Wormholes

olti

Neo
Wormholes

worm.gif


Me siguri keni lexuar, apo degjuar te flitet per wormholes, per ekzitencen teorike te ketyre "vrimave te krimbit" ne hapesire, qe bejne te mundur lidhjen e dy pjeseve te ndryshme te universit. Ne fiziken teorike keto duhet te ekzistojne me siguri, por prova te sakta dhe bindese shkencore ende nuk ka, e nuk dihet ne do te kete ndonjehere. Ne teori keto vrima jane si tunele. Pervec hapesires se rregullt dhe normale ekziston dhe Hiperhapersira; pikerisht ne hiperhapesire kalojne keto vrima. Nese do te zbulohej ne te vertete ekzistenca e ketyre tuneleve dhe nese do te ishin te arritshem, atehere do te zgjidhej problemi i udhetimeve te gjata dhe te largeta neper galaktiken tone, apo ne tere universin. Teorikisht me ane te hiperhapesires ( qe une ne te vertete akoma nuk arrij ta kap se si mund te ekzistoje) mund te arrihen skaje te universit brenda nje kohe shume te shkurter, ne nje kohe qe duke kaluar neper hapesiren normale mund te duhen mijera, apo miliona vite drite.

Skema e meposhtme tregon se si duhet te funksionoje nje wormhole ne teori:

wormhole.jpg
 

olti

Neo
Re: Wormholes

Te flitet per wormhole dhe te perdoren gjithashtu, kemi pare ne shume filma sci fi duke filluar qe nga Star Trek, ku EnetrPrice kalon shpesh neper te tilla vrima per te kaluar nga njeri kuadrant i universit ne tjetrin. Filmi ku perdoren me shume keto wormholes, eshte ai me titull Stargate si dhe seriali qe e pason Stargate SG1. Ne kete film tregohet se si nje qyteterim shume i lashte ne univers ka ndertuar porta te vogla qe perdorin parimin e kalimit neper Hiperhapesire per te bere udhetime te castit ne planete te ndryshme te universit, te cilet ndodhen miliona vite larg njeri tjetrit.

stargate.jpg
 

une_une

Primus registratum
Re: Wormholes

Fillimisht postuar nga :Neo::
stargate.jpg
StarGate nje nga filmat me te realizuar per Sci-Fi. Ka dhe disa te verteta ne ate film si citimi i disa hieroglifeve etj.

Une studioj per "shume gjera" te e leme me kaq por mendoni nje drite kur reflektohet neper pasqyra me rradhe e rradhe. Sa vjen dhe zvogelohet, humbet.

Ku vajti? Ku humbi kjo energji? Sipas principeve te Fizikes energjia nuk humbet por kthehet ne energji te tjera.

Dikur ne France nje manastir katolik murgjerish per 20 vjet krijuan tables per shume funksione te energjise/Power dhe transform i tyre nga nje forme ne nje tjeter. Kjo quhet Fourier Transform Table

Keto ishin funksione te thjeshta. Teoria eshte Fourier Complex Analysis dhe thote qe cdo process ne instancen me te vogel(1/milion of sek psh) qe eshte, nuk eshte vec nje funksion stochastic,linear,non-linear dhe deterministic. (nje levizje krahu psh.)

Sipas po Fourier Complex Analysis keto transformohen ne forma te ndryshme energjie/power signals. Eshte e njejte me cfare thote fizika por me sakte sepse ke perpara nje model matematik te asaj instance.

PO ashtu eshte e mundshme qe te rikthesh keto. Matematikisht eshte e mundur.

Time-Travel (back in time). I do not know any futuristic attempt done so far.

Mendoni dicka dhe thoni dicka.
 

Tron

Primus registratum
Re: Wormholes

Me sa kam lexuar ka pasur raste qe "Wormholes" jane krijuar aksidentalisht por nuk ka prova te bindshme.
 
Top