Windows Mobile 6.5 eshte gati në tetor

Windows Mobile 6.5 eshte gati në tetor

imagebutton.gif

windows-mobile-65.jpg
Microsoft ka njoftuar se telefonat e parë celularë të bazuar në sistemin operativ Windows Mobile 6.5 do të arrijnë në treg më 6 tetor të këtij viti. Pajisjet e reja njëkohësisht do të janë edhe të parat të cilat do të shiten nën emrin e marketingut “Windows Phone”.

Me Windows Mobile 6.5 Microsoft do të provojë të bind përdoruesit se telefonat e bazuar në sistemin e tij operativ nuk janë të mirë vetëm për punë, respektivisht ata ofrojnë mundësi po aq të mira edhe për funksionet tjera të cilat u interesojnë përdoruesve të rëndomtë larg mjedisit të punës.

Në mesin e risive më të reja në sistemin e ri operativ është përfshirja e dyqanit online të aplikacioneve Windows Marketplace. Në fakt, edhe pse deri tani kanë ekzistuar mijëra aplikacione për Windows Mobile, nuk ka qenë aq e lehtë të gjenden dhe të transferohen në vet pajisjen. Në Microsoft nuk kanë njoftuar se sa aplikacione janë paraqitur dhe miratuar në dyqanin Windows Marketplace, mirëpo është theksuar se në mesin e tyre janë edhe Netflix, Facebook e shumë lojëra.

Microsoft gjithashtu do të filloj zyrtarisht me shërbimin pa pagesë My Phone e cila përdoruesve u mundëson krijimin e thjeshtë të kopjeve të kontakteve, kalendarëve, porosive, fotografive dhe të dhënave tjera. Shërbimi gjithashtu do të përmbajë funksionin “Find My Phone”, i cili do të duhej tu lehtësojë përdoruesve ta gjejnë pajisjen e humbur.

Risitë tjera përfshijnë konfiguracionin më të avancuar për përdorues, mbështetje më të mirë për ekrane të ndjeshme në prekje, shfletues i avancuar i internetit dhe mundësi më të shumta për udhëheqje me postën elektronike.

Në mesin e kompanive të cilat së shpejti do të duhej të paraqisnin celularët e tyre të bazuar në Windows Mobile 6.5 theksohen Acer, HP, HTC, LG, Samsung, Sony Ericsson e Toshiba.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4407. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4407

Top