WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

Elisio

Primus registratum
WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

Pershendetje,

www.ALBFORUMI.NET
FORUMI RINOR SHQIPTAR
E VETMJA ALTERNATIVE SHQIPTARE

Ky Forum eshte ndertuar duke perdorur vb 3.5.4 i cili eshte dhe versioni i fundit qe vbulletin ka nxjerre para pak javesh gjithashtu mund te them qe eshte teper me i lehte se ky forum si ne perdorim per anetaret dhe si ne perdorim nga stafi i tij.

Ne Forumin Rinor Shqiptar do te gjeni shume gjera dhe nje nga me kryesoret qe ne po perkushtohemi jane MP3 shqiptare me te reja si dhe kerkesat e anetareve tane per kengen qe ata pelqejne dhe qe deshirojne te shkarkojne tashme ndodhen mbi 8000 MP3 shqiptare dhe shume kenge dhe albume te huaja ne gjuhe te ndryshme si anglisht, italisht etj etj!

Ne kete forum gjithashtu do te gjeni nje Album Fotografik ne te cilen ju mund te vendosni fotografi te ndryshme dhe te krijoni nje koleksion te larmishem!

Gjithashtu per ata qe pelqejne te shpenzojne kohene e tyre neper lojra online kemi vendosur disa lojra qe ju mund te luani online dhe te konkuroni me pike nepermjet anetareve tane!

Per ata qe kane deshire te shkruajne ne forum gjithashtu kemi hapur shume nen-forume dhe debatime te ndryshme!

Mos harroni qe fjala juaj per permiresimin e ketij komuniteti ka nje rendesi te madhe dhe gjithashtu do te mundohemi ta vendosim ne veprim!

Per ata qe deshirojne te lexojne barcaleta per momentin kemi vendosur nje nen-forum per anetaret tane qe te postojne barcaletat qe ata dine dhe ti akumulojne ato ne nen-forumin e hapur plus qe kemi vendosur nje portal shtese ku mblidhen te gjitha llojet e barcaletave pra funksionon si tip arkivi!

Per apasionantet e kuizeve kemi vendosur kuize te shumte me pyetje e pergjigje nese mendoni qe keni njohurine e duhur ne fusha te ndryshme te jetes atehere hajdeni dhe provoni Alb-Quiz ne Forumin Rinor Shqiptar!

Per ata qe deshirojne te degjojne tinguj te muzikes shqiptare dhe te huaj kemi vendosur nje radio qe funksionon 24/7 gjate gjithe javes me nje staf teper te mrekullueshem e cila eshte Radio Shoqeria!

p.s. Per moderatoret dhe stafin e ketij forumi ju lutem mos i mbyllni temat sipas qejfit pasi perderisa nje anetar nuk shkel rregulloren qe ju keni krijuar skeni pse ti bini kot me qafe! (tema e pare e hapur me te njejtin titull eshte mbyllur dhe akoma nuk e di se pse eshte mbyllur?)

Me Rrespekt
Forumi Rinor Shqiptar
www.ALBFORUMI.NET

banneri.gif
 

a1

Primus registratum
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

Elisio deri tani isha me ty ama me keto postimet qe po ben je off
Cfare reklamimi eshte ky !!? Forumet pak a shume te njejten permbajtje kan e ti po na thua qe kemi kete e kemi ate ... Mos ka dhe per te q** atje /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
Hajde ta gezosh forumi po jo reklamime te tilla se eshte turp
 

FareTop

Primus registratum
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

Ta gëzosh binjakun !

çështe gjith kjo xhelozi , vllain e vogel...?
sa me teper site shqip te kete aq me teper informacion do te kemi, secili ka spcifikën e tij.
Nryshe nga ky ketu, vllai vogel eshte me teper per mp3shqip (falas) dhe humor, pra eshte diçka plus per ne, por me rendesishme eshte qe atje te presin mire dhe nuk abuzojne me publikun e tyre.

(ky eshte mendimi im, secili ka te vetin)
 

Elisio

Primus registratum
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

p.s. Tonce nuk me intereson microsoft apo albasoul apo fajtori apo albforumi apo ndonje forum tjeter shqiptar cdo njeri mban shenim per kartelen e tij dhe per dosjen e tij lal nuk po perpiqem te bej konfuzion askund ke mijra forume me te njejtin domain ke dhe mijra forume me te njejtin qellim sic eshte ky dhe disa te tjere!

