Withers: Politika duhet të ulë tensionet
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John Withers, është shprehur për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare dhe krijimit të qeverisë. Gjatë qëndrimit, vizitave dhe takimeve të hapura për publikun në Gjirokastër, ambasadori i Withers II iu përgjigj edhe interesit të medias për situatën politike. Në një prononcim për mediat lokale, ai ka theksuar se politika nuk është konfliktualitet dhe kurrsesi vëmendja nuk duhet fokusuar te konfliktualiteti. Kjo deklaratë synon uljen e toneve të larta dhe tensioneve politike midis pozitës dhe opozitës. Në këtë prononcim të bërë në galerinë e madhe të kështjellës në mjediset e muzeut të armëve, ai theksoi se politika i ngjan atij motorit të makinës, që nuk mund të funksionojë pa e vaisur mirë. Vaji i makinës, tha ai, edhe pse na ndot duart dhe përhap një aromë të pakëndshme, përsëri është i nevojshëm për motorin e makinës. “Pa vaj, motori nuk mund të funksionojë, pasi të gjitha pjesët e tjera të motorit duhet të funksionojnë në komunikim më njëra-tjetrën”, tha ambasadori. Ai theksoi se politika qendrore duhet të jetë e vëmendshme për të mbështetur zhvillimin e zonave të largëta. Lidhur me aeroplanin amerikan që ndodhet në mjediset e kësaj kështjelle, zoti John L. Withers tha se ai kurrsesi nuk duhet të shkatërrohet, por duhet restauruar, pasi është një pjesë e historisë. Lidhur me historinë e vetë aeroplanit, që sipas versionit zyrtar të qeverisë komuniste ka qenë një mjet spiun, ai tha se për nga përmasat dhe forma e tij e jashtme, ai ngjan më shumë me tipa aeroplanësh që dikur në SHBA janë përdorur për qëllime trainimi dhe për stërvitjen e aviatorëve të rinj. Lidhur me Festivalin Folklorik të Gjirokastrës ku ai mori pjesë dhe me ftesë të jurisë dorëzoi çmimin e diversitetit për grupin e valleve të Dropullit të Poshtem, John L. Withers tha se në jetën e tij ka patur pak raste të tilla që të shijonte një larmi kaq të madhe ngjyrash dhe yingush. “Artistët sollën para publikut nota nga më të ndryshmet shpirtërore, tone dhe rite të gëzuara që lidhen me pjalmimin e blerëve, shtimin e pjellorisë së drithrave, me gezimet dhe trishtimet që ka vetë jeta”, u shpreh ai. Paraditen e djeshme John L. Withers ka marrë edhe pjesë në ceremoninë e përurimit të një projekti të financuar nga Forndi i Ambasadorit për çeljen e “Klubit Rinor”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, drejtori i Drejtorisë Arsimore, Vasil Muka, si dhe koordinatoria e projektit Englantina Gjini. Në fillim të fjalës së tij, para një grupi nxënësish të përfshirë në projektin e Klubit Rinor, përfaqësuesi i SHBA në Tiranë, John L. Withers, është shprehur se qëllimi i këtij projekt ka si qëllim kryesor aftësimin e të rinjve për të nxitur bashkëjetesën dhe ndikimin mbi politikat e vendimmarjes lokale. “Demokracia është ajo që duhej të jeni dhe kjo nënkupton se demokracia evulon në të gjitha kohërat. Demokracia duhej të përparojë dhe kjo është shumë e rëndësisshme, pasi do të jeni ju ata që do ta çojnë më tej demokracinë”, i është drejtuar të rinjëve të pranishëm z. Withers. Ai ka theksuar më tej se shpreson që kjo qendër do të shërbejë për të çuar më tej sistemin demokratik.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23253. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23253