekuestruan pothuaj të gjithë pasurinë, si 22 dynym tokë dhe një shtëpi në fshatin Rinas etj. Nga viti 1945 e deri në vitin 1951, Rustemi jetoi në qytetin e Durrësit, ndonëse fëmijët e tij ishin në Tiranë dhe kishin mundur që të merrnin të drejta studimi për jashtë shtetit. Gjatë asaj kohe ai dhuroi për bibliotekën e qytetit, pjesën më të madhe të librave të bibliotekës së tij, pasi pas sekuestrimit të shtëpisë, nuk kishte se ku t'i mbante. Vetë Rustemin nuk e lejonin që të banonte në Tiranë, pasi shikohej si njeri i dyshimtë dhe njihej si ish-funksionar i lartë i Monarkisë së Zogut. Por &quot;qetësia&quot; për Rustem Ymerin nuk zgjati shumë sepse në vitin 1950-të, regjimi komunist filloi goditjen ndaj tij. Lidhur me këtë, i biri Mensuri, dëshmon: &quot;Në vitin 1950-të babanë e internuan në fshatrat Radostimë, Shtyllas dhe Kuç të Kurveleshit. Në ato kampe internimi të rrethuar me tela me gjëmba, ku ishin mbylluar pjesa më e madhe e inteligjencës shqiptare, ai qëndroi për pesë vjet me rradhë në kushte nga më çnjerzoret. Kur e arrestuan Rustemin në Tiranë, na bënë edhe një kontroll në shtëpi ku na sekuestruan shumë nga dokumentat e fotografitë që babai kishte ruajtur prej vitesh. Nga internimi babai u lirua në vitin 1954, por edhe pas asaj kohë ai rrinte me ankthin e arrestimit, sepse gjatë zhvillimit të gjyqit të Hamit Matjanit, njëri nga të pandehurit deponoi se kishte pasur porosi nga Mbreti Zog, që kur të vinte në Shqipëri të takohej me Rustem Ymerin. Ndonëse kishim blerë një shtëpi në Tiranë, babanë nuk e lejonin të banonte me ne, dhe ai jetoi në qytetin e Durrësit, në shtëpinë e nipit të tij, Shaban Skënderit dhe mbesës Mevlude Stërmillit (Skënderi&quot;, e përfundon rrëfi-min e tij, Mensur Ymeri, për babanë, Rustemin, i cili u nda nga jeta në vitin 1972 në qytetin e Tiranës, ku ai mezi mundi që të vinte në fundin e viteve '60-të. Ish-funksionari i lartë i Monarkisë së Zogut, Rustem Ymeri, që kishte kundërshtuar pushtimin fashist, u përcoll për në banesën e fundit vetëm nga miq e të afërm të tij që kishin ardhur nga të gjitha rrethet ku ai kishte shërbyer si Prefekt e Kryetar Bashkie. Tashmë përveç të birit, Mensurit, 79-vjeçar, Rustemi ka lënë edhe gjashtë nipër e mbesa, si: Flutura Haskon, Semi Numanin dhe Zamira, Agron, Klodiana e Arben Skënderin. Klodiana dhe Arbeni, që njihen si instrumentistë virtuozë, janë fëmijët e djalit të Rustemit, (Ymer Skënderit) violinçelistit të famshëm të diplomuar në Zagreb e Pragë, i cili themeloi shkollën shqiptare të violinçelit.
 

sheri

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Fillimisht postuar nga IBUC:
[qb]Ana blue , ju kisha sygjeruar që ta lexoni me kujdes reagimin tim,nuk kamë qen kurr komunist, por as antikomunist. Kam reagur , dhe kam dashur të përcjell nji mesazh tjetër.
&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Jo ç'do gjë që shkëlqen është ar&quot;[/qb]
I nderuar je paksa nostalgjik.

Nuk je ndoshta perjashtim:hermafrodit , as vajze as djal.

O je komunist o antikomunist, nuk shkojne te dyjat. E zaeza nuk mund te jete edhe e bardhe .

O je nacional ose internacional?

Keto po ti them Ty , se disave qe jane te verbet as qe ja vlen.