Ne po i japim me shume perkushtim shkarkimeve dhe programeve te reja ne internet!

a1 mbase e teprova icik me postimin me larte por ne ate forum ato gjera do te gjesh qe jane thene dhe me lart por dhe nje gje tjeter a1 si do te vije ty kur te mbyllin temen e forumit tend vetem e vetem se forumi jot do te kishte te njejtin emer si ky???? Ti shiko si pergjigjen moderatoret e ketij forumi dhe adminat pastaj me korigjo mua lal jo per gje po pse duhet qe anetaret te mbajne ofendimet e stafit dhe stafi i ketyre jo?

Pastaj une aty me lart vecse realitetin kam thene asgje me shume e asgje me pak dhe asnje genjeshter! Nese ti a1 gjen nje genjeshter ne postimin tim te pare atehere mund te me thuash dhe po te kerkoj une falje lal!

Gjithe te mirat
Elisio
 

FareTop

Primus registratum
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

Mirdita tOnCe gjithashtu dhe ju te tjeret,

Nuk po kuptoj nje gje me ju , sipas jush ky duhet ta mbydhi sitin sepse nuk ju pelqen juve?

Kritika nuk behet sepse eshte i vogel (i ri) siti dhe se ka apo nuk ka shanc per te ecur perpara, por per relacionin qe ky sit mban me ty, pra nqs ke ndonje gje ne kete drejtim thuaje ketu, ndersa per permbajtjen e sitit i takon autorit te zgjedh ate qe ka deshire. Pra nuk besoj se ne kemi te drejten ti diktojme atij se ne cilen fushe duhet te shpaloset.

Ju po ngateroni kritiken me atakun, ankesen me sugjerimin etj. (pra shkurt kekun me byrekun)

Ajo puna e emrit nuk eshte aq pa vlere siç e trajton ti , sepse vetem prej atij emri po diskutohet siti tij ketu, pra per mire apo per keq pak rendesi ka, kryesorja eshte qe po flitet per te dhe kjo mjafton per te bere kurioz te tjeret e per ti hedhur nje sy(siç bera une), pastaj i pelqen apo jo kete nuk e ke as ti as une ne dore, por ai qe e viziton.

Bile kemi pare dhe nga ato sitet e "mdhaja" (dhe te vogla gjithashtu) qe kur shkrun ndonje gje te vene 300 regulla debile duke imituar sitet "marque" dhe fillojne e te sulmojne pa te thene akoma mirdita, ose mbledhin nje tuf servilash reth tyre qe rine duke i bere fresk adminit, duke aprovuar çdo karlliku qe shkruan ai. (i bejne duart gjak duke duartrokitur)

Mëndjemadhsia eshte ne kulturen shqiptare, qe kur ritemi na ritet dhe mendja dhe harojme se jemi ritur prej ketij publiku qe na ka mbeshtetur gjith kohes.
Per mua te mbydhesh nje temë arbitrarisht sepse nuk te pelqen personalisht, pavaresisht se autori i ka respektuar regullat, do te thote te perfitosh nga pozicioni i forces si admin/moderator.

Nje taktike e tille eshte mungesë kapaciteti e kulture qytetare, sepse tregon mungese respekti per ate qe para se te shkruaj ne sit, e ka vlersuar ate dhe si shperblim i jep ......

Per mua vetem fakti qe vizitori regjistrohet ne sitin tim eshte shenje vlersimi e respekti qe ai tregon ndaj sitit dhe une nuk munde tja kthej duke e përdhosur me legendhiqe te tilla.

Megjithate ky eshte thjesht mendimi im çdo kush mund ta mendoj ndryshe, sigurisht qe per ata qe duan ti bejne fresk forumit mund te mos jene dakort, ky eshte problemi tyre.

Ah, se desh ahrrova - eshte akoma i lire domeni faretop.org kush te doje mund ta blej, une i siguroj mbeshtetjen time per hapat e para per tu njohur ne rjet, bile do te isha i kenaqur te kisha nje binjak. (besoj se e dini se pse)

ngushudhimet e mia per albforumin /pf/images/graemlins/tongue.gif

dhe pershendetje te gjithve.

(miqesisht)tOnCe kthe rrugë dhe behu djal i zgjuar /pf/images/graemlins/smirk.gif
 

DriniS

Ecejak
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

Kjo teme perben katerciperisht reklame, gje qe eshte e lejuar per kete pjese te forumit, qellimi i te cilit eshte reklamimi i faqeve te reja apo te panjohura shqiptare ne internet. Dhudhuqi lart e ngaterron ceshtjen e emrit me imponimin per permbajtjen e websitit tjeter.

