Djali Adoloshent
Forumium maestatis

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i etur për të mposhtur Liverpoolin të hënën mbrëma në “Emirates”.
“Topçinjt” pas disfatës kundër West Hamit javën e kaluar, tani kërkojnë pikët e plota kundër “Reds”, që është kryendeshja e javës së tretë të Premier Leagues.
“Nëse ju dëshironi të keni një sezon të suksesshëm, atëherë ju duhet të jeni të fortë në shtëpi”, ka thënë Wenger.
“Normalisht ne jemi të fortë në shtëpi, kjo është një mundësi për të treguar këtë gjë. Ne humbën lojën e parë dhe ne duhet ta shikojmë veten tonë, dhe ne u përgjigjem shumë mirë me fitoren e arritur të dielën e kaluar kundër Crystale Palace. Tani ne kemi nevojë që përsëri të kthehem në forcat tona”, ka theksuar ai.
Wenger mendon se sfida me Liverpoolin është ndeshje shumë e rëndësishme, madje, sipas tij, rezultati është jetik.
“Kjo është një lojë shumë e rëndësishme, ku rezultati natyrisht do të jetë jetik. Kjo ndeshje nuk është një rezultat që do të vendos shanset tona për titull, por në kokat tona ne e dimë se pikët janë shumë të rëndësishme”, ka pohuar Wenger.