Williams: Dua të bashkohem me Take That

Williams: Dua të bashkohem me Take That

robbie_williams-300x168.jpg
Robbie Williams dëshiron të ribashkohet me ish-grupin e tij “Take That”, por pasi ta lansojë albumin e ri “Reality Killed The Video Star”.</p>


Pesë këngëtarët nuk kanë performuar së bashku që nga viti 1995, kur hitbërësi i këngës Feel vendosi që ti jepte përparësi karrierës solo.</p>


Katër anëtarët tjerë të grupit (Gary Barlow, Jason Orange, Mark Owen dhe Howard Donald) u ndanë në vitin 1996, mirëpo u ribashkuan pas dhjetë vitesh për një turne shumë të suksesshme, dhe nga atëherë kanë lansuar edhe disa këngë që janë bërë hite.</p>


Do të më pëlqente të shkoja dhe të bëja diçka. Por do të pres pak sa ta lansoj albumin dhe pastaj do të shkoj të bëj muzikë me shokët e mi. Do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Sido që të jetë jam i ngazëllyer për këtë gjë, ka thënë Robbie.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=714. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=714
 
Top