FareTop, debati behet per ca kostume Pierre Cardin te cilave po u ben reklame Gabi, dmth pune origjinaliteti dhe jo permbajtjeje. Mos merr flake si kashta. Ja dhe nje artikull ne internet ku Apple Corp. hedh ne gjyq Apple Computer Inc. per ceshtje te emrit dhe te sherbimit. Kjo ekziston ne boten reale ku ka ligje, kurse ne internet normal qe gjithkush ka te drejte te beje si ti thote petlla. Jam dakort me ty, po jo ashtu si thua ti :) Na link:
http://www.macworld.com/news/2003/09/11/applemusic/index.php?redirect=1063352807000

Elisio, forumi i faqeve shqiptare ne web eshte per te diskutuar gjera si permiresime, idera, ndihma etj, dhe gjithashtu per te njoftuar ekzistencen e nje websiti ne internet por ashtu sic e ke sjelle mesazhin ti, normal qe konsiderohet nje reklame e mirefillte duke i bere madje edhe krahasime me websitin ku po vendos reklamen.
P.S. Rikujto qe reklamat ne televizor per ilace rrobash nuk diskreditojne kompanite rivale per ilacin e tyre. Dhe per komentin "ke mijra forume me te njejtin domain" ki parasysh sa 'mijera' prapashtesa te te njejtit domain ekzistojne... ketu ja ke fut pak kot.


Drejtuar Admin apo moderatorit perkates:
Sipas pikes 5 te rregullores (ritheksuar meposhte), sugjeroj qe kjo teme te mbyllet ose transferohet ne kosh ose postimet e saj ti kalojne temes se meparshme te hapur. Gjykimi eshte ne doren tuaj gjithmone duke iu bazuar rregullores per te cilen anetari qe ka hapur temen ka rene dakort te ndjeke kur poston ne forum.
Pika 5: Ndalohet rreptësisht përmbytja (flood) me mesazhe në Albforumi. Si e tillë konsiderohen, postimi i të njëjtit postim ose temë më shumë se dy herë. Gjithashtu temat e njëjta do të fshihen duke përdorur si kriter vjetërsinë e temës. Postimet e temës së re do ti ngjiten asaj së vjetër, sipas vendimit që do të marri stafi.
 

a1

Primus registratum
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

DriniS po ben disa gabime tek krahasimet .
Krahasimet qe ben ti apo tOnCe jane ne lidhje me website qe prodhojne dicka dhe e shesin kurse ketu po flitet per forumet Shqiptare qe e vetmja gje qe kan arritur keto vitet e fundit eshte urrejtje midis rivalve apo besimeve fetare.
Bota virtuale po shfrytezohet ne menyre te gabuar nga ne Shqiptaret dhe per kete jeni fajtor ju ata atje gjithashtu edhe ky AlbForumi.NeT qe ushqen disa kalamanje qe merren duke ber DDOS ATTACKE forumet e tjere.Eshte qesharake kur shikon qe tek ForumiShqiptar merr ban se ke vendosur nje link tek firma qe te dergon ne nje website Shqiptar , eshte per te ardhur keq kur shikon qe tek Albforumi ankohen disa anetar te stafit drejtues per dicka qe eshte brenda normave.
Dhe nuk keni arsyje qe ta mbyllni temen se eshte brenda rregullores , thjesht fare mos shkruani ne rast se nuk ju pelqen se me shume reklamim i beni
 

Al-Punk

Still here
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
DriniS po ben disa gabime tek krahasimet .
Krahasimet qe ben ti apo tOnCe jane ne lidhje me website qe prodhojne dicka dhe e shesin kurse ketu po flitet per forumet Shqiptare qe e vetmja gje qe kan arritur keto vitet e fundit eshte urrejtje midis rivalve apo besimeve fetare.
Bota virtuale po shfrytezohet ne menyre te gabuar nga ne Shqiptaret dhe per kete jeni fajtor ju ata atje gjithashtu edhe ky AlbForumi.NeT qe ushqen disa kalamanje qe merren duke ber DDOS ATTACKE forumet e tjere.Eshte qesharake kur shikon qe tek ForumiShqiptar merr ban se ke vendosur nje link tek firma qe te dergon ne nje website Shqiptar , eshte per te ardhur keq kur shikon qe tek Albforumi ankohen disa anetar te stafit drejtues per dicka qe eshte brenda normave.
Dhe nuk keni arsyje qe ta mbyllni temen se eshte brenda rregullores , thjesht fare mos shkruani ne rast se nuk ju pelqen se me shume reklamim i beni

