Windows Cafe

Windows Cafe

Windows-Cafe.jpg

Microsoft ka paralajmëruar hapjen e lokalit të parë Windows Cafe në Paris në të cilin vizitorët do të mund të provojnë teknologjitë më të reja të kompanisë së bashku me filxhanin me kafe.</p>


Windows Cafe do të duhej të hapej më 22 tetor, respektivisht në ditën kur edhe zyrtarisht filloi shitja e sistemit më të ri operativ Windows 7 nga kjo kompani.</p>


Në Microsoft theksojnë se kjo iniciativë është fryt i dëshirës së tyre që publikun e gjerë ta njoftojnë me mundësitë e reja të Windows në kompjuterë, telefona celularë dhe internet. Kështu, vizitorët do të mund të provojnë mundësitë e reja të Windows 7, të telefonave celularë të bazuar në platformën Windows Mobile si dhe shërbimet e internetit Windows Live.</p>


Përfaqësuesit e Microsoftit kanë theksuar se ky do të jetë lokali i vetëm Windows Cafe, respektivisht se nuk ka plane për hapjen e tjerëve në qytete tjera në mbarë botën.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1039. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1039
 
Top