Shnet !
 

sheri

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Fillimisht postuar nga Redi:
[qb]Gjykoni dhe vetem gjykoni, me jeni bere te gjithe gjykates.
E kemi ne gjak ne shqiptaret te gjykojme, te kemi zili, inate ... etj.
Cdo individ ka mendimet e tij, qofshin te gabuara apo te drejta, si mendime ato respektohen, por mund te mos jeshe dakort me to, po jo te thuash &quot;komunistet e rinj&quot; apo diçka tjeter, çjan keto kalamanlleqe &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

<span style="font-weight: bold"> Kundershtare te flakte te Komunizmit, </span>

Megjithe mesazhet tuaja plot urrejtje nuk mendoj se thate ndonje argument bindes. Sa per lenien e popullit tone injorante, fol per vete se une e mbaj veten me shkolle,shkolle te krijuar ne kohen e Enverit. U bene hidrocentrale,u formua ushtria,shteti e shume gjera te tjera. Vertet qe me kalimin e kohes u kthye ne diktature dhe u bene gabime,ndoshta dhe te pafalshme por nuk duhet mohuar cdo gje. Shtetin nuk e benin vetem politikanet po edhe vete populli. Te hedhesh cdo gje poshte do te thote te fyesh rende gjysherit e prinderit tane qe e ringriten Shqiperine nen frymezimin e komunizmit. Edhe Sali Berisha e ka gjymtuar vendin tone, vuri nje grek ne krye te ortodoksise autoqefale shqiptare, lejoi firmat piramidale, mbylli syte ndaj korrupsionit, megjithate ne nje fare menyre hapi dyert me boten. Sigurisht ai hapi dyer dritare e oxhaqe po zere se ishte gje e mire. Si perfundim komunizmi pati te mira dhe te keqija e ne, ne vend qe te shkojme ne ekstremin e kundert do te benim mire ta pranonim e kuptonim ate periudhe kohe.

<span style="font-weight: bold"> Redi </span>[/qb]
Sipas Redit nuk duhet ta gjykojme sot kriminelin, ta leme te livadhis dhe pasi te ket vdekur brezat me gjaftohtesi ta gjykojne se a kishte bere mire qe e kishte vrare njeriun.
Vene gishtin ne koke.
Saipas teorise sate do te shumezoheshin kriminelet. Procesi i Nyrembergut eshte mbajtur fill pas mbarimit te LD Boterore(1945).
Shnet!
 

a-alket

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

shqiperia nuk ka per tu bere asnjehere nga keta qe shohin vetem bardhe e zi. eshte e mete e madhe mendore dhe shpirterore te mos kesh idene e spektrit te ngjyrave. rrjedhimisht, tipa te tille quhen &quot;me te meta mendore&quot; dhe u duhet dhene ndihma e duhur mjekesore. shpresoj qe nje dite shqiperia te mundet ti sistemoje keta tipa ne institucionet e duhura, ie. &quot;kryeministria&quot; e elbasanit ose e vlores.
 

une_une

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Fillimisht postuar nga bscemscs:
[qb]shqiperia nuk ka per tu bere asnjehere nga keta qe shohin vetem bardhe e zi. eshte e mete e madhe mendore dhe shpirterore te mos kesh idene e spektrit te ngjyrave. rrjedhimisht, tipa te tille quhen &quot;me te meta mendore&quot; dhe u duhet dhene ndihma e duhur mjekesore. shpresoj qe nje dite shqiperia te mundet ti sistemoje keta tipa ne institucionet e duhura, ie. &quot;kryeministria&quot; e elbasanit ose e vlores.[/qb]
Eshte hapur nje vend pune per humorist ne vend te Agron Llakes. Deshironi te punoni per Shqiperine? Puno dhe mos na shit dengla se ke 12 vjet.

A arrdhete dhe njehere Enveri pa ju a tregon ai juve vendin ne minera ne Spac per agjitacion dhe propagande. Ku ishit ju trima deri dje? Ku ishin baballaret e tuaj trima dhe iu shpetonte ujet e holle kur shikonin Enverin sot po dilni trima.
 

a-alket

Primus registratum
Re: www.enverhoxha.net

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[QB dhe iu shpetonte ujet e holle kur shikonin Enverin sot po dilni trima.[/QB]
Sigurisht qe kishin frike.. se yt ate te conte ne Spac per 80 leke, bir kurve!
 

Guest
Re: www.enverhoxha.net

Ajo faqja esht eme shuem per tu tallur per mendimin tim atyre le ti rrije ne zemer BABA i kombit po prap se prapi skthehet me ajo kohe kshu qe le ti pijne lengut faqes ata qe e kane bere ....
 
Top