[/ QUOTE ]

A1, me vjen keq qe megjithese ne (stafi) jemi shume tolerant ndaj te tilla raste, prap ti thua qe ne reagojme ashtu si ForumiShqiptar apo ndonje tjeter duke mos qene tolerant! (dhe nuk eshte hera e pare qe e permend)
Per Elisio-n kam diskutuar me pare dhe nuk dua te shkruaj te njejtat gjera! Perpjekja per t'u reklamuar drejtperdrejt eshte e drejte e tij! Askush nuk po e gjykon per kete!

Diskutimi behet per emrin qe ai perdor, ku do ishte me mire te kishte nje identitet te tijin!

Ato reklamimet e tjera ne menyre te terthorte nuk duroheshin ama!

Elisio me shendet sitin e te gjitha! Me beso qe nje domain tjeter do te ndihmonte te krijoje identitetin tend. Keshtu pak mundesi ke te mbahesh mend!
 

blendiys

Primus registratum
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

Po mire, po ky Eliso-ja a ka vene ndonje link apo baner per Albforumi.com?
Tek faqja e tij ka vendos dhe nje dritare ku mund te ofrosh nje sasi lekesh per me mbajt forumin online, kurse ketu vjen dhe ben rreklama gratis.
Ka kerkuar ndonjehere ky person shkembim banerash me AF-ne?
 
H

harap

Guest
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

Drino pse mendon se e zbaton njeri rregulloren ketu???Shif te ca tema edhe shif cfare tolerimesh i behen admineve ketu.Prandaj leri pikat e rregullores biles fshije fare se eshte nje rregullore e nje personi tjeter qe po zbatohet aktualisht.
Persa i perket albforumi.net une e hoqa fare si teme po e rikthyen perseri adminet zemergjere.Ça bie ndesh me parimet bie por faktkeqesisht skane ngel me parime.
Njerez qe skane dy gram vlere ne realitet po i vejne kemben forumit.
 

FareTop

Primus registratum
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

kur e keni kaq problem emrin qe perdor ai , pse si beni nje offerte per blerje?

kjo eshte menyra me klass, per te treguar pretigjin dhe madheshtine e markës (marque) dhe ju distancon nga vulgariteti zakonshem.

ndersa per reklamen qe ai ka bere ketu nuk besoj se eshte ne gabim, sepse kjo rubrike per kete pune eshte qe secili te reklamoj faqen e tij, per faqe te tjera eshte googl-a.

Harap temat nuk hiqen e vien nga zemergjersia e njerit apo tjetrit.

nejse se u lodha duke u marre me gjera fare pa vlerë, per mua eshte ne regull me te gjitha.

diskutim te mbare
 

alinos

Forumium maestatis
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

Djali po ngaterron sheshin me persheshin me duket.
Marka eshte e albforumi.com
Nese do te kishte dike qe duhet te paguaje per shkeljen eshte ky djali elisio, jo ne.
Ne jemi te paret ne treg me kete emer dhe prap nuk po e hedhim ne gjyq t'i marrim ndonje lek, por po e keshillojme te vendose nje emer origjinal qe te beje emer ne boten virtuale dhe neser pasneser kur kete pune (ndetimin e faqeve) ta ktheje ne profesion t'ia njohin meritat. /pf/images/graemlins/smile.gif
 
H

harap

Guest
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

e ka pas kjo parafolsja ne fakt Emrin e te drejten e emrit.

Topo skemi lek.Na ndihmon dot?

Ska pune zemergjeresie po rregulloreje.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Marka eshte e albforumi.com


[/ QUOTE ]
 

FareTop

Primus registratum
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Djali po ngaterron sheshin me persheshin me duket.
Marka eshte e albforumi.com
Nese do te kishte dike qe duhet te paguaje per shkeljen eshte ky djali elisio, jo ne.
Ne jemi te paret ne treg me kete emer.

