WinXP, 2003 apo Longhorn?

regele

Forumium maestatis
WinXP, 2003 apo Longhorn?

Ideja eshte se jam paksa i merzitur me Windows XP! Pa ndonje motiv!
Po mendoj te provoj(instaloj) ndonje nga keto programet e reja: Windows Server 2003 dhe Windows Longhorn! Me jepni ndonje mendim mbi cilesine e ketyre tre programeve operuese duke i krahasuar me njeri tjetrin! Cfare te rejash ka sjelle Windows Server 2003? Po Windows Longhorn, megjithese per te po punohet akoma?
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: WinXP, 2003 apo Longhorn?

Windows SERVER 2003 nuk eshte sistem per workstation (vetem per servera), keshtu qe nuk ka se c'te duhet.

Kurse Longhorn eshte akoma ne perpunim po me sa kam degjuar as ky nuk eshte ndonje kushedi.

Alternativa me e mire ngelet gjithmone LINUX :thumbsup:
 

ladio

Primus registratum
Re: WinXP, 2003 apo Longhorn?

Longhorn nuk eshte keq por eshte akoma beta. Pakashume njesoj si XP pa ka ca ndryshime ne interface dhe organizimine e opsioneve. Windows 2003 nuk e besoj se te ben pune sepse eshte bere per server jo per perdorim te perditshem. Per mendimin tim Windows 2000 Pro. eshte shume i mire. Per Linux nuk te keshilloj (sidomos po ishe fillestar) ne qofte se e do per perdorim te perditshem.

cheers
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: WinXP, 2003 apo Longhorn?

Per Linux nuk te keshilloj (sidomos po ishe fillestar) ne qofte se e do per perdorim te perditshem.

cheers [/QB]
Edhe per fillestare ke MANDRAKE qe eshte OK :thumbsup:

Pastaj me kalimin e kohes mund te kalosh ne Debian, Gentoo /pf/images/graemlins/wink.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: WinXP, 2003 apo Longhorn?

Falemnderit per idete!Jua thashe qe me eshte merzitur XP dhe dua te provoj ndonje gje tjeter! Tek 2000 nuk kthehem me, e kam kaluar njehere, prandaj pyeta per keto te rejat! Mbase do kaloj tek Longhorni!
Persa i perket Linuxit, nuk merrem me ceshtje te komplikuara! Nuk i futem punes per te bere ndonje kernel, thjesht e perdor si sistem operimi te ndryshem nga Windows! Sic, thashe kam prej afer 9 muajsh te instaluar Mandrake 9.2 dhe nuk jam fare outsider, por doja te dija ndonje gje per Mandrake 10, ia vlen ta marr, ta instaloj dhe ta perdor, apo eshte pothuaj i njejte me 9.2?
 

Sineri

Forumium praecox
Re: WinXP, 2003 apo Longhorn?

Unë i kam provuar edhe Windows Server 2003 edhe Windows Longhorn Beta 4074. Derisa Server 2003 ishte mjaft i mirë dhe po thuaja si XP (nëse e rregullon vetë më vonë sepse në fillim është shumë i papërdorshëm për shkak të mosfunksiononimit të disa komponeneteve me rëndësi). Vetëm se më mungonte shumë Welcome Screen e XP-së që nuk e kishte 2003-shi. Duket qesharake por veç për këtë e kam lënë 2003-shin. /pf/images/graemlins/laugh.gif Nuk më ka penguar aspak që nuk ishte profesional por server sepse çdo program që kisha dëshirë ta instaloj e pranonte. Natyrisht se Nortonin s'ke mundur ta kesh në 2003 server por unë edhe ashtu e përdor AVG. Kurse Longhornin e kam mbajtur vetëm disa orë sepse nuk ma njohu asnjë drajver (në kompjuterin e ri) dhe vetëm kartelën e internetit (në të vjetrin). Ishte mjaft i mirë dhe kishte shumë mundësi të reja.
Në fund them se si Windows XP Professional Service Pack 2 nuk krahasohet asnjë. Po ashtu me shumë dëshirë kisha dashur ta provoj një variant të Linux-it vetëm për të parë diçka të re. E kam shkarkuar Red Hat Linux por...
 

aspahiual

Primus registratum
Re: WinXP, 2003 apo Longhorn?

Ka ca muaj qe po perdor Windows server 2003 dhe po me ecen shume mire,shume stabel.
Pervoje fundja nuk humbet gje
 

Sineri

Forumium praecox
Re: WinXP, 2003 apo Longhorn?

Edhe unë dje e instalova Windows Server 2003 në një particion tjetër. Pra gjithnjë e kam XP SP2. Por 2003-shi e ka hijeshinë e vet dhe e vlen ta "konsumosh".
Edhe mua më pëlqen shumë. Vetëm ta kishte edhe atë Welcome Screen. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

durrsaku

Forumium maestatis
Re: WinXP, 2003 apo Longhorn?

Longhorn nxjerr shume probleme me driverat, 2003 nuk e kam provuar ende.Nje alternative e mundshme do ishte Windows Media Center /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

edit

Primus registratum
Re: WinXP, 2003 apo Longhorn?

YEP
Window Media Center eshte me e mira nga te gjitha Window't tani per tani,eshte stabel dhe nuk kam pasur asnje problem.

Window Longhorn eshte beta akoma dhe nuk ja vlen ta instalosh,por sic thone do te jete Window me e kompletuar nga te gjitha windowt e meparshme,me anti-virus,search(me e mire se GOOGLE),popup blocker,spyware mbrojtes dhe sistem me stabel.

Windows Server 2003 nuk ja kame idene se si eshte si window.

Per mua mba Windown Xp (Home)ose(Pro)
E gjithe hilja e instalimit te Windows Xp eshte qe ta beshe ne boot CD.

Ne shumicen e rasteve disa Driver nuk punojne mire,se ato te krijojne probleme ne PC.
Vepro njehere keshtu dhe do te shikoshe ndryshimin e punimit te kompjuterit.
Po qe se ke CD e Widows Xp qe eshte me gjithe ServPak 1+2.Vendos CD dhe RESTART PC,beje format te Hard Diskut te plote,me CD e Windows,pasi te kete mbaruar Formati
zgjat gati 30 minuta instalo Windon,Driver's fresh nga CD dhe beje pastaj UpDate's.
 

aspahiual

Primus registratum
Re: WinXP, 2003 apo Longhorn?

Te treja i kam pervuar dhe mund te them qe nga keto 2003 punon me stabel...Longhorn dhe pse eshte akoma beta nam fare me ka dale,nuk kam pasur probleme me te.

Windows Media Center,no idea...akoma se kam pervuar
 
Top