Wang Chuan-Fu

Wang Chuan-Fu

Si arrita të bëhesha njeriu më i pasur i Kinës

Njeriu më i pasur për vitin 2009 në gjigantin aziatik, është një konstruktor i makinave elektrike. Warren Buffet besoi dhe investoi në kompaninë e tij, që sot është lider në treg

Edhe kësaj here, Kina i ka befasuar të gjithë, mbi parashikimet e së ardhmes, duke kurorëzuar si më të pasurin për vitin 2009 një sipërmarrës ambientalist. Nuk është ndonjë nga ata që shet naftë, apo që luan rrezikshëm në bursë, as ndonjë gjeni i informatikës apo kompjuterëve, por një konstruktor makinash elektrike. Njeriu që i ka buzëqeshur kaq shumë fati quhet Wang Chuan-Fu, është 43 vjeç dhe sipas një kërkimi të bërë nga agjencia financiare “Hurun” në Shangai, ka arritur ti kalojë të gjithë kapitalistët e “dragoit aziatik”, duke mundur të ketë një pasuri përrallore që kap shifrën e 5.1 miliardë dollarëve. Nuk është aspak keq për një zotëri vetëm 43 vjeç që e ka nisur aktivitetin jo më shumë se 14 vjet më parë.

Në fillim ishte bateria

Aventura e tij nisi në vitin 1995, kur Wang, djalë i dy fshatarëve të varfër, i mbetur jetim që në moshë të re, vendosi të merrej me tregun e telefonave celularë që atëherë sapo kishte nisur të lulëzonte. Vëllezërit më të rritur e ndihmuan që të diplomohej në kimi. Për pak kohë punoi si kërkues për një institucion shtetëror qeveritar. Shumë shpejt vendosi të largohej nga kjo punë dhe i vendosi vetes si qëllim mbledhjen e 300 mijë dollarëve që do ti duheshin për të prodhuar një lloj të veçantë baterie me litium. Ishte i bindur se ky do ishte një biznes shumë i mirë për të ardhmen. Brenda pak viteve arriti të bëhej furnizuesi i markave të famshme si “Sanyo”, “Sony”, “Nokia” dhe “Motorola”, por dëshironte të arrinte akoma më lart. Zona industriale e Shenzhen, ku ka ngritur ndërmarrjen, bëri që shumë shpejt të ishte pjesë e sistemit botëror pa vështirësi. Kështu në vitin 2003 vendosi të hyjë në tregun e makinave elektrike, duke bërë edhe hapin e madh: kaloi nga prodhimi i baterive në prodhimin e makinave. D.m.th kërkonte të ndërtonte një mjet transporti në harmoni të plotë me kërkesat e Kinës së re në gjendje të kursente, të ishte praktik dhe, mbi të gjitha, të mos dëmtonte ambientin. Sigurisht që kundërshtarët e tij quhen

“Toyota” dhe “General Motors”, por zoti Wang nuk u trembet aspak: për të treguar se sa të “shëndetshme” janë makinat që ai prodhon piu përpara një plateje të përbërë nga gazetarë lëngun që përmbajnë bateritë që ai prodhon. “Është pak i hidhur, por nuk është helmues”, tha para njerëzve që kishin hapur sytë nga habia.

Besimi i Buffet

Edhe pse me një karakter të vështirë, Zoti i ofroi një fat që të gjithë do ta kishin zili. Një vit më parë, gjeniu i investimeve botërore vendosi të blejë 10 për qind të aksioneve të kësaj ndërmarrjeje të njohur në botë për makinat elektrike dhe hibride që mbajnë firmën “Made in China”. Ky veprim nuk u shpëtoi nga duart agjentëve financiarë dhe gjatë muajve të fundit besueshmëria e kësaj kompanie është rritur paralelisht me vlerat e saj aksionere: +800% në një vit, me një kapital më shumë se 18 miliardë dollarë. Për sa i përket Buffet, sigurisht që edhe kësaj radhe nuk mund të gabonte në aftësinë e tij për të njohur tregun: në vitin 2008 investoi 230 milionë dollarë, ndërsa sot ka futur në xhep më shumë se 1.7 miliardë. Një ndërmarrje vërtet fitimprurëse. Në sallonin e fundit të makinave, të zhvilluar në Detroit, edhe Presidenti amerikan, Barak Obama, vlerësoi shumë një model të jashtëzakonshëm “E6″ të krijuar nga Wang.

Shpresa e gjelbër

Të zbuloje se pikërisht tregu i makinave arriti të shndërrohej në biznesin më të suksesshëm të gjigantit kinez është ndoshta statistika më befasuese në histori. Nëse në të gjithë botën industria automobilistike po jeton një moment shumë të vështirë, versioni “jeshil” i tyre ka arritur të tregojë një performancë të shkëlqyer. Kjo e dhënë është konfirmuar edhe nga renditja që ka bërë “Hurun 2009″ për më të pasurit kinezë: medalja e argjendtë i takon Zhang Yin, pronare (bashkë me familjen e saj) të

“Nine Dragons Paper”, një kompanie që merret me rikuperimin dhe riciklimin e letrës. Me pak fjalë një tjetër kompani “ekologjike”. Është hera e parë që një grua ngjitet kaq lartë në klasifikim, por është e qartë që çdo lloj ëndrre duhet ti bëjë mirë llogaritë me gjigandët kinezë. Jo rastësisht kompania e Wang quhet BYD (”Build Your Dreams”) dhe u garanton standarde të larta lumturie 130 mijë punëtorëve të saj të shpërndarë në 11 stabilimente (të tillë ka edhe në Indi, Hungari dhe Rumani). “Sekreti ynë qëndron te njerëzit. Punojmë shumë. Për ne të rinjtë kinezë kjo gjë është normale, por kënaqësia më e madhe është të arrish të shohësh rezultatet e një pune të jashtëzakonshme: bota që ndryshon para syve tanë. Falë kësaj pune arritëm këtu ku jemi sot. Përmes kësaj industrie u bëmë lider në treg. Edhe pse në shumë vende të botës, ajo po kalon një prej periudhave më të errëta që nga krijimi, me shumë njerëz që po humbin punën dhe një numër shitjesh jashtëzakonisht të ulët, ne jemi duke prekur majat”, tregon i kënaqur Wang që diti të zbulojë i pari sekretin se në Kinën me ndotjen më të lartë në botë, makinat elektrike do të ishin një investim i artë.(Shqip)

y2ypu7oBFdI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23725. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23725

Top