Vulëhumbur...

  • Thread starter Anxhela Çikopano
  • Data e fillimit
A

Anxhela Çikopano

Guest
Ma bëni hallall, kam humbur rrugën...
Në fillim një ndjesi shijekeqe hajdutlliku...
Pastaj fëmijët të sëmurë njëri pas tjetrit...
Aty midis artikuj dhe lexime, ca me hir, ca me pahir...
Pastaj edhe kjo periudha e neveritshme e zgjedhjeve ma ka mbyllur gojën: kur lehin qentë nëpër mëhallë, macet bëjnë mirë të fshihen pas ferrave...
Ama më ka marrë malli për të gjithë ju, sa nuk di ç't'ju them!
Premtoj të kthehem shpejt...
Ndërkaq ju kërkoj ndjesë pa fund të gjithë atyre që çoç kanë pritur...


Continue reading...
 
Top