Warren Buffett njeriu më i pasur në botë

kunder19

Primus registratum
Warren Buffett njeriu më i pasur në botë

Warren Buffett njeriu më i pasur në botë
Personi më i pasur në botë më nuk është më Bill Gates, por Warren Buffett. Vlerat e aksioneve ‘Berkshire Hathaway’ i siguruan Buffettit pasuri në vlerë prej 62 miliardë dollarësh, njoftoi revista Forbes.

Vetëm brenda një viti, filantropi dhe biznesmeni Buffet ka shtuar pasurinë e tij për 10 miliardë dollarësh, duke e zëvendësuar kështu Gatesit në top-listën e njerëzve më të pasur në botë, i cili për dhjetë vjet me radhë ka sunduar në këtë listë.

Për momentin pasuria e Gatesit vlerësohet në 58 miliardë dollarë, vlerë që kësaj radhe ia siguroi vetëm vendin e tretë në mesin e më të pasurve në botë. Tentimi i paradokohshëm i kompanisë së tij Microsoft për ta blerë gjigantin e internetit Yahoo, siç duket ka ndikuar në uljen e aksioneve të kompanisë së Gatesit. Është interesant fakti se Gates gjysmën e pasurisë së përgjithshme të tij e ka investuar në aksione jashtë kompanisë së tij "Microsoft".

Vendi i dytë në listën e personave më të pasur në botë i takon biznesmenit meksikan nga fusha e telekomunikacionit, Carlos Slim, me një pasuri prej 60 miliardë dollarësh. Brenda vetëm një viti ky filantrop ka fituar 11 miliardë dollarë.

Baffet, i cili si fëmijë ka shitur gazeta, tash është aksionar i madh në kompanitë e sigurimit, në gurët e çmueshëm dhe ushqim, duke pasur aksione në "Anheuser-Busch", "Coca-Cola", "Wells Fargo" dhe "Kraft - Foods".

Në total, janë 1.125 njerëz në botë të cilët janë të përfshirë në listën e miliarderëve, që është një ngritje goxha e lartë krahasuar me 946 persona sa ishin vitin e kaluar në këtë listë.

Artikull marre:
http://albaniaonline.it.gg/Kulture.htm
 

SyriKalter84

Primus registratum
Re: Warren Buffett njeriu më i pasur në botë

e c'po me duhet qe ai eshte njeriu me i pasur ne bote? kur une vete nuk jam ? megjithate nuk jam pishman se jam shume e sigurt se edhe pse nuk kam aq shume pare jam 1000 me e lumtur nga jeta se ai sepse parate nuk jane cdo gje ne kete bote.
 

SyriKalter84

Primus registratum
Re: Warren Buffett njeriu më i pasur në botë

Anonymous leku nuk eshte cdo gje vella. plus varet tek njeriu se sa e vlerson paran, per mua paraja nuk ka shume rendesi jam e kenaqur dhe me kaq sa marre. beje nje jete me shume normale se ai qe ka me miliona. kur ke lek eshte me keq se te prish nga te gjitha anet.
 

ismaili

Primus registratum
Re: Warren Buffett njeriu më i pasur në botë

Ai i ka dhene shumicen e lekve per bamirsi. Bile me kujtohet para nje viti Opera mori ne intervist mbesen e tij e cila jetonte shume thjesht.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Warren Buffett njeriu më i pasur në botë

mesa mbaj mend kam lexuar te revista KLAN, botohet ne shqiperi, ky buffett ka te njejten makine qe kishte edhe kur ishte njeri me te ardhura normale, te njejtet shoke si edhe shkon ne te njejtat restorante pothuajse nuk kane ndryshuar shume gjera, ndersa femijeve do u lej vetem nje pjese shume te vogel te pasurise pasi sic thoshte ata duhet te kene endrra dhe qellime ne jete, eshte tip! padyshim
 
Top