[/ QUOTE ]

dhe une per ate po flas, per af.com qe deshiron te mbaj imazhin e markes, megjithse kjo nuk eshte nje markë ashtu siç e kujton ti por thjeshte nje emer domani, qe nuk eshte i regjistruar si markë deposé, pra ...
pastaj nqs je i pari perse nuk e ke bllokuar dhe extensionet e tjera net,info,org, etj. por kerkon qe tjetri te heqi emrin se keshtu te pelqen ty, thirinin mor mendjes çar i keni keto.

pastaj ta kam thene me larte nqs je "Marque" bleja emrin e domenit dhe mos diskuto si lyps, sepse mundesite i keni por vetem vazhdoni ti suleni tjetrit, sepse keni ne dore te fshini temen dhe kete e beni me nje krenari prej katunari qe nuk ju shkon si djem nga kryeqyteti qe jeni.

tema me nje klik mbydhet dhe nuk besoj se po friksoni njeri se nuk na plasi trapi fare a shkruajme tek forumi juaj apo jo, ate qe duam e lexojme dhe kete nuk e ndaloni dot, ndersa gjerat e tjera i gjejme atje ku ka me shumice dhe qe jane me te sakta .
ta thashe kete sepse je paraqitur si pjestar i stafit nqs nuk je, kjo pergjigje te drejtohet perso.
 

Elisio

Primus registratum
Re: WwW.AlbForumi.NeT (Forumi Rinor Shqiptar)

Drini dhe ti mandi dhe ti harap i bukur qe me flisni ketu porsi flutur!

Pse nuk pranoni faktin qe moderatori juaj qe mbylli temen e pare shkaktoj tere kete debat dhe qe ju e quani "Reklamim" pervecse personave te stafit tuaj nuk kam pare asnje tjeter te shaje apo te me hudhet ne fyt sic po ju hidhen dhe vete juve!

Dikush permendi hedhjen ne gjyq jam mese dakort mos deshironi dhe emrin e avokatit tim ketu ne angli??? Cfare do beni une e kam falas avokatin keni ju aq leke sa te shpenzoni per te sjelle ate ceshtje ne gjyq ne angli???? Kur te doni dhe si ta doni!

Sa per origjinalitetin tuaj jua thashe dhe me pare ne postimin tim te pare sme intereson kush ka qene me i riu apo me i vjetri me interesojne statistikat e atij webi dhe koha qe ai eshte hapur dhe si kane ecur ato dhe per mendimin tim jane goxha te larta dhe kane arritur 10729 vizita unike kete muaj!

Tani sipas jush bestsongs.org duhet ta mbylli webin e tij meqenese para tij egziston nje bestsongs.com dhe .net????? Cfare jane keto idiotlliqe qe flisni mer apo jeni mesu me diktature dhe keni filluar ta perdorni dhe ketu!

Dikush permendi oferte domainet albforumi.net ja ku po jua them ta harroni se ate domain dhe nese kisha ndermend tju jepja tashme jo me vetem e vetem se ti mandi duhet ti mesosh se si e si te flasin disa veta ketu!

Cdo webmaster e di qe skripti me i mire i forumeve deri me sot eshte ai vbulletin per cdo gje!

Sa per informacione.com po eshte nje nga sitet e para qe ka nxjerre mp3 online dhe sja ka hedhur njeri punen poshte keltit e te tjereve po ju pse e beni kete gje me te tjeret???

Nje gje tjeter qe pashe ketu dikush foli nese une kam kerkuar bashkepunim me albforumi.com po e kam bere nje dicka te tille kam shkruajtur mbi 2 here po kur tju doje menderja juve atehere nuk dua une se une me mire bashkepunoj me nje sit qe eshte hostuar ne freewebs se sa me ju se ju nuk njihni as mundimin dhe as djersen e tjetrit por te tuajen mesa pashe!

DHE NJE TJETER SI PERFUNDIM NE KETE TEME TE KENI TURP QE I HIDHNI POSHTE PUNEN TJETRIT DHE QE TENTONI TE PERCMONI VLERAT QE DIKUSH MUND TE KETE! Dhe nje gje ti tonce se sa here e ngre dhe e hudh une ate forum nuk te takon ty te vendosesh por te dish nje gjo ti se ne ate forum deri me sot e kesaj dite une kam qene founder e pranoj por ska ndejtur njeri nga stafi qe kam une me frike apo qe te kete frike te shprehet kundra meje apo nje administratori sic ndodh ketu e ne shume forume te tjere; perkundrazi kane zgjedhjen e lire dhe te hapin cfare teme kane deshire per diskutim!

SHNET E PAQE

Se qente le te lehin por karvani shkon perpara! (LE TI DJEGI KUJT TE DOJE ASHTU SIC ME DOGJI DHE MUA KUR SHIKOJ BUDALLALLIQET QE JU FLISNI kshu eshte skeni ci beni mbretit i bini kurores)
 
Top