West ndal koncertin, sepse një person me aftësi të kufizuara nuk vallëzonte (Video)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi



Këngëtari amerikan, Kanye West, e ka ndalur një koncert në Sydney, pasi një fans i tij “refuzoi” të çohej dhe të vallëzonte.
Në fakt, West u habit kur mësoi se fansi i tij ndodhej në karrocë invalidësh.


“Nuk mund të jap shfaqje për ju derisa nuk jeni të gjithë në këmbë. Keni arsye vetëm nëse jeni të hendikepuar ose të ngjashme”, deklaroi reperi.


Ai e vazhdoi me kënaqësi koncertin kur fansat u çuan në këmbë, por më pas e ndali sërish kur vërejti se njëri nga fansat nuk kërcente. West e dërgoi një truproje të tij në publik për ta kuptuar arsyen.



Publiku i ka bërtitur atij se personi në fjalë gjendej në karrocë invalidësh, por ai nuk kishte besuar – transmeton Huffington Post.


Këngëtari është duke u kritikuar shumë nga organizatat e ndryshme australiane, të cilat kërkojnë nga ai që të kërkojë falje për gafën e tij.
 
Top